Slavoj Žižek: Duke jetuar në kohët që po perendojnë

Dashuria e vërtetë është modeste: derisa dy të dashuruar mbajnë dorën njëri-tjetrit, nuk e shikojnë njëri-tjetrin në sy; shikojnë tjetërkund, tek një pikë e tretë, tek kauza e tyre e përbashkët. Ndoshta nuk ka dashuri më të madhe se sa ajo e qiftit revolucionar, ku secili prej tyre është në gjendje të braktisë në çdo moment tjetrin atëherë kur revolucioni e kërkon. Ata nuk e duan njëri-tjetrin më pak se sa qiftet e dashuruar që vendosin për të pezulluar të gjitha lidhjet tokësore e obligimet sa për t’u flakëruar në një natë pasioni të pakushtëzuar – nëse për asgjë, ata më shumë e duan njëri-tjetrin.

Slavoj Žižek: Living in the End Times

Advertisements