Nazim Hikmet: Mbi jetesën

I

Jetesa nuk është çështje e të qeshures:
duhet të jetosh me seriozitet të madh
sikur ketri, për shembull.
Dua të them pa kërkuar për diçka përtej e më lart jetesës,
dua të them që jetesa duhet të jetë puna jote më e madhe.
Jetesa nuk është çështje e të qeshures:
duhet ta marresh seriozisht
sa shumë, e në ç’shkallë
aq sa, për shembull, me duart e lidhura prapa,
me shpinën tek muri,
ose tjetra në laborator,
nën pallten e bardhë dhe syzet e sigurisë,
mund të vdesësh për njerëzinë,
madje edhe për ata që kurrë s’ju ke parë fytyrat,
edhe pse e dini që jetesa është,
gjëja më reale, më e bukura.
Dua të them, duhet ta marrësh jetën seriozisht
aq sa edhe në të shtatëdhjetat do ta mbjellje një trung ulliri, për shembull,
dhe jo për fëmijët tuaj,
ani pse i frikësoheni vdekjës, nuk besoni në të,
sepse jetesa, dua të them, peshon më rëndë.

II

Le të themi që jeni shumë të sëmurë, në nëvojë për kirurgji,
për të cilën themi se s’mund ta arrish
nga tabela e bardhë.
Edhe pse është e pamundur të mos ndjehesh keq,
për shkak se do të shkosh herët paksa,
ne ende do të qeshim me batutat e treguara,
do të shikojmë në dritare se si bie shiu jashtë,
ose do të presim ende me nervozë,
për lajmet e fundit…
Le të themi që jemi përpara,
për diçka që ja vlenë të luftohet, themi.
Aty, që në sulmin e parë, në ditën e parë,
mund të biem me fytyrë përtokë, të vdekur.
Do ta shohim këtë me një nërvozë kurioze,
por prap shqetësohemi nga vdekja,
për të dalat e luftës, që mund t’zgjasin me vite.
Le të themi që jemi në burg,
afër të pesëdhjetave,
themi, na kanë mbetur edhe tetëmbëdhjetë vjet,
para se dyert e hekurta të hapen.
Prapë do të jetonim me të jashtmen,
me shtazet e njerezit e saj, vështirësitë e erërat,
Dua të them që e jashtmja
Dua të them me të jashtmen, përtej mureve.
Dua të them, sido dhe kudo që jemi,
duhet të jetojmë sikur kurrë s’do të vdesim.

III

Kjo tokë, ftohtë do të rritet,
yll mes yjeve
njëri si më i vogli,
grimcë pluhuri i praruar mbi kadife të kaltër.
Dua të them, kjo, toka jonë e madhe.
Kjo tokë, ftohtë do të rritet një ditë,
jo sikur një bllok akulli,
apo një re e vdekur,
por sikur një arrë boshe do të rokulliset bashkë,
në hapësirën e fushave të zeza…
Duhet të brengoseni për këtë të drejtë tani
duhet ta ndjeni këtë keqardhje tash,
për botën që duhet dashur kaq,
nëse duhet të themi, “jetova”.

V.M.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s