Diktatori i Madh

Fjalimi i Charile Chaplin – Diktatori i Madh

Me vjen keq, por nuk dëshiroj të behëm perandor. Kjo nuk është puna ime. Nuk dëshiroj të drejtojë apo ta pushtoj ndokënd. Do doja të ndihmoja të gjithë po qe e mundur; Hebrenjtë, Paganët, Zezakët, të Bardhët. Ne të gjithë dëshirojmë të ndihmojmë njëri-tjetrin. Qeniet njerëzore janë ashtu. Ne dëshirojmë të jetojmë nga lumturitë e njeri-tjetrit, dhe jo fatkeqësitë. Ne nuk dëshirojmë të urrejmë dhe të përbuzim njëri-tjetrin.

Në këtë botë ka një dhomë për të gjithë ne, dhe bota e mirë është e pasur dhe mund të kujdeset për të gjithë ne. Mënyra e jetesës mund të jetë e lirë dhe e bukur, por ne e kemi humbur rrugën. Lakmia e ka helmuar shpirtin e njeriut, e ka barrikaduar botën me urrejtje, na ka çuar në mjerim dhe gjakderdhje. Ne kemi zhvilluar shpejtësinë por e kemi mbyllur vetën në të. Makineria që na jep me bollëk na ka lënë në nevojë. Dituria na ka bërë cinik, ndërsa zgjuarsia të vështirë dhe të pakëndshëm.

Mendojmë shumë dhe ndiejmë shumë pak. Më shumë se për makineri, kemi nevojë për njerëzi. Më shumë se zgjuarsi, kemi nevojë për mirësi dhe fisnikëri. Pa këto cilësi jeta do të ishte e dhunshme dhe ne do të ishim të humbur. Aeroplani dhe radioja na ka bashkuar. Natyra e këtyre zbulimeve, thërret të mirën tek meshkujt, thërret për vëllazëri universale, për bashkimin e të gjithë neve. Edhe zëri im është duke përhapur në miliona në mbarë botën, miliona burra të pashpresë, gra, dhe fëmijë, viktima të sistemit që bëjnë njeriun të torturoj dhe të burgos njerëz të pafajshëm. Këta që më dëgjojnë ju them të mos dëshpërohen. Mjerimi që është mbi ne është, është tek ata njerëz që i frikësohen rrugës së progresit njerëzor. Urrejtja e njeriut do të kalojë, dhe diktatorët do të vdesin dhe fuqia që është marrë nga populli do t`i kthehet popullit. Dhe për aq sa njeriu jeton. liria nuk do të vdes.

Ushtarë, mos e jepni veten tek monstrumet, njerëz që ju përbuzin, skllavërojnë, që drejtojnë jetërat e juaja, ju tregojnë se ç`të bëni, çka të mendoni, çka të ndieni. Të cilët ju stërvisin, ushqejnë, dhe ju trajtojnë si kafshë, ju përdorin si mish për top. Mos e jepni veten tek këta njerëz jonatyral, njerëz-makinë me mendje makinerie dhe zemër-makine. Ju nuk jeni makina, ju nuk jeni kafshë, ju jeni njerëz! Ju keni dashurinë njerëzore në zemrat e juaja! Ju nuk urreni! Vetëm urreni padashur, padashur dhe panatyrshëm.

Ushtarë! Mos luftoni për skllavëri! Luftoni për liri! Në kapitullin e 17 të Shën Lukës shkruan se mbretëria e zotit është brenda njerëzve, jo tek një njeri apo tek një grup i njerëzve, por tek të gjithë njerëzit! Tek Ju! Ju njerëzit keni fuqi të krijoni makina, keni fuqi të krijoni lumturinë! Ju njerëzit keni fuqinë të bëni këtë jetë të lirë dhe të bukur, të bëni jetën një aventurë të mrekullueshme. Pra në emër të demokracisë, le të përdorim atë fuqi. Le të bashkohemi të gjithë. Le të luftojmë për një botë të re, një bote të hijshme që i jep shanse njeriut për të punuar, që të rinjve u jep të ardhme ndërsa të moshuarve siguri.

Me premtimin e këtyre gjërave, monstrumet janë ngritur në pushtet. Por ata gënjyen! Ata nuk i përmbushën këto premtime. Ata kurrë nuk do të përmbushin! Diktatorët lirojnë vetën dhe skllavërojnë popullin e tyre. Tani le të luftojmë t`i përmbushim ato premtime. Le të luftojmë të bashkojmë botën! T`i heqim pengesat nacionale! Ta heqim lakminë, urrejtjen dhe jotolerancën! Le të luftojmë për një botë të arsyeshme, një botë ku shkenca dhe zhvillimi do të udhëheqin lumturinë e njeriut. Ushtarë, ne emër të demokracisë, le të bashkohemi.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s