Kapitalizmi: Amerika akoma e mban kuroren

The Economist. 05.07.2007

Rënia e murit të Berlinit në vitin 1989 edhe një herë e ka vërtetuar se kapitalizmi është më i mirë se komunizmi, por nuk kanë bërë asgjë që ta ngrisë debatin se cili model i kapitalizmit është më i mirë. Ose për të qenë më të saktë, të ngrihet debati nëse modeli amerikan do të vazhdojë të tejkaloj të gjitha pengesat, apo në vend të kësaj do të zëvendësohet nga një pirg ekonomik rivalizues.

Në fund të vitit 1970 kërcënimi erdhi nga Lindja, siç e përshkruan profesoresha nga Harvardi – Ezra Vogel në librin e saj dënim-nxitës ‘Japonia si numër një’. Në vitet e hershme të 90-ave modeli i kontinentit Evropian dukej se pickonte thembrat amerikane, së fundi edhe sipas librit ‘Kokë me Kokë’ të Lester Thurow, profesor ne MIT (Massachusetts Institute of Technology).

Tani kërcënimi i kuptuar është përsëri duke u rritur në Lindje, duke gjykuar nga kritikat në Kongres dhe kulturës së librave të fundit, si ai i Steve Hamm-it – ‘Tigri i Bangalorit – Si teknologjitë e WIPRO-së (Western India Products) Indiane janë duke rishkruar rregullat e konkurrencës globale’ dhe ‘Korporatat e Kinës – Ngritja e superfuqisë së radhës si do të sfidojë Amerikën dhe Botën?’ e autorit Ted Fisherman.

‘Kapitalizmi i mirë, dhe kapitalizmi I keq’ – lëviz debatin nga ai i modeleve konkurruese kombëtare tek strukturat themelore që formojnë efektivitetin e llojeve të ndryhsme të kapitalizmit. Shkruar nga tre ekonomistë përfshirë edhe 85 vjeçarin William Baumol, ndoshta mendimtari kryesor i ekonomisë së inovacionit (risive) që prej Joseph Schumpeter, ai identifikon katër lloje kryesore të kapitalizmit:

I Pari. Kapitalizmi i drejtuar nga shteti, në të cilin qeveritë tentojnë të drejtojnë tregun, në mënyrë tipike duke përkrahur disa kompani që presin të bëhen ‘fituese’.

I Dyti. Kapitalizmi oligarkik, në të cilin pjesa më e madhe e fuqisë dhe pasurisë mbahet nga një grup i vogël familjesh dhe individësh.

I Treti. Kapitalizmi i firmave të mëdha, në të cilin aktivitetet kryesore ekonomike kryhen nga ndërmarrjet gjigante që janë themelore.

I Katërti. Kapitalizmi sipërmarrës, në të cilin roli kryesor është luajtur nga firmat e vogla dhe të reja

E vetmja gjë e përbashkët e këtyre katër modeleve të kapitalizmit është se e njohin të drejtën e pronësisë private. Nuk ka asnjë vend që e ka një nga këto modele të përshkruara, në shumicën e ekonomive ndërkombëtare shohim të paktën përzierjen e dy llojeve. Për më tepër përzierja ndryshon me kalimin e kohës dhe më të edhe ecuria e ekonomisë. Më pak se dy dekada prej rënies së komunizmit, Rusia është duke lëvizur me shpejtësi tashmë nga kapitalizmi oligarkik tek kapitalizmi autoritar i drejtuar nga shteti.

Asnjëra nga këto dy modele ruse nuk janë prodhuesit më të mirë të rritjes ekonomike, të paktën jo në një afat të gjatë. Kapitalizmi oligarkik është interpretuesi më i keq, kapitalizmi i drejtuar nga shteti mund të hyjë në punë për një kohë, veçanërisht kur ekonomia është në ngecje, siç ishte Japonia një herë. Ato që hyjnë në punë më së miri e që shumë autor i argumentojnë është një përzierje e kapitalizmit të firmave të mëdha dhe kapitalizmit sipërmarrës. Dhe kjo përshkruam ekonominë amerikane përgjatë 20 viteve të fundit, gjatë së cilës e ka përmbysur pashmangshmërisht me sa duket rënien e saj afat-gjate, dhe ka arritur ‘mrekullinë e produktivitetit’.

Mundësia e ndryshimit është në zemër të ‘Kapitalizmit të mirë dhe Kapitalizmi të keq’. Autorët janë skeptik për pjesën më të madhe, pavarësisht ratave të rritjeve ekonomike që janë të përcaktuara kryesisht nga kultura ose gjeografia siç e përcakton libri i David Landres – ‘Pasuria dhe Varfëria e Kombeve’ ose ‘Armët, Embrioni dhe Çeliku’ i Jared Diamond. Nuk ka përmirësime të shpejta, por me kalimin e kohës politikat e duhura mund të bëjnë ndryshime të mëdha, aq sa munden edhe ato të gabuarat.

Autorët e shumtë argumentojnë se Evropa kontinentale dhe Japonia aktualisht të dominuar nga kapitalizmi i firmave të mëdha, mund të rrisin rolin e kapitalizmit sipërmarrës, ndoshta ironikisht duke mësuar nga qasja e reformimit të qeverisë kineze. Dhe Amerika siç thonë ata është në rrezik të mbys kapitalizmin sipërmarrës nëpërmjet ngritjes dhe rrezikut të mospëlqimit, e njëjta gjë që çoi në dominimin e kapitalizmit të firmave të mëdha në Amerikë në vitin 1960/70. Dhe kështu ajo rrezikon kurorën e saj kapitaliste, jo si rezultat i ndonjë kërcënimi të jashtëm, por me vetë fajin e vet.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s