Pjesë të shkëputura nga “Ditari i Zllatës”

Përderisa shumë fëmijë evropian përgjatë viteve 90 kishin fëmijëri normale, fëmijët e pjesës së Evropës juglindore, konkretisht ata të Kosovës e Bosnjës, u përballën me atë që konsiderohej démodé, me luftën. Luftë që nënkuptonte uri, agresion, vrasje, çnjerëzim,e shpërngulje, ndërsa pjesa tjetër e fëmijëve ‘normalë’, urinë, agresionin, e shpërnguljen mund ta shihnin në skenat e ndonjë filmi shumorësh klasik me luftë, ose nuk kishin ide hiç se çka është lufta! 

Lufta në Bosnje e Kosovë solli shumë fëmijë të vrarë, e një pjesë tjetër ishin jashtë mase të traumatizuar, gjë që tregon përkushtimin e UNHCR-së e organizatave tjera pas luftës që trajnonin e përkujdeseshin për shëndetin mental të këtyre fëmijëve.

Fëmijët cilësohen si e ardhmja e një shoqërie, e e ardhmja nga të traumatizuarit është e ardhme e traumatizuar, e traumatisht ndërtohet edhe shteti dhe shoqëria pastaj, ndërsa agresori edhe pas njëqind vjetësh mbetet i njëjtë, agresor, dhe sot historia prapë po e bën kthesën e radhës për tu përsëritur kush e di për të satën herë. Si për ironi.

Shumë njerëz janë fasionuar nga ditari i Anne Frank, padyshim që mosha, mënyra se si lufta ka ndikuar tek ajo, përshkrimi dhe në fund përfundimi, nuk lë vend për shumë koment.

46 vjet pas ditarit të Anne Frank, një tjetër vogëlushe, nga Sarajeva e Bosnjës do të mbante ditar që do të shkruante gjithçka, që për një moment, ndonëse pa e pyetur, lufta do të bëhej pjesë e pa ndarë e ditarit e bashkë me të edhe fjala ‘TMERR’.

Anne Frank e Bosnjës quhet Zlata Filipoviq, 11 vjeçare plot jetë dhe shumë e zgjuar, që luan piano dhe i do librat, që nuk e ka në qejf politikën e as që dëshiron të dijë diçka rreth saj, që knaqej pafundësisht në shoqerinë e programeve të RTL, ZDF, e MTV, që ‘vdes’ për t’u anëtarësuar në klubin e fansave të Madones, e që ditari i saj ‘Mimi’ do të bëhej ngushëllimi i vetëm në kohë të vështira.

Ditari i Zllatës është përkthyer ne 36 gjuhë të botës dhe krahasohet me ditarin e Anne Frank. Ja disa pjesë të shkëputura nga ditari i saj
Zlata Filipović – Ditari i Zlata-s, Jeta e një fëmije në Sarajevë.
E shtunë, 19 tetor 1991.
Dje ishte me të vërtetë ditë e keqe. Sapo ishim bërë gati të shkojmë në Jahorina (bjeshka më e bukur në botë) për fundjavë, me të hyrë në shtëpi nga shkolla pashë nënën duke qarë dhe babën tim në uniformë. Më mbeti në fyt kur babi më tregoi se është thirrur si rezervist i policisë, e përqafoja dhe duke qarë e lusja që të rrinte, por ai tha se duhet të shkonte. Babi shkoi, mbetëm vetëm unë dhe mami…

E enjte, 22 tetor 1991.
Po zhvillohet një luftë e vërtetë në Dubrovnik, është duke u bombarduar shumë keq. Njerëzit po qëndrojnë në baraka, nuk kanë as ujë, as rrymë e as lidhjet telefonike nuk po punojnë. Shohim skena te tmerrshme në televizor. Mami dhe Babi janë të shqetësuar. A është e mundur që të shkatërrohet një qytet aq i bukur?

E enjte, 14 nëntor 1991.
Babi nuk është duke shkuar tek rezervistët më. Juhuu!!!… Tash mund të shkojmë në Jahorina dhe Crnotina për fundjavë. Por benzina është bërë problem së fundi. Babi po pret me orë të tëra për benzinë, i ndodh shpesh që edhe të shkoj jashtë qytetit e të kthehet pa kryer punë.

(…)

Luftë në Kroaci, luftë në Dubrovnik, disa rezervistë në Hercegovinë. Mami dhe babi vazhdojnë t’i ndjekin lajmet, janë të shqetësuar. Mami shpesh qanë tek sa përcjell pamjet në televizion. Me së shumti për politikë bisedon me shoqet e saja. Çka është politika? Nuk kam ide. Dhe as që po më intereson. Sapo përfundova së shikuari Midgnight Caller në televizor.

E enjte, 5 mars 1992.
Oh perëndi! Gjërat kanë filluar të tensionohen këtu në Sarajevë. Të dielën (me 1 Mars) një grup i civilëve të armatosur (siç kam pare ne televizion) vranë disa serb që ishin mysafir në një dasmë, si dhe e plagosen priftin. Me 2 Mars (të Hënën) I gjithë qyteti u barrikadua. Kishte rreth 1.000 barrikada. Mbetem edhe pa bukë.

(…)

Të nesërmen ishte gjithçka në rregull. Orët mësimore, shkolla e muzikës….deri kur në mbrëmje në lajme treguan se 3.000 Çetnik (nacionalist serb) po vinin nga Pale që të sulmonin Sarajevën, dhe së pari do të sulmonin Bascarsija (pjesën e vjetër të qytetit). Melica thoshte se barrikada të reja janë vendosur afër shtëpisë saj, dhe se nuk do të flenë në shtëpi sonte. Më vonë ndodhi një zënkë e vërtetë ne televizionin YUTEL. Radovan Karadzic (Lideri I Serbëve të Bosnjës) dhe Alija Izetbegovic (Presidenti I Bosnjës) kishin thirrur në emision dhe kishin filluar të debatonin. Pastaj Goran Milic (moderatori) ishte nervozuar dhe I kishte bindur që të takohen me njëfarë Gjeneral Kukanjac. Milicici është I mrekullueshëm.

E hënë, 30 mars 1992.
Hej Ditar! E di se çka po mendoi? Përderisa Anne Frank e ka quajtur ditarin e saj “Kitty”, po mendoja që ta vejë edhe unë një emër. Si po te duken emrat si: Asfaltina, Pidzameta, Sefika, Hikmeta, Sevala, Mimmy, ose ndonjë tjetër??? Hmmm po mendoi e mendoi…Vendosa, do të quaj Mimmy, mirë tash le të vazhdojmë.

E diel, 5 prill 1992.
E dashura Mimi, po mundohem të përqendrohem në detyrat e shtëpisë, por thjeshtë nuk po mundem. Diçka është duke ndodhur jashtë në qytet. Mund të dëgjosh të shtëna nga malet. Kolona të njerëzve shihen duke ikur nga Dobranja, siç duket po përpiqen të ndalin diçka që as vet nuk e dinë se çka është. Thjeshtë mund ta ndiesh se diçka është duke ndodhur, diçka shumë e keqe. Në TV shoh njerëz pranë godinës së Parlamentit të Bosnjës dhe Hercegovinës. Radio është duke e përsëritur të njëjtën këngë: “Sarajevë, e dashura ime”. Kjo është shumë mirë, por barku im është ngatërruar diçka dhe nuk po mund të përqendrohem në detyrat e shtëpisë më. Mimi po i frikësohem LUFTËS , Zlata.

E diel, 6 prill 1992.
E dashura Mimi, dje njerëzit që ishin tek godina e Parlamentit tentuan që në mënyrë paqësore të kalojnë urën Vrbanja, por ata u qëlluan. Kush? Çka? Si? Një studente e mjekësisë nga Dubrovniku është vrarë, gjaku i saj u shpërnda nëpër tërë urën. Në momentet e saja të fundit ajo tha: “A është kjo Sarajeva?” TMERR TMERR TMERR. Asgjë më nuk është normale këtu.

E shtunë, 2 maj 1992.
E dashura Mimi, sot ishte një tmerr i vërtetë, absolutisht dita më e vështirë për Sarajevën. Të shtënat filluan dikur kah pasditja. Mami dhe unë u futëm në korridor. Të shtënat ishin shtuar dhe ne nuk mund të shkonim tek Bobarët, kështu ia mësymë bodrumit. Bodrumi ishte i shëmtuar, i errët dhe qelbej. Mami që frikësohej nga minjtë tash përballej me dy frika. Kur i dëgjuam aeroplanët, e kuptova që ky bodrum i tmerrshëm ishte rruga e vetme e shpëtimit.

E enjte, 27 maj 1992.
E dashura Mimmy, KRIME, GJAK, MASAKRA, BRITMA, LOT, NEVERI. Kështu dukeshin rrugët e ‘Vaso Miskin’ sot. Dy predha sot ranë, njëra në rrugë, ndërsa tjetra goditi marketin. Mami ishte në rrugë gjatë asaj kohe, dhe kishte ikur me vrap deri tek gjyshi e gjyshja. Filluam ta kërkonim mamin nga dritarja e pasme. Pamë shumë të vrarë dhe të plagosur në rrugë, na u morën mendtë. Na zuri paniku pasi që mendonim për mamin, a ishte ende gjallë? Në orën katër babi vendosi të shkonte në spital që ta kërkonte, ndërsa unë u bëra gati për të shkuar te Bobarët. Vështrova dritaren për herën e fundit dhe… E PASH MAMIN DUKE E KALUAR UREN ME VRAP. Kur hyri në shtëpi filloj të dridhej dhe qante. Në lot na rrëfente se si kishte parë trupa të shpërndarë gjithandej. Të gjithë fqinjët kishin ardhur, ishin shqetësuar për të. Faleminderit zot që mami sot është me ne, faleminderit. DITË E TMERRSHME, E PAHARRUESHME. TMERR! TMERR!.

E enjte, 18 qershor 1992.
Sot kemi dëgjuar lajme shumë, shumë të trishtuara. Shtëpia jonë në Crnotina që është pothuajse 150 vjet e vjetër është djegur. Poashtu fqinjët Ziga, Meho dhe Beqiri janë vrarë, kjo është edhe më e trishtueshme.

(…)
Vazhdoi te pyes pse? Për çka? Kënd ta fajësojmë? Pyes por nuk përgjigjet askush. Krejt çka di është se po jetojmë në mjerim. Por e di që politika i ka fajet. Kam thënë që nuk jam e interesuar në politikë, por për të gjetur përgjigjen e duhur e di që duhet të di diçka rreth saj.

E hënë, 29 qershor 1992.
E dashura Mimi, MERZI, PREDHA, NJERËZ TE VRARË, DËSHPRIM, URI, TMERR, FRIKË, TË SHTËNA. Kjo është jeta ime! Jeta e një vajze shkolle, 11 vjeçare e pafajshme!! Vajzë shkolle pa shkollë, pa kënaqësinë dhe eksitimin që sjell shkolla. Fëmijë pa lojëra, pa shoqëri, pa diell, pa natyrë, pa zogj, pa pemë, pa çokollata dhe ëmbëlsira, shkurt fëmijë pa FËMIJERI. Fëmijë lufte. Tash po e kuptoj që më të vërtetë po jetoj në kohë lufte, jam dëshmitare e një lufte të shëmtuar e të neveritshme. (…) Pse po ndihem keq? Po me vjen te qaj. Po qaj.

E marte, 14 korrik, 1992.
E Dashura Mimi, me 8 Korrik e kemi pranuar një pako nga UN, ndihmë humanitare. Brenda kishte 6 kanaçe mish, 5 kanaçe peshk, 2 pako me djathë, 3 kilogram detergjent, 5 copë sapunë, 2 kilogram sheqer, dhe 5 litra vaj. Një pako e përsosur.

E mërkure, 5 gusht 1992.
E dashura Mimi, edhe një lajm i pikëlluar sot. Mami ka parë sot në gazetë se axha i saj (Halimi) ka vdekur. Ishte i moshuar, por ja shpejtuan vdekjen. Me vjen shumë keq. Ishte njëri i mrekullueshëm. E dashuroja. Ja çka ndodh në kohë lufte, Mimi. Të gjithë të dashurit vdesin e ti nuk di asgjë.

E diel, 20 shtator 1992.
E Dashura Mimi, Juuuuuhuuu! Sot e kam kaluar urën. Më në fund dola jashtë, e nuk po më besohet. Ura nuk ka ndryshuar dhe aq. Por është e dhimbshme, sepse zyra postare është po në të njëjtin vend por nuk është më e njëjta. Flaka i ka lënë shenjat e veta. Qëndron aty si një dëshmitare e një shkatërrimi brutal.

E enjte, 1 tetor 1992.
E dashura Mimi, pranvera erdhi e iku, vera erdhi e iku, e tash është vjeshtë. Tetori ka filluar, ndërsa lufta ende po vazhdon. Ditët janë shkurtuar dhe ftohur. Së shpejti do e bartim stufën lart në banesë. Por si do të nxehemi? O zot a është duke menduar ndokush për ne këtu në Sarajevë? A do të fillojmë dimrin pa rrymë, ujë e gas, dhe me luftën që veç është duke u zhvilluar?

E enjte, 19 nëntor 1992.
E dashura Mimi, asgjë e re nga skena politike. Ata janë duke i miratuar disa rezoluta, “fëmijët” (politikanet) po negociojnë ndërsa ne po ngrihem, e po vdesim urie. (…) Më duket mua se kjo politikë ka të bëjë më serbet, kroatet dhe myslimanet. Por ata të gjithë janë njerëz. Të gjithë janë të njëjtë.

E shtunë, 17 prill 1993.
E dashura Mimi, situata politike është budallallëk në lëvizje. Budallallëk shumë i madh. Unë nuk e di a më mirë të jetojë a të vuaj, të shpresoj apo veç ta marr litarin dhe…ta bëjë atë. Nëse gjërat vazhdojnë në këtë mënyrë, do te behëm 20 vjeçare së shpejti. Nëse behët një ‘Liban’ tjetër siç thonë, do të behëm 30 vjeçare. Do e humbas fëmijërinë, rininë, të gjithë jetën. Dhe kur mami me thotë “ Do të behët mirë Zllata”, më vjen një ndjesi që të mbys vetën…

E marte, 1 qershor 1993.
E dashura Mimi, sapo mbaruam me darkën. Më lejo të të tregoi që mëngjesi, dreka dhe darka ishin gjysmë të pjekura për shkak të gasit që është ndërprerë dje. Dhe siç e di nuk patëm as rrymë mbrëmë, dhe te gjithë jemi ne prag te vetëvrasjes. TMERR! Oh Mimi s’po mundëm më. Jam sëmurë nga të gjitha. Jam lodhur nga ky m…. Më fal në shprehje por nuk po mundëm më. Është bërë mjaft. Mundësia për ta mbytur vetën veç po rritet, vetëm nëse ndonjëri nga këta hajvanët nuk vjen dhe më mbyt i pari..
E hënë, 2 gusht 1993.
E dashura Mimi, shumë gazetarë, reporterë e kameraman po shkruajnë, filmojnë e fotografojnë. Dhe të gjitha këto i dërgojnë në France, Itali, Japoni dhe Amerike. Por unë dhe ti Mimi nuk po lëvizim, dhe presim, natyrisht. Shumë njerëz po më krahasojnë me Anne Frank. Kjo gjë po më frikëson. Nuk dua të kem fatin e njëjtë.

E mërkure, 29 shtator 1993.
Ne pritëm për 27 dhe 28 shtatorin. Me 27 ishte Asambleja e Intelektualeve te Bosnjës, ndërsa i 28 ishte mbledhja e parë e Parlamentit të Bosnjës dhe Hercegovinës. Dhe rezultatet ishin: “Pranim i kushtëzuar i marrëveshjes së Gjenevës”. I kushtëzuar, çka do të thotë kjo? Për mua kjo do të thotë mospranim i marrëveshjes, sepse aty nuk ka paqe. Për mua do të thotë vazhdimi i luftës dhe gjithçka që vjen me të. Nganjëherë them ahhh si nuk kam krahë e të largohem nga ky ferr.

Përfundim: Bosnja sot?

Në Bosnje ashtu si në Kosovë bashkësia ndërkombëtare kishte ndërhyrë me qëllim ndalimin e luftës duke vendosur për herë të parë misionin ushtarak ndërkombëtarë në Evropë (UNPROFOR). Marrëveshja e Dejtonit që do të arrihej në Ohajo të SHBA ne vitin 1995, do të ndalte luftën por jo edhe përçarjet ndëretnike atje. Kjo marrëveshje do të ndante Bosnjën në dy etni: Boshnjak 51% dhe 49% të republikës Serbe gjë që edhe sot e bën Bosnjën shtet jofunksional.

Bosnja si pasojë e ndërhyrjes ndërkombëtare është shtet i ndarë në dy njësi administrative: Federata e Bosnje-Hercegovinës e përbërë nga serb dhe kroat, dhe Republika Srpska e përbërë nga serb të Bosnjës si dhe hynë në grupin e atyre shteteve demokratike që bazohen në shtetin e së drejtës, edhe pse realisht me shkelje të tejtheksuara të këtyre tipareve.

Bosnja mandatin e Presidentit e ka më unik në Evropë. Ka presidencë tre anëtarëshe (Serb-Kroat-Boshnjak) të zgjedhur nga populli me mandat katër vjeçar, ndërsa me rotacion çdo tetë muaj zëvendësohet kryesia e Presidencës. Legjislativi është i përbërë nga dy dhoma, ajo e Përfaqësuesve dhe dhoma e Popujve.

Hiç më larg se në vitin 2010 Bosnja ishte përballur me një ngërç politik që kishte kushtuar 16 muaj me paralizim të shtetit që rrodhi si pasojë e mosbërjës së Qeverisë. Edhe sot pas krijimit të Qeverisë, Bosnja përballet me probleme si zbatimi i ligjit, ndarjet etnike, korrupsion e kriminalitet, me një fjalë është shndërruar në shtet jofunksional alla Afganistan i Evropës, e kjo për shkak të kalkulimeve ndërkombëtare, që realisht janë për keqardhje sepse siç do të thoshte Zllata më lart: “Po edhe ne jemi njerëz”, edhe ata janë njerëz që meritojnë të paktën trajtim të barabartë, gjë që ju ka munguar që shumë kohë.

Agresori që botërisht kishte pranuar krimet në Bosnje, shteti Serb, sot është kandidat në Bashkimin Evropian e që në bazë të arsyes do duhej të futej i fundit. Ky shtet kishte sulmuar Slloveninë, Kroacinë, Bosnjën dhe së fundi Kosovën. Me këto dy të parat dështoi, Bosnjën me ndihmën ndërkombëtare e beri shtet të dështuar duke krijuar shtet mbi shtet, ndërsa Kosovën e ka “paralizuar” duke e bllokuar në çdo aspekt, e këtu padyshim që edhe një pjesë të ndërkombëtarëve iu shkon medalja.

Sigurisht shumë “Zllata” të Bosnjës kanë ditarë të pashkruar, ashtu si shumë “Zllata” të Kosovës që do të rrëfenin gjendjen reale e tmerruese të luftës, ndërsa për ato “Zllatat” e Evropës është koha që ti thirrin arsyes, sepse shumë shpejtë do të gjendën para proceseve që vetëm ratio do t’iu hyjë në punë.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s