Pranvera Arabe dhe Rasti i Evropës

Masimo D`Alema, Project Syndicate. 25.10.2011

Termi “Pranverë” mund të sugjerojë një zgjim të mirë, por çka është duke ndodhur në Afrikën e Veriut dhe në Lindjen e Mesme është revolucion i vërtetë i formuar nga gjeneratat e mendjeve digjitale. Trazirat arabe janë fryt i procesit të paepur të globalizimit në shekullin XXI, me komunikim pothuajse të menjëhershëm dhe rritje të kontaktit me perëndimin, duke transformuar pritshmëritë sociale dhe ekonomike.

Vetëm duke i kuptuar plotësisht ankesat dhe kërkesat e këtyre revolucionarëve, Perëndimi do të jetë në gjendje t`i japë rajonit mbështetjen e duhur – dhe kjo mbështetje është kritike. Revoltat e arabëve nuk janë drejtuar Perëndimit – në të kundërtën ata janë ushqyer nga parimet dhe vlerat e demokracive perëndimore, por ata ende mund të prodhojnë reaksione.

Janë tre parakushte që SHBA – të dhe Evropa duhet të përmbushin me qëllim të parandalimit të një skenari të tillë. E para mbështetja e shteteve të perëndimit duhet të jetë e qartë. Populli arab duhet të shoh qartë se SHBA dhe Evropa njëmend e kanë ndërmend të mbështesin kërkesat e arabeve për demokraci, lirinë e fjalës dhe zhvillim ekonomik. Më shkurt njerëzit e regjionit duhet të sigurohen se perëndimi do të ndihmojë në ngritjen e drejtave për dinjitet njerëzor dhe ngritjen e standardeve të jetës.

Kjo nënkupton zhvillimin e politikave të qëndrueshme dhe vënien në vend të masave konkrete që synojnë një tranzicion paqësor drejt demokracisë. Kjo gjithashtu nënkupton izolimin e diktaturave në gjithë rajonin – edhe nëse ato qeveri konsiderohen tradicionalisht të jenë aleat perëndimor dhe partner të besueshëm ekonomik dhe politik.

Parakushti i dytë është të inkurajojë politika paqësore me qëllim të zhvillimit të botës arabe, kjo vlen edhe për BE-në në veçanti, si dhe t`i drejtohen rajonit të Mesdheut me vendosmëritë e njëjta që u sollën në Evropën Lindore në fund të luftës së ftohtë. Me rënien e murit të Berlinit dhe me rënien e Bashkimit Sovjetik, Perëndimi ka identifikuar synime të përbashkëta me vendet post-komuniste që gjinden përballë vështirësive të tranzicionit demokratik dhe ekonomisë së tregut. Ish sateliteve Sovjetik iu ofrua perspektiva për t`iu bashkangjitur BE-së dhe NATO-së, e cila ndihmoj radikalisht në reformat politike dhe ekonomike. Përderisa BE-ja nuk mund të ofrojë të njëjtën, ajo ka detyrë morale dhe interes politik t`iu paraqes diçka të ngjashme.

Në terma praktik, BE duhet të ofrojë partnerëve Mesdhetar lëshime të mëdha në qasjen tregtare, ndihmë financiare dhe në politikat e migracionit. Ajo duhet të zvogëlojë aspektet teknokratike të qasjes së veprimit të jashtëm, dhe në të njëjtën kohë ti zhvillojë marrëdhëniet me vendet e Mesdheut Jugor duke i bërë prioritet kryesor.

Në terma institucional kjo do të thotë zëvendësimi i një Bashkimi të padobishëm për Mesdheun me një pasues që kërkon qeverisje të plotë demokratike si kriter për antarësim, Këshilli Italian i Lëvizjes Evropiane për shembull, është duke bërë thirrje për krijimin e komunitetit EURO-MESDHETAR në mes BE-së dhe shteteve Mesdhetare që nuk janë anëtare të BE-së. Fokusi i saj përveç integrimit ekonomik duhet të promovojë paqen dhe të drejtat e njeriut.

Parakushti i tretë për besueshmërinë e Perëndimit ne rajonin e Mesdheut është që të ndërmerret një hap konkret në zgjidhjen e konfliktit Izraelito-Palestinez. Kjo ka qenë pengesa kryesore për një partneritet të fuqishëm mes shteteve Perëndimore dhe botës arabe. BE dhe shtetet anëtare të saj duhet të përkushtohen në gjetjen e strategjisë funksionale për t`i dhënë fund një konflikti që ka hyrë në dhjetëvjeçarin e shtatë.

Pranvera arabe ofron një mundësi të jashtëzakonshme në kë këtë aspekt. Diktatorëve arab ju ka munguar interesi për një paqe midis izraelitëve dhe palestinezëve, kjo sepse stabiliteti i brishtë i rajonit shërbente si justifikim për regjimet e tyre jodemokratike. Izraeli tash është i vetëdijshëm tani se qeveritë e reja demokratike nuk do ta tolerojnë një gjendje të tillë e cila ishte e papranueshme për regjimet autoritare arabe. Për dallim nga paraardhësit të tyre, liderët e rinj arab do të kërkojnë me vendosmëri që të mbrojnë të drejtat njerëzore për palestinezët nën okupimin izraelit.

Qëndrimi dritëshkurtër dhe i dobët i qeverisë izraelite kundrejt pranverës arabe është i çuditshëm, kjo sepse kjo ka qenë për një kohë të gjatë demokracia e vetme dhe e vërtetë e rajonit. Mirëpo administrata e presidentit amerikan Barack Obama duket se i ka kuptuar përmasat e ndryshimeve që po ndodhin në Lindjen e Mesme. Në muajin maj Obama deklaroi publikisht se kthimi në negociata sipas kufijve të para 1967 është jashtëzakonisht i rëndësishëm.

SHBA-të ose Obama siç duket po lëvizin në drejtim të duhur, me gjithë duartrokitjet e pandalshme dhënë kryeministrit izraelit – Benjamin Netanyahu, në fjalimin e tij të mbajtur në pranverë në Kongresin amerikan. Bashkimi Evropian është duke dëshmuar edhe një herë se është i pavendosur dhe prihet nga ndarje të brendshme edhe në rastin e paqes mes Izraelit dhe Palestinës, edhe në kryengritjet arabe.

Qasje e njëjtë jokohrente në të kaluarën ka minuar përpjekjet e BE-së për të projektuar një politikë të jashtme të besueshme, duke krijuar perceptimin e përgjithshëm se Evropa shpesh herë është e papërshtatshme dhe nuk ka qëndrim unik. Nëse Evropa nuk dëshiron të margjinalizohet në çështjet ndërkombëtare, ajo duhet të zhvillojë shpejt një përgjigje strategjike ndaj Pranverës Arabe, të mbështetur nga një vizion i qartë për të ardhmen e Lindjes së Mesme dhe Afrikës Veriore.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s