Slavoj Žižek: Viti i të ëndërruarit rrezikshëm

1558621_10152014019530318_177543500_n

Kapitulli IX – Përtej smirës dhe pakënaqësive

Adam Kotsko së fundmi ka hulumtuar gamën mbresëlënëse të “sociopatëve që ne dashurojmë”, gangsterët si Tony Soprano, vrasësit serik si Dexter, agjentët torturues antiterroristë si Jack Bauer, deri tek Homer Simpson-i, babai primitiv e jofunskional. Çka i bën bashkë këto karaktere është ajo, që për çfarëdo arsye (që nga kënaqësia apo dëshira e thjeshtë subjektive për përfitim material, e deri tek mbrojtja e pëlhurës bazë të shoqërisë sonë), ata janë në gjendje, pa asnjë shqetësim moral, të pezullojnë rregullat thelbësore të mirësjelljes njerëzore duke mashtruar, vrarë, torturuar, manipuluar e poshtëruar fqinjët e tyre pa asnjë detyrim. Si mund të interpretojmë këtë mbresëlënie të çuditshme? Përgjigja e dukshme duhet të lexohet si indeks i dështimeve të lidhjeve shoqërore që e mbajnë shoqërinë të bashkuar. Kjo shoqëri dukshëm ka nevojë për sociopatë që të funksionojë “normalisht”; vetëm ata mund ta shpetojnë atë, që do të thotë se rregullat e shoqërise duhet të thehen për hir të vet shoqërisë. Por analiza perceptive e Kotsko-s kap një hap tutje: problemi me këta sociopatë është se ata nuk janë mjaftueshëm sociopatë; ata ende kanë nevojë për shoqërinë, dhe në mënyrën e tyre t’i shërbejnë shoqërisë.

Me fjalë të tjera, ajo që Lacan-i e quan “Tjetri i Madh” qëndron e fuqishme duke përcaktuar qëllimet që frymëzojnë heronjtë tonë sociopatë (sukseset e tyre shoqërore, pasuria, drejtësia, siguria publike) dhe shumë lehtë përfshijnë efektin e aksioneve të tyre (House dhe Bauer kanë shpëtuar shumë jetëra, e kështu me radhë). Nga ky pasqyrim thelbësor dialektik, Kotsko nënvizon idenë e sociopatit të vërtetë, si revolucionar shoqëror, e që në mënyrë të efektshme nxjerr pyetjen mbi kordinatat themelore të Tjetrit të Madh të shoqërisë. Kotsko po ashtu identifikon karakteristikat shpenguese te çdo lloj sociopati që ai përshkruan: “komplotuesit” shfaqin një lloj kënaqësie fëmijërore në komplotet e tyre ndaj miqëve; “ngjitësit” shfaqin kreativitet e dëshirë të jashtëzakonshme që të rrezikojnë në ndjekjen e pamëshirshme të qëllimeve të tyre; “zbatuesit” (McNulty, Bauer) u janë përkushtuar një qëllimi më të rëndësishëm se se sa jetesa normale që bëhët duke e njdekur lumturinë. Kombinimi i këtyre tri karakteristikave a nuk siguron modelin e përsosur për një revolucionar të mirëfilltë? Ai që është gati të heq dorë nga jeta e tij për këtë kauzë; ai që sjell kreativitet e gatishmëri ndaj rrezikut; dhe e fundit por jo përfundimisht, ai që gjen kënaqësi të pafajshme në aktivitetin e tij, i liruar nga të gjitha gjurmët e sakrificës mazohiste.
Në vitin 1929 kur gazetarët e pyeten Stalinin se çka e karakterizon një bolshevik të mirë, përgjigjia e tij ishte kombinim i përkushtimit rus dhe shpirtit pragmatik amerikan. Sot, 80 vjet më vonë, duhet të shtojmë në listë lumturinë e pafajshme: ajo çka kemi nevojë është një subjekt që kombinon përkushtimin e Jack Bauer, shpirtin krijues pragmatik të Stringer Bell, dhe lumturinë të pafajshme e djallëzore të Homer Simpson-it.”

Slavoj Žižek – Viti i të ëndërruarit rrezikshëm. Fq.124-125.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s