Qemal Stafa: Nënshtypje kaltërsie

Mbi valët kryeneçe që lëkundin si fëmijë barka rrëshqet ledhatuese. Zhurma monotone e makinave të fuqishme shënon ritmin e shpejtë të kohës që kalon. Dielli i korrikut, i egër, i zjarrtë, i jep shkëlqime kristalime shkumës bardhoshe që shfren deri në zemrim.Mbështetun mbi parmakët e pastër, nji detar i nximë më buzëqesh, miqësisht.

I afrohem. E përshëndes.

Dora e tij e gjanë dhe e mësueme me tërhjekë pesha të randa, shtrëngon timen që ka humbë gjurmët e fuqisë.

Continue reading

Advertisements

Fitim Salihu: Egjipti i personifikuar në Basem Mohsenin

Historia e Egjiptit prej fillimit të protestave kundër Mubarakut më 25 janar 2011 e gjer në çastet që po i shkruaj këto rreshta më vjen si një personifikim i jetës së një njeriu të vetëm, Basem Mohsenit.

Bassem Mohsen u lëndua gjatë revoltës së fillim-vitit 2011, me ç’rast qe rrëzuar diktatori Mubarak. Në nëntor 2011, Basemi humbi syrin e tij të majtë gjatë protestave kundër ish-shefit ushtarak Tantavi dhe Këshillit Suprem të Forcave të Armatosura. Në gusht 2012 ai u përball me një gjyq ushtarak. Në tetor 2012 iu bashkangjit demonstratave kundër presidentit të ri Mursi, me ç’rast qe rrahur barbarisht prej përkrahësve të “Vëllazërisë Myslimane” (më tutje do t’i referohem thjesht si ‘V.M.’), Më 2013 ai themeloi lëvizjen aktiviste “Tamarod” (Rebelimi) dhe kryesoi një grup të armatosur në Suez, për t’iu bashkuar më vonë radhëve të protestuesve anti-Mursi. Pas grusht-shtetit, i vetëdijshëm se junta qe bërë shumë e egër ndaj popullit, ai iu bashkangjit protestave krah për krah me përkrahësit e VM-së kundër brutalitetit policor. Ai nuk protestoi për rikthimin e Mursit në pushtet. Ai po protestonte duke bërë thirrje për drejtësi dhe për t’i dhënë fund dhunës së gjeneralëve. Më 20 dhjetor 2013, gjersa po protestonte, ai u qëllua në kokë, për të ndërruar jetë dy ditë më pas, më 22 dhjetor 2013 në spital.

Continue reading

Slavoj Žižek: Nëse do ta sundoja botën

Në trillerin e Martin Kruz Smithit Gjiri i Havanës, një vizitor amrikan kapet në një komplot kundër Fidel Kastros. Më pas ai zbulon se komploti ishte organizuar nga vetë Kastroja. Kastroja është i vetëdijshëm për rritjen e pakënaqësive ndaj tij, madje edhe nga vetë rrethi i ngushtë i funksionarëve, kështu që prej vitesh urdhëronte agjentët e tij të fshehtë për të organizuar një komplot për ta rrëzuar atë, me qëllim të vetëm çrrënjosjen e funksionarëve të pabesë. Vetëm para miratimit të komplotit, tufa e rebelëve arrestohet dhe likuidohet. Dhe kjo është gjëja e parë që do ta bëja për ta siguruar mbretërimin nëse do ta sundoja botën. Zoti bën të njëjtën gjë te Njeriu që ishte Enjti i GK Çestertonit, kështu unë do të isha i mirëshoqëruar.

Continue reading

Eroll Gashi: I nëpërkëmbur, i pangrënë

Banksy-in-New-York10I nëpërkëmbur, i pangrënë

Ti nuk shtypesh në qiej,
ty në tokë të qihet nëna.
Nën pika strehash pasanike
duke nuhatur erë nga brenda

Stinët nuk janë tuat.
Ato ty njësoj të zënë.
Por kur do vijë stina e jote,
o i nëpërkëmbur, o i pangrënë ?!

Nxjerri plubmat nga plagët e kalbura,
dhe drejtojë për nga kanë ardhur.
O lufto, o arrtisu
drejt plagëve që nuk kanë të ndalur!

Pejë, 01.04.2014