Samuel Beckett: I Paemërtueshmi

Për fat t’keq kam frikë (si përherë), për t’vazhduar. Duke vazhduar nënkuptoj shkuarjen nga këtu, nënkuptoj gjetjen time, humbjen, zhdukjen dhe rifillimin tim (i huaj s’pari, më pas, pak nga pak i njejtë si çdoherë), në një vend tjetër për t’cilin duhet të them se përherë aty isha, për t’cilin nuk duhet t’dijë asgjë, (i paaftë për të parë, lëvizur, menduar e folur), por për t’clin pak nga pak – përkundër këtyre të metave – duhet të fillojë të dijë diçka: mjaftueshëm sa për tu kthyer si përherë i njëjti vend. I njëjti i cili siç duket bëri për mua, e nuk më dëshiroj mua. Për t’cilin dëshiroj e s’dëshiroj, (bëje zgjedhjen), i cili do t’më vjell jashtë a do t’më gëlltisë brenda, (këtë kurrë s’do ta dijë), i cili është thjeshtë ndoshta, brenda kafkës sime t’largët, t’cilen dikur e humba. Tash jam ndrequr, i humbur për imtësira, (ose tendosem ndaj mureve me kokën time, me duart, këmbët dhe shpinën time). Dhe kurrë më s’murmurisë tregimet e mia të vjetra, (tregimin tim), sikur t’ishte hera e parë.

Samuel Beckett: I Paemërtueshmi. Fq. 12-13.

Alibi për ikjen, zhdukjen, kthimin, e këto…

V.M.

Audre Lorde: Litani për mbijetesën

Audre-Lorde-image-1-1250x600

Litani* për mbijetesën

***

Kur dielli lind kemi frikë se,
gjatë s’do mbetet.
Kur dielli perëndon kemi frikë se,
në mëngjes s’do lind .
Kur barkun plot e kemi frikësohemi nga,
mostretja.
Kur barkun bosh e kemi frikësohemi se,
mos s’do hamë kurrë?
Kur na dashurojnë kemi frikë se,
do zhduket dashuria.
Edhe të vetëm kur jemi, kemi frikë se,
kurrë s’do kthehet dashuria,
dhe kur flasim kemi frikë se,
s’do dëgjohen fjalët tona,
e as pranohen.
Por kur jemi të heshtur,
ende kemi frikë.
Prandaj më mirë të flasim,
duke kujtuar se,
s’u menduam kurrë për të mbijetuar.

*Litani – Formë e lutjes që përbëhet nga seri të lutjeve, secila e ndjekur nga një e pandryshueshme; Përsëritje e mërzitshme;

Ryszard Kapuściński: Perandori

Shkelqësia e tij, Augusti, i qortoi burokratët për shkak se kishin dështuar të kuptojnë një parim të thjeshtë: parimin e thesit të dytë. Njerëzit nuk revoltohen vetëm pse ata duhet të mbajnë një peshë të rëndë, ose pse shfrytëzohen. Pa u shfrytëzuar ata nuk e njohin jetën, nuk e dinë nëse ndonjë jetë e tillë ekziston madje. Si mund të dëshirojnë diçka që nuk mund ta imagjinojnë? Njerëzit do të revoltohen vetëm atëherë, kur në një moment të vetëm, dikush përpiqet të hedh barrën e dytë, thesin e dytë të rëndë mbi supet e tyre. Fshatari do të bie me fytyrë në baltë, e më pas do të ngrihet duke e kapur sëpatën. Do ta kap sëpatën zotëria im i dhembshur, jo pse ai thjesht nuk mund të mbajë këtë barrë të re, ai mund ta mbajë atë, por do të ngrihet për shkak se ai e ndjen se duke ia hedhur barrën e dytë papritur e tinëzisht, ju keni provuar ta mashtroni atë, e keni trajtuar si një kafshë pamend. Keni shtypur edhe atë çka ka mbetur nga dinjiteti i tij i mbytur tashmë, e keni marrë për idiot i cili nuk sheh, nuk ndjen, e nuk kupton. Njeriu nuk e kap sëpatën për të mbrojtur portofolin e tij, por për të mbrojtur dinjitetin, dhe se, i dashur zotëri, ja pse Shkelqësia e tij i qortoi nëpupunësit. Për lehtësinë e kotësinë e tyre, në vend se ta shtonin barrën pak nga pak, në thasë të vegjel, ata u përpoqen t’iu japin një thes të tëre e të madh në të njejtën kohë.

V.M.

Valton Marku: Kur në shprehje vjen shkarkimi!

Mendësia e zotërimit të çdo gjëje duke shfrytëzuar fuqinë e pushtetit, Ramadan Mujës i kushtoi me dy vite burg që hynë në fuqi pas tre vjetësh, si dhe, dënimi tjetër për hir të denimit ia ndalon për 30 muaj ushtrimin e çdo posti publik. Edhe pesë tjerë u dënuan, dënimet e të cilëve njëjtë si kryetarit të tyre hynë në fuqi për mesatarisht një vjet e gjysmë. Bazuar në praktikat e mëhershme kur zyrtarët e paktë publik – kryesisht të partisë në pushtet – janë dënuar, hapësira e lënë deri në ekzekutimin e dënimit është shfrytëzuar si mundësi për t’i ikur dënimit. Të bie ndërmend Xhabir Zharku e disa tjerë që shfrytëzojnë kohën ose për ta mbytur vërtetësinë e fajit, ose si ky i pari për t’u zhdukur. Kryetari i Komunës nga PDK-ja vendosi diçka tjetër, këmbëngulje me alibinë se: “pa u vërtetuar fajësia, nuk vjen në shprehje dorëheqja”. E po, shumë mirë! Atëherë nga qytetarët e Prizrenit e të Kosovës vjen në shprehje shkarkimi. Mos u dorëhiq, po të shkarkojmë me protestë. Njëjtë si ish-rektorin mashtrues. Fundja, të një brumi jeni.

Continue reading

Friederich Engels: Sepse Marksi ishte, para se gjithash, një revolucionar!

Fjalimi i Friedrich Engels në varrimin e Karl Marksit

Me 14 mars, në orën tre pa një çerek të pasditës, pushoi së menduari mendimtari më i madh i kohërave tona. S’kishim as dy minuta që e lamë vetëm dhe kur u kthyem në dhomë, e gjetëm të fjetur qetë në poltronin e tij, por të fjetur përgjithmonë.

Për proletariatin luftues të Europës dhe të Amerikës, për shkencën e historisë, vdekja e këtij njeriu është një humbje që s’ka të matur. Shumë shpejt do të ndjehet boshllëku që u krijua me vdekjen e këtij gjiganti.

Continue reading