Ernesto Çe Guevara: Rreziqet nga dogmatizmi dhe dobësitë tona

Situata e tanishme, padyshim, përmban një sërë rreziqesh. Jo vetëm rrezikun nga dogmatizmi, as nga ngrirja e marrëdhënieve me masa midis detyrës sonë të madhe, po edhe rreziku nga dobësitë, në të cilat mund të biem. Njeriu i cili tërë jetën e vet ia kushton revolucionit s’guxon të lejojë ta pengojë mendimi për ate që s’ka ndonjë fëmijë, për këpucët e tij të vjetëruara, për atë të domosdoshmën që i mungon familjes së tij. Nëse lejon që këto halle ta preokupojnë, ai krijon pozitë të përshtatshme për veprimin e korrupsionit.

Sa na përket ne, gjithnjë kemi thënë se fëmijët tanë duhet të kenë njësoj si edhe të tjerët, por edhe të mos kenë atë që fëmijë e tjerë se kanë. Familja jonë duhet të kuptojë këtë dhe të luftojë për këtë. Revolucionin e zbaton njeriu, por edhe ai duhet nga dita në ditë të kalisë frymen e vet revolucionare.

Kështu ne shkojmë përpara. Në krye të kolonës kolosale – nuk turpërohemi të themi këtë – ecën Fideli, pas tij kuadrot më të mira të Partisë, e menjëherë pastaj, aq afër sa ndiejmë forcën e tij, vjen tërë populli i cili vendosmërisht shkon kah qëllimi i përbashkët. Ky popull është i përbërë nga individët, të cilët kanë fituar vetëdijen se ç’duhet bërë, nga njerëzit të cilët luftojnë të dalin nga perandoria e domosdosë për të hyrë në perandorinë e lirisë.

Kjo shumicë dërmuese rregullohet, disiplina e saj i përgjigjet nevojës të cilën të gjithë e kanë kuptuar, kjo s’është turmë e shpërndarë, e ndarë gjer në pambarim, të cilën të gjithë e kanë kuptuar, në të cilën secili përpiqet që, në çfarëdo mënyre, me luftë të rreptë kundër të ngjashmëve me vetveten gjenë mbështetje për ardhmërinë e pasigurt.

Ne dimë se së shpejti na presin viktima të reja dhe se patjetër do të paguajmë pozitën tonë heroike të kombit avangard. E ne udhëheqësit, ne duhet të paguajmë që kemi të drejtë të themi se jemi avangardë e popullit i cili është në ballë të Amerikës Latine.

Ne të gjithë rregullisht paguajmë pjesën tonë të flijimit, të vetëdijshëm se shpërblimi është kënaqësi për hir të kryerjes së detyrës, që të gjithë së bashku të përparojmë kah njeriu i ri i cili po duhet në horizont.

Ne jemi më të lirë sepse jemi më të pasur.

*

Më lejoni të nxjerr disa konkludime.

Ne, socialistët, më të lirë jemi sepse jemi më të pasur, më të pasur, sepse jemi të lirë.
Skeleti i lirisë sonë është këtu. I mungon vetëm pëlhura dhe teshat, e këto i krijojmë.
Flijimi ynë është i vetëdijshëm; ai është çmimi i lirisë të cilën po e ndërtojmë.
Rruga është e gjatë dhe pjesërisht e panjohur. Ne i dimë mundësitë tona. Vetë do të krijojmë njerinë e shekullit XIX.
Ne kalitemi nëpërmjet aksionit të përditshëm duke ndërtuar njerinë e ri dhe tekniken e re.
Personaliteti luan rol të madh nxitës dhe udhëheqës aq sa fut në jetë virtytet, më të larta dhe synimet e popullit dhe kurre nuk shtrembëron rrugën.
Avangarda hap rrugën, këta janë më të mirët mes të mirëve, kjo është Partia.
Materiali bazë për veprën tonë është rinia. Në të i kemi të gjitha shpresat tona dhe përgadisim që nga duart të marrë flamurin.
Nëse kjo letër konfuze ka ndriçuar gjë, atëherë ka arritur qëllimin e vet.
Pranojeni përshëndetjen tonë solemne si shtrëngim dore ose si një “Ave Maria”: Atdheu ose vdekja.

* Përgjigje e pyetjeve të revistës së Uruguajit “Marcha”. Artikulli është botuar si broshurë në gjuhën spanjolle në korrik të vitit 1965 në Havanë.

Shkëputur nga: Ernesto Çe Guevara – Socializmi e njeriu. Prishtinë, Rilindja 1978.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s