Noam Chomsky – Pamja e hutit të Minervës: ISIS-i dhe kohërat tona

tumblr_inline_nndsxvOOvV1qcp0ln_500

Nuk është shumë e këndshme të sodisim mendimet që i bien në mend hutit të Minerves, kur bie muzgu ai merr përsipër detyrën të interpretojë epokën e qytetërimit njerëzor, të cilit i është afruar fundi i palavdishëm.

Epoka u hap pothuajse 10.000 vjet më parë në Gjysmëhënen Pjellore (Fertile Crescent), duke u shtrirë në tokat e Tigrit dhe Eufratit, përmes Penicisë së bregut lindor të Mesdheut deri tek Lugina e Nilit, si dhe prej Greqisë e përtej. Ajo se që është duke ndodhur në këtë rajon ofron mësime mbi thellësinë në të cilën speciet mund të zbresin.

Toka e Tigrit dhe Eufratit ka qenë vendngjarje e llahtarive që të lënë pa fjalë këto vitet e fundit. Agresioni Toni Bller-Xhorxh W. Bush i vitit 2003, të cilin shumë irakienë e krahasuan me pushtimin mongol të shekullit XIII, ishte tjetër goditje vdekjeprurëse. Shkatërroi atë ç’kishte shpëtuar prej sanksioneve të OKB-së të patronuara nga Bill Klintoni, të dënuara si “gjenocidale” nga diplomatët e shquar Denis Hallidej dhe Hans von Sponek të cilët i administruan ato, para se të dorëhiqeshin në shenjë proteste. Raportet shkatërruese të Hallidejit dhe Sponekut morën trajtimin e zakonshëm në lidhje me faktet e padëshiruara.

Një pasojë e tmerrshme nga pushtimi MB-SHBA u përshkrua në “udhërrëfyesin vizuel të krizës në Irak dhe Siri” të “New York Times”: ndryshimi radikal i Bagdadit nga një qytet me lagje të larmishme në vitin 2003, në enklavat e sotme sektare të zëna në grackën e urrejtjës së hidhur. Konfliktet e ndezura prej pushtimit janë shtrirë tutje dhe po ndajnë në copëza gjithë rajonin.

Shumica e zonave të Tigrit e Eufratit është në duart e ISIS-it dhe nën të vetëshpallurin Shtet Islamik, karikaturë e zymtë kjo e formës së Islamit radikal që bazën e ka në Arabinë Saudite. Korrespodenti i “The Independet” për Lindjen e Mesme, Patrik Kokburn, njëri nga analistët më të mirinformuar mbi ISIS-in, e përshkruan atë si “shumë të tmerrshme, në shumë mënyra organizatë fashiste, shumë sektare, që vrasin këdo që nuk beson në llojin e veçantë e të ashpër të Islamit të tyre”.

Kokburn po ashtu thekson kontradiktën në reagimin e Perëndimit ndaj shfaqjes së ISIS-it: përpjekjet për të ndaluar përparimin e saj në Irak, bashkë me të tjerat për të penguar kundërshtarët më të mëdhenj të këtij grupi në Siri, regjimin brutal të Bashar Asadit. Ndërkohë pengesë tjetër e madhe e shtrirjes së murtajës së ISIS-it në Liban është Hezbollahu, armik i urryer i SHBA-ve dhe aletëve të tyre, Izraelit. Për të ngatërruar situatën edhe më, SHBA-të dhe Irani ndajnë tash shqetësimin e arsyeshëm ndaj ngritjes së Shtetit Islamik, ashtu si tjerët në këtë rajon të konflikteve të tepërta.

Egjipti është zhytur në ditë të errëta nën diktaturën ushtarake e cila vazhdon të pranojë mbështetje nga SHBA-të. Fati i Egjiptit nuk është shkruar në yje. Me shekuj, shtigjet alternative kanë qenë goxha të realizueshme, dhe jo rrallë një dorë e rëndë imperialiste ua ka ndalur rrugën.

Pas llahtarive të përtërira javëve qe shkuan, duhet të jetë e panevojshme të komentohet se çka buron nga Jerusalemi, që në historinë e largët mendohet si qendër e moralit.

Tetëdhjetë vjet më parë, Martin Hajdegeri lartësoi Gjermaninë naziste si ofruese e shpresës më të lartë për të shpëtuar qytetërimin e lavdishëm grek nga barbarët e Lindjes dhe Perëndimit. Sot, bankierët gjermanë janë duke e shkatërruar Greqinë nën një regjim ekonomik të projektuar për të mirëmbajtur fuqinë e pasurinë e tyre.

Fundi i mundshëm i epokës së civilizimit është paralajmëruar në një draft raport të Panelit Ndërqeveritar mbi Ndryshimet Klimatike (IPCC), monitoruesve të përgjithshëm konservator në lidhje me atë se ç’është duke ndodhur në botën fizike.

Raporti nxjerr si përfundim se rritja e gazit serrë emeton rrezik “të ashpër, depërtues, dhe efekte të pakthyeshme për njerëzit dhe ekosistemin” përgjatë dekadave që po vijnë. Bota i afrohet temperaturës kur humbjet e shtreses së madhe e akullit në Grenlandë do të bëhën të pandalshme. Së bashku me akullin e shkrirë të Antartikut mund të rrisë nivelin e detërave deri në përmbysjen e qyteteve të mëdha e fushave bregdetare, po ashtu.

Epoka e civilizimit përkon ngushtësisht me epokën gjeologjike të Holocenit, qe ka filluar 11.000 vjet më parë. Epoka e mëparshme e akullnajave (Pleistoceni) kishte zgjatur për 2.5 milionë vjet. Shkencëtarët sugjerojnë se epoka e re ka filluar para 250 vjetëve –, Antropoceni  – periudhë kur aktiviteti njerëzor ka pasur efekte dramatike në botën fizike. Shkalla e ndryshimit e epokave gjeologjike është veshtirë të injorohet.

Nje tregues (indeks) i ndikimit njerëzor është zhdukja e specieve, e vlerësuar tash si shkallë e njëjtë siç ishte para 65 milionë vjetëve kur një asteroid goditi Tokën. Ky presupozohet që është shkaku që i dha fund epokës së dinosaurusëve, që u hapi rrugë disa gjitarëve të vegjël për t’u shumuar, dhe përfundimisht njerëzve modern. Sot, njerëzit janë asteroidët që dënojnë jetën drejt vdekjes.

Raporti i IPCC rikonfirmon se: “shumica dërmuese” e rezervave të njohura të karburantit duhet lënë në tokë për të shmangur rreziqet e patolerueshme për gjeneratat e së ardhmes. Ndërkohë korporatat e mëdha të energjisë nuk e mbajnë të fshehtë qëllimin e tyre për të shfrytëzuar këto rezerva, e për të zbuluar të rejat.

Një ditë para përmbledhjes së përfundimeve të IPPC-së, “New York Times” raportoi se një shumicë e rezervave të grurit të Perëndimit janë duke u kalbur, dhe produktet e Dakotës Veriore, bumi i naftës mund të transportohet nepërmjet hekurudhave në Azi e Europë.

Pasojat më të frikshme të ngrohjes globale antropogjene janë shpërbërja e rajoneve me sipërfaqe përherë të ngrirë. Një studim në revisten “Science” paralajmëron se “edhe temperaturat më pak të ngrohta (më pak se të parashikuara për vitet që vijnë) mund të fillojë shkrirjen e sipërfaqeve përherë të ngrira, e cila në kthim rrezikon të shkrehë lirime të mëdha në sasi të gazit serrë të kurthuar në akuj”, me mundësi të “pasojave fatale” për klimën globale.

Arundati Roj sugjeron se “metafora më e përshtatshme për çmenduritë e kohës sonë” është Siachen Glacier, ku ushtarët indian e pakistanezë vranë njëri-tjetrin në një prej fushëbetejave më të mëdha në botë. Akullnajat tashmë janë duke u shkrirë, kështu duke nxjerr në shesh “mijëra predha të zbrazëta artilerie, bateri boshe të karburantit, sëpata akullthyese, çizme të vjetra, tenda dhe çdo mbeturinë tjetër që mijëra qenie ndërluftuese i gjenerojnë” në konflikte të pakuptimta. Dhe, derisa akullnajat shkrihen, India dhe Pakistani përballen me fatkeqësi të papërshkrueshme.

Speciet e gjora! I shkreti Hut!

 

Perktheu: Valton Marku

http://www.truth-out.org/opinion/item/26000-owl-of-minervas-view-isis-and-our-times

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s