Valton Marku: Kur në shprehje vjen shkarkimi!

Mendësia e zotërimit të çdo gjëje duke shfrytëzuar fuqinë e pushtetit, Ramadan Mujës i kushtoi me dy vite burg që hynë në fuqi pas tre vjetësh, si dhe, dënimi tjetër për hir të denimit ia ndalon për 30 muaj ushtrimin e çdo posti publik. Edhe pesë tjerë u dënuan, dënimet e të cilëve njëjtë si kryetarit të tyre hynë në fuqi për mesatarisht një vjet e gjysmë. Bazuar në praktikat e mëhershme kur zyrtarët e paktë publik – kryesisht të partisë në pushtet – janë dënuar, hapësira e lënë deri në ekzekutimin e dënimit është shfrytëzuar si mundësi për t’i ikur dënimit. Të bie ndërmend Xhabir Zharku e disa tjerë që shfrytëzojnë kohën ose për ta mbytur vërtetësinë e fajit, ose si ky i pari për t’u zhdukur. Kryetari i Komunës nga PDK-ja vendosi diçka tjetër, këmbëngulje me alibinë se: “pa u vërtetuar fajësia, nuk vjen në shprehje dorëheqja”. E po, shumë mirë! Atëherë nga qytetarët e Prizrenit e të Kosovës vjen në shprehje shkarkimi. Mos u dorëhiq, po të shkarkojmë me protestë. Njëjtë si ish-rektorin mashtrues. Fundja, të një brumi jeni.

Prej se Partia Demokratike e Kosovës është në pushtet ajo ka kapur shtetin e pothuajse çdo institucion publik sikur ta kishte të drejtën absolute mbi të. Mendësia e tillë është ajo e zotërimit të çdo gjëje, ku mbështetje qorre gjen tek ideja e parlamentarizmit, e stilit: i kemi votat. Sipas tyre duhet të reduktohesh në numra për të reaguar ndaj padrejtësive! Pushteti me këtë mendësi shfrytëzohet si fuqi për të bërë veprime të paligjshme e të padrejta, ashtu siç Ramadan Muja bëri kur brenda ditës kaloi tokën nga pronësia e AKP-së në pronësi të komunës, e më pas sikur të ishte e tij iu dha një kompanie private. Mendësia e zotërimit brina s’ka! Votëbesuesit e PDK-së në anën tjetër janë mjeti që përdoret për të mpleksur mendësinë e zotërimit nga lart me heshtjen që duhet mbahet poshtë tek populli. Për këtë arsye, të paktë janë edhe PDK-istët që distancohen nga veprime të tilla. Ata mendojnë se sa më shumë kapin, aq më të pakapshëm bëhen dhe sa më shumë heshtin kur iu shpërfaqet kapja, aq më të fuqishëm bëhen për të ri-kapur e ri-kapur. Kjo mendësi është kriminale, e as nuk e shpëton rritja e pagave në institucione publike, e as rritja e pensioneve, e as krijimi i FAK-ut. E meqë janë trend… as “selfie”-t.

Historia do t’i gjykojë të gjithë, këtë të mirë e ka. Do të mbajë mend më shumë për atë që shkatërruam se sa krijuam, do të thoshte publicisti Çak Palhanjuk. Ndërsa qytetari i shtypur, i shpërfillur e i pallogaritur i Kosovës gjendet përballë herës “kur duhet t’ia jap një shtytje historisë”, shkruante Lenini. Njëjtë siç i dhamë shtytje më 1968, 1981, 1997-99. Sot duhet t’i japim shtytje kundër atyre që krijuan, shkatërruan e më pas tradhëtuan.

Ramadan Muja respekton vendimin e organeve të drejtësisë, por ka vendosur të ankohet në gjykata e gjykata. Edhe pse krimi i tij është i dukshëm e me verdikt, hamendësisht le të pyesim se çka nëse pas një apo dy viteve prap do shpallej fajtor? Drejtësia gaboi prap apo miqtë e Hashim Thaçit nuk arritën ta shpëtonin? Në shkurt të këtij viti, një gjykatë kishte shpallur fajtor ish-kryetarin e Nju Orlinsit, Rej Nejgjin. Në vend se të ankohej si Muja, ai kishte thënë para shpalljes së vendimit: “Jam mirë. Ka kohë që kam bërë paqe me veten”. Problemi i të pamoralshmëve tek ne është se kanë bërë paqe me krimin, jo veten. Kryetari i dënuar do duhej të bënte paqe me veten tashmë. Dhe me popullin! Nëse ai me të vërtetë beson në pafajësinë e tij, do të dorërhiqej. Jo pse dëshiron opozita a kushdo tjetër, por se drejtësia herët a vonë, flet.

Për Mujën drejtësia foli, ndoshta pamjaftueshëm. Kërcënuesi i kamerave të gazetarëve nuk e ka ndërmend të dorëhiqet. I domosdoshëm është shkarkimi nga populli. Prizreni ka nevojë për t’u çliruar, ashtu siç ka nevojë Kosova. Siç kishte e ka ende nevojë Universiteti! Të gjithë për Prizrenin, derisa kapësit të futen në burg!

P.S.

Udhëheqësi i Revolucionit Francez, Maksimilan Robespierri, gjersa bashkë me popullin gjykonte mbretin Lui i XVII kishte thënë: “Njerëzit nuk gjykojnë njëlloj si gjykatat; nuk japin vendime gjyqësore por godasin me rrufe; nuk i dënojnë mbretërit por i flakin tej në hiçin nga kanë ardhur; dhe kjo drejtësi është po aq e vlefshme sa ajo e gjykatave.”

Për Ramadan Mujën e dënuar do të vlente kjo: “qytetarët nuk janë dele siç ju mendoni; nuk kullosin, shtypen e dirigjohen, por godasin si rrufe; nuk i durojnë kryetarët e dënuar të komunave, por i shkarkojnë ata; dhe këto veprime, janë po aq të barazvlefshme sa të çdo institucioni tjetër. Sepse protestat janë institucion më vete.”

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s