Louis Althusser: Zbarkimi në komunizëm

L.A : Kam lindur në Algjeri. Nëna ime ishte e bija e një farmeri të varfër francez. Ajo vendosi të shkonte në Algjeri për shkak të…

Babai im ishte i biri i një Asatiani. Në vitin 1961 ai e zgjodhi Francën, më pas u dëbua në Algjeri. Kështu u njohën prindërit e mi.

Q: Si u zhvillua rrjedha juaj intelektuale e kulturore?

L.A: Falë dy njerëzve. I pari quhej Jean Guitton, filozof katolik, shok i papa Xhonit të XXIII, e po ashtu shok i Palit të VI. Për më shumë, ishte shok shumë i ngushtë i Palit të VI, i cili më mësoi të shkruaj ese, e tema shkolle. Kështu u formova intelektualisht.

Q: Si u bëre komunist?

L.A. : U bëra komunist sepse isha katolik. Nuk e ndërrova besimin, atë e gjeta…është e mundshme të them se thellë-thellë mbeta katolik. Nuk shkoja në kishë, por çfarë paraqet/nënkupton kisha sot? Ditëve të sotme nuk i pyesni njerëzit se pse shkojnë në kishë, apo jo?

Qëndrova katolik, pra universalist, internacionalist, hë? Mendoja që në partinë komuniste ka mjete më të përshtatshme për të realizuar vëllazërinë univerzale. Më vonë, nën ndikimin e gruas sime, e cila bëri…. e cila bëri…. në kuptimin e tmerrshëm…. e cila më mësoi shumë, shumë, shumë, shumë… gratë nuk e dinë se çfarë mundësi kanë, çfarë aftësi, çfarë fakultete kanë…. për tu marrë me politikë.

Q: Cfarë dallime ka në mes dashurisë dhe respektit?

L.A: Ka dallime të mëdha… për shkak të kishës, siç kishte thënë Jezusi: duhet ta duani fqinjin tuaj…. dashuria bëhët urdhër… e cila përfshinë/përmbanë tjetrin. Ju duhet të dashuroni tjetrin sikur vetën tuaj…. është urdhër… Unë nuk dua asnjë urdhër…. i vetmi urdhër që unë dua nuk është urdhër në të vërtetë, të respektosh tjetrin nuk është urdhër – është diçka e juaja. Nëse thuani se ju duhet të duani tjetrin, tjetri bëhët i përfshirë në dashurinë tuaj, ai/ajo nuk mund të arratiset, e kuptoni? Dhe nëse atij/asaj nuk ia ndien (nuk e çan kokën) për dashurinë tuaj, cfarë mund të bësh? Nëse insistoni se unë duhet të dua ty, unë do duhesha për shkak se Krishti e kërkon nga unë, ata (tjerët) më pyesin çfarë do bëje? Ju vazhdoni tutje.

Në fakt, nëse ju duhet të respektoni tjerët, atëherë në rregull, ju lejoni që ata të bëjnë çfarë të duan. Nëse të duan, në rregull, nëse jo, prap në rregull.

Nëse dashuroni ndokënd (ata), ju tentoni t’i shpjegoni atij/asaj. Nëse nuk i dashuroni, ju bëni çfarë të doni.

Q: Cila është metoda juaj e punës e e studimit?

L.A: Provoj të bëjë atë çka gjejë/mendoj që është më rëndësishme ndër të gjitha. Regulli numër një: është të ndryshoj mendimin, mënyrën e të menduarit, pastaj të ndryshojë mënyrën e veprimit… kuptimi/nënkupton të ndryshohet mënyra e organizimit, mobilizimit, kuptimit, veprimit të njerëzve, organizimi i një aksioni….sindikatat, politikat… etj. etj.

Q: Kjo gjithashtu nënkupton ndryshimin e rrugëve të politikë-bërjës? Çka është politika?

L.A: Çka është politika? hahaha…. i bie që të veprosh për liri dhe barazi.

Q: Çfarë do të thotë të bësh politikë?

L.A: Të jesh i vetëdijshëm mbi marrëdhëniet e vërtata që ekzistojnë në mes njerëzve që kanë ide për politiken dhe për tjerët.

V.M.

http://www.filosofia.rai.it/articoli/louis-althusser-lapprodo-al-comunismo/5318/default.aspx

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s