Imperializmi dhe Revolucioni Arab

Lal Khan, Daily Times. 27/03/2011

 

Nuk ka një të ardhme pa një të shkuar. Një afrim pragmatik, empirik dhe mekanicistik i revolucioneve është përfshirë përmes regjionit te oqeanit Atlantik deri tek deti Arab, dhe do të përfundojë me analiza të çoroditura dhe një fat shkatërrimtar do e përcjell masën. Vetëm prej perspektives historike, duke e lidhur të tashmen dhe të kaluarën me ngjarjet që shtjellohen sot, a mund ndonjëri të më jap një fotografi komplete të situatës, një skicë dhe perspektiven e lëvizjeve revolucionare?

Roli i imperializmit i portretizuar nga mediet nuk është veç i pasaktë por është zhurmim mashtrues për të habitur masën. Nuk ka asgjë të re tek agresioni imperialist në Libi. Është tregimi i njëjtë i vjetër i sundimtarit të turpshëm autokratik, të pakufizuar, i cili është më tepër i çrregullt dhe kyç në çmenduritë, i cili është duke u përpjekur të lag një kryengritje në gjak përderisa zotëron disa nga rezervat më të mëdha në botë të naftës pa squfur. Mediet borgjeze lehin për gjakun e këtij diktatori të pashpirt i cili muaj më parë jepte predikime të devotshme anëtarëve të vendeve të G8, të cilët e dëgjuan me kujdes.

Nëse shikojmë se çka nuk është dashur në të kaluarën e largët, treguesi i njëjtë ishte pasqyruar në marrëdhëniet mes Noriega në Panama, Sadam Huseinit në Irak dhe disa budallenjve ushtarak e civil të imperializmit matanë botës neo-koloniale, të cilët morën “anën e gabuar të historisë”.

Sidoqoftë dredhia kryesore pas “ndërhyrjes” imperialiste, është më shumë se “shqetësim i thellë” për demokracinë, lirinë dhe të drejtat e njeriut. Ky motiv ishte dredhia kryesore në luftëra dhe në pushtime duke vrarë miliona në shekullin e kaluar si pasojë e agresionit imperialist. Me 6 gusht të vitit 1945, Presidenti Heri Truman porositi nga forcat Amerikane të hedhin një bombë atomike në Hiroshima. Tre ditë më vonë ata hodhën një tjetër bombë në Nagasaki. E bënë këtë sepse këto ishin qytete të mbushura plotë me civil. Japonezet ishin tashmë të mundur dhe kërkuan paqe.

Arroganca e fuqisë Amerikane ishte futur tek fjalët e drejtorit menaxhues të Nju Jork Tajms-it. Neil Mkneil i cili shkroi se botës i nevojitet paqja e bazuar në principet Amerikane — Pax Americana. Një verzion i hershëm i kësaj ishte në doktrinën Monroe të vitit 1823 e cila ishte shpikur me qëllim të vënies nën kontroll të tërë kontinentit Ameriko/Latin.
Në 60 – tat , eksplozivët e rënde dhe bombat kasetore u derdhën në Vietnam. Forcat ajrore amerikane hodhën kemikale helmuese, përfshirë të njohurin “Agent Orange” në pyje, gjoja të zhdukin bimësinë dhe të mohojnë strehimin e guerilëve. Një total prej 18 Milion tonë të Herbicideve ishte hedhur. Mbi të gjitha, Amerikanët hodhën më shumë tone eksploziv në Vietnam sesa u hodhën nga të gjitha anët gjatë luftës së dytë botërore.

Historia e kolonizimit imperialist dhe shtypjes në Lindjen e Mesme është gjithashtu e njollosur me gjak.

Më shumë shpërblime të fundit të demokracisë dhe të drejtave të njeriut ishin shkatërruar nga populli i Iraku-t, të cilët janë dashur të sakrifikojnë tek altari imperialist ‘Kali’ më shumë se 1 Milion fëmijë për arritjen e këtyre xhevahireve të ndihmuar nga bosët e planetit. Gjenocidi në Afganistan e Pakistan me bomba kasetore dhe sulmet e telekomanduara janë çmimi i arritjes së “demokracisë” e të pasurve, për të pasurit, nga të pasurit.

Megjithatë agresioni aktual në Libi tregon njëfarë dobësimi të fuqisë ushtarake çnjerëzore të imperializmit Amerikan. Mënjanë katastrofës ekonomike që i ka goditur, janë rraptuar nga dështimet në Irak dhe nga baltina që është bërë në Afganistan. Kjo shpjegon pse Evropianet dëshirojnë të udhëheqin sulmin.

Sarkozi dhe Kameron, me peshë e popullaritet vlerësues në shtëpi, janë duke provuar të luajnë heronjtë dhe zuzarët në Libi. Ata dëshirojnë të portretizojnë vetën se janë “në drejtimin e duhur të historisë”, dhe me bonuset e shtuara për të pasur çasje të lehtë në rezervat e mëdha të naftës ndërsa të ardhurat të vendosën në Londër dhe në aksionet shkëmbyese të Parisit.

Kjo nuk do t`i ndihmojë ata shumë të lajnë inatin e punëtorëve dhe të rinjve Francez e Britanikë që janë inspiruar e trimëruar nga revolucioni Arab. Retorika e “të shpëtojmë popullin e Bengazit” është shumë e tërthortë që ta themi të fundit. Duke pasur parasysh që forcat e shpartalluara të Gadafit kishin dështuar të shtypnin kryengritësit në Misrata dhe Ajdabiya, një qytet i armatosur dhe armiqësorë me më shumë se 700.000 banorë, ishte shumë larg për forcat e Gadafit për të pushtuar Bengazin.

Sidoqoftë agresioni imperialist nuk mund dhe nuk do të vazhdonte siç duhej. Stratfori një tankë-menduese, kryesisht e ish stafit të CIA-s ka shkruar në analizat e tij të fundit se “prova do të vijë nëse një luftë është dizajnuar t`i ndaloj vuajtjet njerëzore që fillojnë të një tjetër”. Ndryshimet e regjimeve kanë zhvendosur tashmë misionin e deklaruar. Bombardimet nga ajri ose nga deti nuk mund të arrijnë ndonjë nga rezultatet e dëshiruara. Duhet ti kemi “këmbët në tokë”. Edhe Pentagoni është i tmerruar nga një perspektivë e tillë. Misioni i dështuar është një mundësi serioze.

Kur zuzarët imperialist ranë në Tunizi dhe Egjipt, mjeshtrit distancuan vetën e tyre. Por tash shumë tiranëve të frikshëm janë duke iu dridhur këmbët. Dhe këtu vijnë standardet e dyfishta për të drejtat e njeriut dhe farsa e demokracisë borgjeze. Pse refuzimi për të vënë ndalim-fluturim në zonat më Bahreinin, Oman dhe Jemen? “Këshilltarët ushtarakë” Amerikanë janë duke marrë pjesë aktive në shtypjen që po kryhet nga ana e autokratit jemenas. Por ushtria është duke u ndarë dhe sauditët janë duke u përpjekur për të zhvilluar një tjetër despot, gjeneral Mohsenin si një zëvendësim.

Vendi kryesor është Arabia Saudite, prodhuesi më i madh i naftës në botë. Ky despotizëm dinastik është tronditur dhe është duke bërë përpjekje të dëshpëruar që të largoj këtë revoltë që është duke dalë në sipërfaqe.

Këtu ekziston një unanimitet i mrekullueshëm mes imperializmit amerikan dhe fundamentalizmit islamik. E drejta fetare në Pakistan është aq e pakapshme për tiraninë dhe brutalitetin e regjimit të tyre të shenjtë Al Saud, sa ata e konsiderojnë atë një mëkat për të folur kundër kësaj bande e të ish piratëve të shkretires

Sidoqoftë, të shtypurit në Arabinë Saudite dëshirojnë më shumë se sa të flasin. Ata i kanë vuajtur represionit pikëllues në duart e kësaj elite të devotshme. Ajo është tani një çështje e jetës dhe vdekjes për këta punëtorë të ballafaqohen me nxehtësinë e shkretëtirës Arabe.

Imperializmi, kapluar nga krizat ekonomike dhe shkatërrimi politik, është duke vepruar si një bishë e plagosur. Ndërhyrja në Libi ka për qëllim shkurtimin e të gjithë valës revolucionare të Revolucionit Arab. Masat arabe do të fitojnë vetëm me përmbysjen e sistemit kundër të cilit u ngritën, dmth. kapitalizmit. Metodë e vetme për të arritur këtë fitore është një revolucion socialist.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s