Kur privatizimi nuk funksionon

George Irvin, The Guardian. 27.03.2012

Ka shumë arsye të shmangim privatizimin me shumicë, por këto ditë koncepti i të mirave publike është harruar së fundi.

Nocioni i ekonomistëve për të mirat publike ka humbur mbizotërimin në këtë kohë të komoditeteve, jo vetëm në Evropë por veçanërisht në boten anglo-saksone. Ndryshe nga sot, dy breza më parë studentëve të ekonomisë u mësonin se të mirat dallonin nga flluskat e sapunit dhe hamburgerët. Të mirat dhe shërbimet publike janë gjëra që duhet të furnizohen, ose të paktën duhet rregulluar nga vet sektori publik për shkak se nga natyra e tyre janë kolektive. Uji i pastër, ajri i pandotur, arsimimi, ligji dhe rendi janë shembuj të qartë; nuk ka asnjë dyshim se të gjithë duhet të gëzojnë këto të mira, jo vetëm ata që mund të blejnë ato privatisht.

Këto ditë, dallimi mes privates dhe publikes është bërë i paqartë edhe midis ekonomistëve që kanë arritur konsensus për shkak se sektori privat është më i mire sesa ai shtetëror, por duhet të kufizojmë rolin e publikes pothuajse tërësisht me atë të mbikëqyrjes. Për shembull në Britani janë privatizuar hekurudhat, dhe një “treg i brendshëm” është krijuar brenda shërbimit shëndetësor mbi bazën se ky ka përmirësuar efikasitetin e ofrimit të shërbimeve për “klientët”. Në SHBA është bërë zakon për çdo gjë, që nga transporti e deri tek shërbimet e burgut të udhëhiqen nga fitimet private. Në të vërtetë ka disa politikanë të cilët (si pasuesit e ekonomistit Friederich Hayek) do të eliminonin të gjitha format e kontrollit dhe mbikëqyrjes shtetërore, dhe disa tjerë që do të shfuqizonin të gjitha taksat. Ideologjia anti-shtet shkon prapa një rruge të gjatë, por shoferët e tyre madhor të shekullit të kaluar padyshim që janë revolucionistët Regan dhe Thatcher, në një nivel global, ajo që u bë e njohur si konsensusi i Washingtonit, pra ortodoksia e djathtë e lidhur me FMN (Fondin Monetar Ndërkombëtar) dhe Bankën Botërore. Ndër të tjera ekonomistët si Anne Krueger dhe Jagdish Bhagwati e ndihmuan popullarizimin e idesë se nëpunësit civil janë “qera-kërkues”, burokrat, kontributi i të cilëve në shoqëri është zero.

Fundamentalizmi tregtar, apostull i të cilit ishte i mirënjohuri amerikani Milton Friedman, e që u zhvillua nga teoria e pritjeve racionale e Thomas Sargent-it, argumentonte se tregjet përmbajnë të gjithë informacionin e mundshëm, dhe janë të populluara ekskluzivisht nga konsumatorë e prodhues e informuar plotësisht, për të cilët çdo rrezik i mundshëm është i llogaritur. Nocione të tilla themeluan bazën intelektuale anti-Keynesiane e anti-shtet, pikëpamje që erdhën për të dominuar profesionin.

Për një kohë të shkurtër, pas kolapsit financiar të vitit 2008, dukej se epokës së Thatcher-it, ideologjisë së fundamentalizmit tregtar apo neoliberalizmit siç njihet sot, i kishte ardhur koha për rënie fundore, por kjo pamje ka dëshmuar të jetë iluzion. Përderisa Keyneisianizmi ishte përhapur për të shpëtuar vendet e përparuara nga situatat e vështira ekonomike (fatkeqësia është parë të ketë qenë evituar), shumica e politikanëve hynë në lojën e zymtë duke shitur kursimet e të varfërve e në anën tjetër duke ndihmuar të pasurit të përparojnë.

Askund nuk kishte më entuziazëm për këtë sport të mjerë sesa në Evropë në përgjithësi (ku një transfer i përbashkët ishte i paimagjinueshëm, dhe shteti i mirëqenies u konsiderua i “papërballueshëm”), veçanërisht në Britani. Sipas David Cameron dhe kancelarit te tij George Osborne, privatizimi është vendosur për të arritur lartësi të reja, ashtu që ofertat e majme të kompanive private të ndërtojnë e menaxhojnë spitale, shkolla, rrugë e çdo gjë tjetër që mund t’i ndahet sektorit privat në emër të reduktimit të borxhit publik.

Edhe pse ka disa rrethana që janë të ndjeshme për tu privatizuar, ka me bollëk arsye se pse privatizimi me shumicë duhet të shmanget. Arsyeja e parë dhe më e rëndësishmja është se heqja e qasjes së lirë universale në shërbimet publike do të na bënte më pak të barabartë. Për shembull nocioni i të qenit “të barabartë para ligjit” është një parim i shenjtë i cili zë fill qysh në Greqinë e lashtë. Pak mund të mohojnë se ndihma juridike i është mohuar të varfërve, ndërsa të pasurit e kanë shmangur falë avokatëve të zgjuar (e shumë të shtrenjtë), kjo nuk do e bënë këtë vetëm një parodi të drejtësisë, por gjithashtu do të kërcënonte me kohezion social.

Analogjikisht, një arsye madhore për ofrimin e kujdesit shëndetësor të përgjithshëm si një shërbim publik, është se trajtimi mjekësor nuk duhet të jetë privilegj i ofruar vetëm për disa. Njëlloj, sepse ciklet e bizneseve kapitaliste rezultojnë në rënien ekonomike, të gjithë tatimpaguesit kontribuojnë në dobi të financimit të papunësuarve pafat që kanë humbur vendin e punës gjatë kohërave të tilla. Kur ka 10 punëkërkues në çdo pozite, “ti hipësh biçikletës” nuk ka kuptim.

Logjika e njëjtë publike vlen edhe për arsimimin. Leximi i përgjithshëm mund të jetë i dobishëm të zhvillojë fuqi punëtore të kualifikuar (nocion shumë i dashur nga Tories), por arsyeja e vërtetë se pse ne e vlerësojmë edukimin është se ajo është domosdoshmëri (edhe pse e pamjaftueshme), është komponent i mirë-funksionim demokratik. Arsimimi nuk është komoditet që blihet mbi bazën e preferencave individuale, por është thelbi për kuptimin e një shoqërie të qytetëruar.

Çka nga argumenti se sektori privat është më efikas në drejtimin e gjërave për shkak të konkurrencës? Edhe pse kjo mund të jetë e vërtetë për prodhimin e komoditetëve të ndryshme (siç e dimë nga përvoja e trishtuar e stilit sovjetik për planifikim centrist), por nuk është aspak parim universal.

Është argumentuar se industritë në pronësi publike janë të nevojshme në rastin e “monopoleve natyrore” , dmth kur shkalla e prodhimit ekonomik afatgjatë behët për “përfitime monopolike”. Është e drejtë kur Qeveria (nëpërmjet pronësisë ose rregullimeve) mbledh të ardhura për të mira publike. Gjithashtu, sepse monopolet natyrore (uji, energjia, transporti) zakonisht u nevojiten shpenzime të mëdha kapitale. shumë shpesh shteti i vetmuar i financon ato. Çfarë ka ndodhur për shërbimet publike në dekadat e fundit është se duke qenë e themeluar dhe drejtuar nga shteti, shpesh me një element të subvencioneve publike, ato janë shitur për interesa për interesa private me çmime nokaut mbi bazën e ndershmërisë fiskale (dhe me bekimin e FMN-së)

Një tjetër arsye për të preferuar dispozitën publike është ajo se kur përfitimet apo shpenzimet e “jashtme” ekzistojnë. Një shembull i tillë bashkëkohor është kur një industri dëmton mjedisin. Një kompani private me dëshirë do të shkatërronte pyjet për të prodhuar biokarburant, pa marrë parasysh ndikimin afatgjatë të mjedisit. Kompani të tilla zakonisht kanë horizonte kohë-shkurtra. (Ato duhet të sigurojnë fitime për aksionarët vitin e ardhshëm, e jo shekullin e ardhshëm.) Qeveria duhet të ndërhyjë për të vënë efektin afatgjatë mjedisor, ose ne çfarëdo forme tjetër kur tregu dështon.

Nocioni se konkurrenca gjithmonë e bën më të efektshëm sektorin privat sesa sektorin publik, është mjaft e pajustifikueshme. Tregjet nuk janë të përkryera, e ardhmja është e pasigurt, të jashtmet janë të rëndësishme, dhe disa të mira e shërbime nga natyra e tyre duhet të sigurohen publikisht. Çfarë politikanët nënkuptojnë kur flasin për efikasitetin e madh ato janë kostot e ulëta, të arritura nga punëtorët që paguhen lirë, punëtorë jo të bashkuar.

Me pak fjalë argumentet që favorizojnë dispozitën private mbi atë publike nuk kanë vetëm teorikisht të meta, por favorizojnë disa në kurriz të shumicës. Lavjerrësit shkuan shumë në të djathtë: është koha që të ngrihemi për dispozitën publike.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s