A është Kosova Serbi? Ne pyetëm një historian

Noel Malcolm, The Guardian. 26.02.2008

“Kosova është Serbi”, “Pyetni ndonjë Historian”, kështu shkruante në një pankartë e cila valëvitej nga demonstruesit e irrituar serb të dielën në Bruksel. Kjo pyetje është lajkatuese për historianët: Ne nuk pyetemi për të gjykuar. Sidoqoftë nismë që çdo historian do të pajtohet, jo sepse historianët nuk e përdorin këtë lloj tensioni të pranishëm i cili është i përjetshëm.

Historia për serbet ka filluar nga shekulli i VII kur u vendosën në Ballkan. Baza e pushtetit të tyre ishte jashtë Kosovës, të cilët e pushtuat plotësisht në shekullin XIII. Kështu që pretendimi se Kosova është “djep” i Serbisë është i pavërtetë.

Ajo çka është e vërtetë është se Serbia ka sunduar mbi Kosovën për 250 vite, derisa më në fund e pushtuan Osmanët në mesin e shekullit XV. Kishat dhe Manastiret datojnë qysh nga ajo periudhë, por nuk ka vazhdimësi mes shtetit mesjetar serb dhe Serbisë sot sa ka mes Perandorisë Bizantine dhe Greqisë.

Kosova mbeti nën territorin Osman deri sa u pushtua nga forcat serbe me 1912. Serbët mund të thonë se ne i “çliruam”; por edhe vlerësimet e tyre e vënë popullsinë ortodokse serbe në jo më pak se 25%. Popullsia shumicë ishin Shqiptarë dhe nuk mirëpriten sundimin serb, pra “pushtimi” duket fjala e duhur.

Por legalisht. Kosova nuk ishte inkorporuar në mbretërinë serbe me 1912; Kishte mbetur territor i okupuar deri në një kohë pas vitit 1918. Dhe pastaj ishte inkorporuar, jo në shtetin Serb, po në atë Jugosllav. Dhe me një ndërhyrje të madhe (gjatë luftës dytë botërore) mbeti pjesë e një lloj shteti deri në qershor të vitit 2006.

Gjer në shkatërrimin e federatës së vjetër Jugosllave nga Millosheviqi. Kosova kishte status të dyfishtë. Është quajtur pjesë e Serbisë, poashtu njësi e federatës. Praktikisht, e fundit e kishte triumfuar kuptimin: Kosova kishte parlamentin dhe qeverinë e saj, dhe ishte direkt e përfaqësuar në nivelin federal krahas Serbisë. Ishte në fakt një nga tetë njësitë e sistemit federal.

Pothuajse të gjitha njësitë janë bërë shtete të pavarura. Historikisht, pavarësia e Kosovës e ka kompletuar atë proces. Prandaj, Kosova është bërë një shtet ish-jugosllav, si çdo historian mund të ju thotë.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s