3 në 1 – Into The Park

“Sot pas 11 vjetësh rikthehemi në Pejë, ku atë kohë përformuam në “Kalimin e Urave”…Më ka munguar ky vend”. Këto fjalë u thanë nga vokalisti i grupit BllaBllaBlla – Idriz Ahmeti, në ediconin e parë të “Into The Park” festivalit. Se sa i kishte munguar përformimi në Pejë e tregoj shfaqja e tyre, elektrizuese. Që nga viti 2001 shumëçka me vlerë kulturore kishte stagnuar ne këtë qytet. Into the Park u kujdes që të ndërpritet kjo seri e zezë. Këtë vit e kemi prapë, me 21-22 qershor fillon edicioni i dytë që karakteristikë ka trion: art, muzikë dhe mjedis.

Shumë grupe muzikore kishin dhjetëra vite që nuk përformonin në Pejë. Disa tjerë me vlerë nuk kishin përformuar kurr. Organizimet që bëhëshin ishin kryesisht monotone, komerciale të shoqëruara me pop-folk, e organizime si ato të miss-ave e misterëve. Qyteti më shpejtësi drite kishte nevojë për filtrim e zhvillim kulturor. Këtë e filloj “ANIBAR”, festival i Filimit të Animuar, që është bërë tradicional tashmë, e “Into The Park” e vazhdoi.

Duke parë këtë degradim kulturor e përparim të kitsch kulturës lindi nevoja për ndryshim. Albert Kamy thoshte se “Të jetosh nën këtë qiell mbytës, je i detyruar ose të dalësh ose të qëndrosh brenda”. Qyteti doli jashtë qiellit mbytës kulturor me “Into The Park”. Viti i parë i festivalit solli mjaft ndryshime. Për dy ditë qyteti ishte i stërmbushur, më i gjallë. Akomodimi bëhëj në kampin afër festivalit, në tenda. Dita fillonte me shfaqje të filmave që ndërlidheshin me ambientin, vazhdonte me ekzpozitën mbi trashëgiminë kulturore. Të rikujtojmë edhe ekspediten me biçikleta e udhëtimin me trenin me rrota që bëhej deri në hyrje të Rugovës.

Në fund ishte koha për muzikë, për “Into the Stage” siç quhej. Artistë vizuel, DJ, e grupe muzikore kishin fjalën e tyre. Folën mjaftë mirë, folën me gjuhën e artit.

26 artistë do të përformojnë këtë vit. Në grupin e Genc Salihut është edhe Petrit Çeku, njëri ndër kitaristët më të mirë në botë. Pig & Dan do të përkujdesen për pjesën elektronike, bashkë me DJ tjerë : Likatek, Cuc, MilotB, NaniKilla, Artil, Adriatik e UranB. Kuarteti Belg, The Valerie Solanas, e Visar Kuçi do të përformojnë elemente të Jazz-it. Gipsy Groove e Conquering Lion me funk e reagge, ndërsa Troja, rock. 

Që të kontribuohet për mjedis, për gjatë dy ditëve të festivalit do të ndërtohen disa shporta recikluese, e fushata tjera që ndërlidhen me ambientin. Për orientim e informacion është krijuar programi “Into The Park” për telefonat e mençur.

Arti, muzika dhe mjedisi në një festival të vetëm; 3 në 1. 21-22 qershori do të jetë në “FLAKË”.

Advertisements