Shekulli K-Indian

Zoher Abdoolcarim, Times Magazine. 10.10.2011

Pashë hit filmin e ri Indian “ 3 Idiots “ (3 idiotët) në një mjedis të jashtëzakonshëm, në “Cineplex” ( lloj I kino-teatrit I karakterizuar me ekran jashtëzakonisht të madh) në Hong – Kong. Shumë rrallë ndodh që Bollywoodi të reklamojë ndonjë film rreth e rreth qytetit – një urtësi e përgjithshme thotë se nuk e tërheqin vëmendjen e audiencës lokale. Megjithatë shfaqja ime e së dielës ishte 80% e mbushur, shumica ishin kinez të moshave të ndryshme. Shumica e morën filmin si vlerë nominale – çmenduritë e fëmijëve nga kolegji Indian. Por shumica e shikuesve siç më duket mua morën moral universal, u liruan nga konservimet sociale. Ata qeshën edhe atëherë kur nuk kishte pse, edhe atëherë kur nuk duhej. Përderisa 3 Idiotët e huaj ishin përbindësh të tiketave të shitura, me 1911 këtë e kishte arritur Kina duke e shfaqur dokumentarin rreth bombardimit të vendlindjes së Jackie Chan.

Futja e 3 Idiotëve indian në audiencën kineze nuk do të ndërpresë përpjekjet epike për të thyer barrierat në mes kulturave. Por kjo futët në vetëdijen tone se Kina dhe India dhe njerëzit e tyre kanë një vend të veçantë në mesin e kombeve të sotme. Një lokomotivë e përbashkët që është duke e tërhequr ekonominë globale, përderisa një pjesë tjetër e botës janë trena të shkatërruar. Ju I keni dëgjuar daullet: normat jashtëzakonisht të rritura; konsumatorët gjithnjë e më shumë të pasuruar; ndikimet politike – një rend I ri I trumbetuar nga mega-ngjarje dhe slogane ekstravagante si “ Lojërat Olimpike Verore Pekini 2008” dhe “India e Pabesueshme “ në Davon. “Ngritja e Kinës dhe Indisë“ shkruan Robyn Meredith ne librin e saj themelor “Elefanti dhe Dragoi“ ku thotë se këto dyja “kanë zhvendosur para syve tanë të gjithë peizazhin politiko/ekonomik”. Ndërsa politikani Indian Raiam Ramesh e përmbledh këtë fenomen në një neologjizëm – K-India ( ChIndia )
Për ngritjen e ekonomive Perëndimore, bota është duke e pare Kinën dhe Indinë si shpëtuese, edhe nëse kjo ka të bëje me blerjen e obligimeve ose çantave të italianëve. BE–ja madje është duke e lutur Pekinin që ta nxjerrë nga balta Eurozonën. Por kjo është veç një anë e medaljes. Ka një dualitet mes Kinës dhe Indisë, një përzierje e realitetit dhe mitit brenda dhe mes tyre. Kina dhe India kanë marrëdhënie sa të mira aq të këqija. Këto dy gjigantë në majën e fuqisë janë më shumë rival se sa partner, pavarësisht nga arritjet e tyre, ata përballen me sfida të mëdha. Edhe sikur ata të shtonin rreth 40% të 7 miliardëve të popullsisë së botës, ata ende do të jetonin në universet paralele. Kinezët dhe indianët sipas librit “Tymi dhe Pasqyra: Një Përvojë e Kinës” – të gazetari Pallavi Aiyar, thuhet se “kulturat ndërmjet janë kryesisht të pakapërthyera me njëra tjetrën”.

Rivalë apo partnerë?

I lindur si një guxharati, I rritur dhe duke jetuar në pjesën kantoneze të Hong-Kong–ut – të dyja këto fise janë materialiste dhe të stuhishme. Për kohë të gjatë di se çka mendojnë kinezët dhe indianët për njeri tjetrin. Kjo duhet të jetë e shëmtuar. Perceptimet dhe qëndrimet, epitetet racore, shkuan deri në këtë shkallë: për kinezët, indianët ishin të varfër, paragjykues dhe të ndyrë, ndërsa për indianët, kinezët ishin të pagdhendur, ateist dhe të ndyrë. Hong Kong-u nuk është mikrokozmos I Kindisë ( ChIndia ), por ajo reflekton se si, ashtu si Kina dhe India kanë ndryshuar, kështu që kanë stereotipe. Përpara nga kinezët unë jam pare si një shofer, ndërsa sot si sipërmarrës i teknologjive, apo dhe si financier e bankier. Indianët lokal e shohin Kinën të freskuar poashtu, por vetëm në dy dimensione sipërfaqësore: pasuri dhe mund. Kolegët e djalit tim 17 vjeçar nuk e përqeshin edhe aq kur ju them që djali im është gjysmë kinez e gjysmë indian.

Sikur të ishte kaq e thjeshtë. Në librin e saj, Meredith citon manjatinë Indiane – Tata Ratan duke thënë se, “Kina është fabrika e botës”, India mund të jetë qendra e njohurive në këtë rajon. Nëse ne do të ishim orientuar të punojmë së bashku, ne do të krijonim një fuqi të frikshme. ”Kjo është ambicioze e ndoshta dhe jo reale. Kina dhe India dikur kanë qenë shokë të shpirtit – përmes migrimit të budizmit 2.000 vjet më parë. Më vonë, murgu Indian Bodhidharma udhëtoi për në Kinë për të përhapur mesazhin e Zen-it ( Meditimit ). Kinezët e shquar zgjodhën mënyrën tjetër. Atë përmes pelegrinit të devotshëm Xuanzang, i përjetësuar më vonë në romanin “Udhëtimi në Perëndim” nga admiralit Zheng He. Kjo ishte kohë e zbulimit të ndërsjellë. Nga shekulli 17, Mbretëria e Bashkuar dhe nënkontinenti ishin fuqi tregtare botërore. Pastaj ato u futën në botën e tyre feudale dhe të kolonializmit – nga dinastia e kalbur kineze, dhe Raji britanik në Indi – që janë ndjekur me dekada nga revolucioni dhe socializmi i zjarrtë. Marrëdhëniet moderne mes dy vendeve janë shënuar kryesisht nga dyshimi – dhe nga lufta e rastit të kufirit.

Periudha bashkëkohore është miqësore, por tensionet nuk janë larg nga sipërfaqja. Edhe pse të dy qeveritë flasin për paqe dhe prosperitet, Kina ka krijuar një “varg margaritarë” në Oqeanin Indian, që është duke e turbulluar New Delhi, ndërsa India është duke folur për zbulimin e naftës dhe gazit në detin e Kinës Veriore, gjë që është duke e nervozuar Pekinin. Edhe pak deri tek pika kryesore, lidhjet e ngushta ekonomike midis vendeve që shpesh parandalojnë konflikte, mes Kinës dhe Indisë këto nuk ekzistojnë. Investimet kineze në Indi janë rreth 0.05% e totalit të saj në mbarë botën, ndërsa ato Indiane në Kinë janë po aq të ulëta sa që as ato nuk duken më shumë. Tregtia dypalëshe është në rritje (sidomos eksportet kineze në Indi), por është ende një përqindje e vogël e totalit të tyre global. Duke pasur parasysh madhësinë e tyre ato nuk janë të lidhura ndër vete siç duhet. Befasi, vetëm disa nga qytetet e dy vendeve kanë fluturime të drejtpërdrejta.

Shtëpitë në rend

Para se ata të shpëtojnë botën, Kina dhe India duhet ti rregullojnë ekonomitë dhe shoqëritë e tyre, sepse ata janë të rrethuar nga lajme të zymta. Tjetra është se rritja e popullsisë është ngadalësuar, edhe pse kjo Kinën e ndihmon të ftohë ekonominë e tejnxehur. Në të dyja vendet, eksportet janë duke rrëshqitur, inflacioni është në nivel të dhimbshëm, pabarazitë e të ardhurave janë bërë të dukshme, dhe padrejtësitë si marrja e tokave janë duke shkaktuar protesta të shumta. Favorizimi i miqve është një tjetër problem. Të dyja këto shtete kanë hequr miliona njerëz nga varfëria (edhe pse Kina ka bërë një punë të mirë) por edhe miliona të tjerë si – bujq, të rinj, punëtorë – mbetën të margjinalizuar dhe të dëshpëruar për jetesë të mirë. Ndërsa Kina nuk ndjek rregullat, India ka shumë e shumë rregulla për të ndjekur. Kina nëse jo me një pikë kthese, sigurisht me anë të modulimit lufton flluskat e aseteve dhe kreditë e këqija dhe lufton ta ribalancoj ekonominë e saj nga investimet e drejtuara nga shteti deri tek konsumimi në rritje. Ndërkohë reputacioni i Indisë ka qenë i turbulluar nga korrupsioni pasi që top korporatat kishin punësuar konsulent amerikan që të krijojnë fushatën “India e Besuar“. Fat të mirë.

Perceptimi vs Realiteti

Të paktën India mund të llogarisë mbi një imazh më të mirë në botë se sa Kina. Perëndimorët në veçanti shohin nëpërmjet një prizmi romantikë dhe ideologjikë. India është Gandhi, joga, dhe ha-luto-dashuro. Një elefant I butë, një eksportues me çmim të ulet dhe jo fer I mallrave, por që ka artikuluar një CEO urbane si në Nju Jork si në Mumbai. Kina është “kanal vaji”, një vend që doni ta urreni. Dragoi I zjarrtë në vend të pandës së butë, merkantilista, të pangopur, kërcënues, nervoz…

Ka dy arsye për këto dikotomi. Profilet e Pekinit dhe ndyrësirat e saj janë më të mëdha se sa të New Delhit. India ka sistem demokratik. Gjatë vitit, liderët e Pekinit sistematikisht kanë plasaritur disidentët politik dhe veprimtaritë kibernetike, ata nuk do të toleronin, për shembull protestat anti-korrupsion gjatë Verës në New Delhi. ( Mos harroni Tiananmen! ) Megjithatë, e vërteta është se India nuk është aq e lirë siç flitet. Demokracia jo doemosmërisht do të rezultojë me qeverisje të mirë. Institucionet e Indisë janë të dobëta, abuzimet me të drejtat e njeriut nuk janë të panjohura, ndërsa paratë dhe pushteti shpesh blenë mosndëshkimet. “Të varfërit Indian [kanë] votën e tyre” shkruan autori Aiyar, “Por kjo [nuk] është gjithmonë zëri i tyre.” India ka edhe Tibet-in. Nuk po mendoj për Dharamsala, por për Kashmirin.

Cila rrugë ekonomike është më e qëndrueshme, e Kinës apo Indisë, kapitalizmit shtetëror apo ndërmarrjet private? Tek cilat shtete shoqëria është më e qëndrueshme? Cili komb ka një ndjenjë më të fort të fatit? I gjithë planeti dëshiron dhe ka nevojë të di. Në disa faqe tjera, Bill Powell i TIME’s dhe Michael Schuman përballen të argumentojnë rastin, respektivisht për Kinën dhe Indinë se cila mostër e ndryshimit do të triumfojë. Nuk është e lehtë për tu shpallur fituesi. Por duke i dhënë një vit popullatës së trazuar në të gjithë botën, fituesi do të jetë ai që ka ofruar drejtësi dhe dinjitet të lartë për shumicën e njerëzve. Në atë pikë, është ende Kina 0 – India 0.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s