Ryszard Kapuściński: Shahu i shahëve

shah
Në sytë e iranianit mesatar, Civilizimi i Madh, Revolucioni i Shahut, mbi të gjitha ishte Grabitje e Madhe mbi të cilën elita e kishte angazhuar vetën. Secili në pushtet vidhte. Cilido që mbante ndonjë pozitë e nuk vidhte, krijonte shkretëtirë rreth vetës; i bënte gjithë ta dyshojnë. Njerëzit tjerë e konsideronin atë si spiun të dërguar për të raportuar se kush e sa është duke vjedhur, sepse armiqëve të tyre iu duhej një informatë e tillë. Kurdo që ishte e mundshme, për një kohë të shkurtër ata e hiqnin qafe – sepse ua prishte lojën. Kështu të gjitha vlerat morën kuptim të kundërt. Kushdo që tentonte të bëhëj i sinqertë dukej si informator i paguar. Nëse dikush kishte DUAR TË PASTËRTA, ai duhej t’i mbante thellësisht të fshehura sepse kishte diçka turpëruese dhe ambivalente ndaj PASTËRTISË. Sa më lart në pozitë, aq më të mbushura xhepat. Çdokush që dëshironte të ndërtonte një fabrikë, të hapte biznes, apo të kultivonte pambuk, duhej si dhuratë një pjesë të fitimit t’ia ndante familjës së Shahut, apo ndokujt prej personaliteteve. Dhe ata vullnetarisht jepnin sepse bizneset rrjedhnin vetëm me përkrahjen e gjykatave. Me para dhe ndikim mund të kapërceje çdo pengesë. Ndikimin mund ta blije për ta përdorur më pas për të dyfishuar pasurinë. Është e vështirë të përfytyrohet lumi i parave që rrjedhte në sirtaret e Shahut, familjës së tij, dhe gjithë elitës së gjyqtarëve. Haraçet e familjës së Shahut në përgjithësi shkuan deri në qindra miliona dollarë, dhe më shumë. Kryeministrat e gjeneralët mbledhnin haraç prej tridhjetë deri ne pesëdhjetë milionë dollarë. Sa më poshtë në pozitë, haraçi ishte me i vogël, por përherë i pranishëm! Me ngritjen e çmimeve rritej edhe haraçi, ndërsa njerëzit e zakonshëm qaheshin se gjithnjë e më shumë të ardhurat e tyre janë duke ushqyer molohët e korrupsionit.

Ryszard Kapuściński: Shah of Shahs. Daguerreotypes, fq. 63-64.