Çmimi i 11 Shtatorit

Joseph E. Stiglitz, Project Syndicate. 11.09.2011

Sulmet terroriste të 11 Shtatorit 2001 nga Al Kaida ishin menduar t`i dëmtojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe ato e dëmtuan, por në mënyrë që ndoshta as Osama Bin Laden se kishte imagjinuar. Presidenti Xhorxh W. Bush iu kundërpërgjigj sulmeve që kishin kompromentuar parimet themelore të Amerikës, që kishin dëmtuar ekonominë e saj dhe dobësuar sigurinë.

Sulmet mbi Afganistanin që pasuan si pasojë e sulmeve të 11 Shtatorit ishin të kuptueshme, por pushtimi i mëvonshëm i Irakut ishte plotësisht i palidhur me Al Kaiden – sa që Bushi u përpoq të krijojë lidhje. Kjo luftë e zgjedhur u bë shumë e shtrenjtë, madhësia e nevojave ishte pretenduar përtej 60 miliardëve në fillim, si paaftësi kolosale që ka takuar keqinterpretimin e pandershëm.

Në të vërtetë, kur Linda Bilmes dhe unë kemi llogaritur shpenzimet e luftës së Amerikës tre vjet më parë, shpenzimet kishin shkuar rreth 3 – 5 trilion dollar. Që atëherë kostot janë ngritur më tej. Dhe gati 50% të trupave, kthehen me të drejtë marrjes së pagesës për aftësitë e tyre të kufizuara, dhe më shumë se 600.000 të tjerë trajtohen në shërbimet mjekësore të veteranëve, dhe ne tani vlerësojmë se pagesat e ardhshme për ushtarët me aftësi të kufizuar dhe shpenzimet e kujdesit shëndetësor do të arrijnë një shumë të përgjithshme rreth 600 – 900 miliard dollar. Por kostot sociale, të reflektuara në vetëvrasjet e veteranëve (18 në ditë kanë kryesuar në vitet e fundit) si dhe shkatërrimet e familjeve janë të pallogaritshme.

Edhe nëse Bushit do t`i falej futja në lufte e Amerikës dhe pjesës tjetër të botës me pretekst të rreme dhe për keqinterpretimin e kostos së projektit, nuk ka asnjë justifikim për mënyrën se si zgjodhi ai të financojë atë. Lufta e tij ishte e para në histori e paguar tërësisht në kredi. Amerika hyri në luftë me deficite tashmë të rritura nga shkurtimet e taksave të vitit 2001, Bush-i vendosi të zhytet akoma më shumë për të ‘lehtësuar’ taksat për mirëqenie.

Sot, Amerika është përqendruar në papunësinë dhe deficitin. Të dy këto kërcënime për të ardhmen mund të gjurmohen tek luftërat ne Afganistan dhe Irak. Rritja e shpenzimeve të mbrojtjes, së bashku me uljen e taksave që bëri Bush, është arsyeja kryesore se pse Amerika shkoi nga bilanci pozitiv fiskal prej 2% të GDP-së, kur Bushi zgjodhi për deficitin e tij të tmerrshëm dhe pozitën e borxhit sot. Shpenzimet direkte të qeverisë mbi këto luftëra kanë arritur afërsisht në 2 Trilion dollar – 17.000 dollar për çdo familje Amerikane, dhe disa nga familjet kanë faturat ende të pa ngritura, dhe kjo kap deri në 50% të familjeve.

Për më tepër, siç kemi argumentuar unë dhe Bilmes në librin tonë “Lufta Tre Trilion Dollarësh, luftërat kontribuuan në dobësinë makroekonomike të Amerikës, e cila ka keqësuar deficitin dhe ka ngarkuar borxhin. Pastaj, si tani, përçarjet në Lindjen e Mesme çuan në çmime më të larta të naftës duke i detyruar amerikanët që të shpenzojnë para për importet e
naftës, ndryshe ata kanë mundur të shpenzojnë duke blerë mallra të prodhuara në SHBA.

Por pastaj Rezervat Federale e SHBA – së fshehën këto dobësi duke aplikuar një flluskë strehimi që çoi në një bum të konsumit. Do të duhen vite për kapërcyer borxhin e tepruar dhe shitjet e tepërta që kanë rezultuar.

Ironikisht, luftërat kanë minuar sigurimet amerikane (dhe botërore) në mënyrën që Bin Ladeni se kishte imagjinuar. Një luftë jopopullore do të kishte bërë të vështirë rekrutimin ushtarak e në çdo rrethanë. Por, si Bush u përpoq për të mashtruar Amerikën për shpenzimet e luftërave, ai ka keqfinancuar trupat, duke i`u refuzuar madje edhe shpenzimet themelore, themi se automjetet rezistente ndaj minave e të blinduara nevojiteshin për të mbrojtur jetërat e amerikanëve, ose ishin adekuate për kujdesin shëndetësor të veteranëve në kthim. Ndërsa një gjykatë kohëve të fundit vendosi se të drejtat e veteranëve janë shkelur. (Dukshëm, administrata e Obames pohon se e drejta e veteranëve për të apeluar në gjykata duhet të jetë e kufizuar!)

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s