Friederich Engels: Sepse Marksi ishte, para se gjithash, një revolucionar!

Fjalimi i Friedrich Engels në varrimin e Karl Marksit

Me 14 mars, në orën tre pa një çerek të pasditës, pushoi së menduari mendimtari më i madh i kohërave tona. S’kishim as dy minuta që e lamë vetëm dhe kur u kthyem në dhomë, e gjetëm të fjetur qetë në poltronin e tij, por të fjetur përgjithmonë.

Për proletariatin luftues të Europës dhe të Amerikës, për shkencën e historisë, vdekja e këtij njeriu është një humbje që s’ka të matur. Shumë shpejt do të ndjehet boshllëku që u krijua me vdekjen e këtij gjiganti.

Ashtu siç ka zbuluar Darvini me ligjin e zhvillimit të botës organike, Marksi zbuloi ligjin e zhvillimit të historisë njerëzore, zbuloi faktin e thjeshtë, që kohëve të fundit kishte mbetur i heshtur nën shtresat ideologjike, se njerëzit në radhë të parë duhet të hanë, të pinë, të kenë një banesë, dhe të vishen para se të merren me politikë, me shkencë, art, fe, etj.; se, si rrjedhim, prodhimi i mjeteve materiale imediate të jetesës dhe bashkë me të një populli ose epoke përbëjnë bazën mbi të cilën zhvillohen institucionet shtetërore, pikëpamjet juridike, arti dhe bile idetë fetare të njerëzve, dhe duke u nisur nga kjo ato duhet shpjeguar – dhe jo anasjelltas siç është vepruar deri tani.

Por kjo nuk mjafton. Marksi gjithashtu zbuloi ligjin e veçantë të lëvizjes së mënyrës së sotme kapitaliste të prodhimit dhe të shoqërisë borgjeze të lindur prej saj. Zbulimi i mbivlerës hodhi menjëherë dritë në këtë fushë, ndërsa më parë si ekonomistët borgjezë, ashtu dhe kritikët socialistë në të gjitha kërkimet e veta endeshin në errësirë.

Dy zbulime të tilla do të ishin të mjaftueshme për të mbushur një jetë të tërë. I lumtur do të ishte edhe ai i cili do të mund të bënte qoftë edhe vetëm një zbulim të tillë. Por Marksi ka bërë zbulime origjinale në çdo fushë që ka studiuar – edhe në fushën e matematikës – dhe asnjëren nga këto fusha, që nuk ishin të pakta, ai nuk i ka studiuar në mënyrë të përciptë.
I tillë ka qenë ky shkenctar. Por nuk ishte kjo ana kryesore e tij. Shkenca ka qenë për Marksin një forcë lëvizëse e historisë, një forcë revolucionare. Sado i madh të ishte gëzimi që i jepte çdo zbulim i ri në çdo shkencë teorike, zbatimi praktik i të cilit mund të parashikohej akoma, – krejt ndryshe ishte gëzimi i tij kur ishte puna për një zbulim, i cili ushtronte menjëherë influencë revolucionare mbi industrinë, mbi zhvillimin historik në përgjithësi. Kështu ai ka ndjekur në të gjitha hollësirat zhvillimin e zbulimeve në fushën e elektricitetit në kohët e fundit akoma nga zbulimet e Marsel Depre.

Sepse Marksi ishte, para se gjithash, një revolucionar. Të merrte pjesë në një mënyrë ose tjetër në përmbysjen e shoqërisë kapitaliste dhe institucioneve shtetërore të krijuara prej saj, të merrte pjesë në çlirimin e proletariatit të sotëm, të cilin ai për herë të parë e bëri të vedëdijshëm për gjendjen dhe nevojat e veta, të vetëdijshëm për kushtet e çlirimit të vet – ja cili ka qenë vërtetë misioni i tij në jetë. Lufta ishte elementi i tij. Dhe ai luftonte me aq pasion, me aq këmbëngulje, me aq sukses, sa pak kanë luftuar. E para “Gazeta Renane” në vitin 1842, “Vorwarts-i” i Parisit në vitin 1844, “Gazeta Gjermane e Brukselit” në 1847, “Gazeta e re Renane” në vitet 1948-49, “Tribuna e New York-ut” në 1852-61, dhe përveç këtyre një numër i madh broshurash ushtarake, puna në organizatat e Parisit, Brukselit dhe Londrës, deri sa, më në fund, si kurorëzim i të gjitha këtyre, lindi Shoqata e madhe Ndërkombëtare e Punëtorëve. Këto kanë qenë me të vërtetë vepra, për të cilat mund të krenohej ai që i ka bërë dhe sikur të mos kishtë bërë gjë tjetër.

Ja pse Marksi ka qenë njeriu që është urryer më s’shumti, dhe ndaj të cilit është shpifur më s’tepërmi. Qeverite si ato autokratike, ashtu dhe ato republikane e dëbonin. Borgjezët, si konservatorët, ashtu dhe ultrademokratët ishin në garë për të shpifur, e për ta mallkuar. Ai i hodhi poshtë gjithë këto ndyrësira, duke mos u dhënë rëndësi e duke mos u përgjigjur vetëm atëherë kur ishte krejtësisht e domosdoshme. Dhe ai vdiq i nderuar, i dashur dhe i vajtuar nga miliona shokë lufte revolucionarë nga Europa e Amerika. Që nga minierat e Siberisë deri në Kaliforni. Dhe mund të them pa frikë: ai mund të ketë pasur shumë kundërshtarë, por nuk ka pasur asnjë armik personal.

Emri dhe vepra e tij do të rrojnë në shekuj të shekujve!

 

Shkëputur nga: Kujtime nga jeta e Marksit dhe Engelsit. Libri Shkollor. Tiranë, 1979.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s