Samuel Beckett: I Paemërtueshmi

original

Veç fjalë, veç ato kam – dhe jo shumë syresh: fjalët dështojnë, zëri dështon. Ashtu qoftë. E di fort mirë. Do të jetë heshtja, përplotë përshpëritje, klithma të largëta. Heshtja e zakonshme, e shfrytëzuar duke dëgjuar, e shfrytëzuar duke pritur, duke pritur për zë. Klithmat ulen, si tërë klithmat. (Kjo do të thotë se ato ndaluan). Përshpëritjet pushuan, u dorëzuan. Zëri filloi përsëri (filloi duke u ripërpjekur). Shpejto tash kur nuk ka mbetur asnjë, as edhe një zë, asgjë veç thelbit të përshpëritjeve, klithmave të largëta: shpejto dhe provo përsëri, më fjalët që kanë mbetur. Çfarë të provoi? (Nuk e di, kam harruar, nuk ka lidhje, kurrë se dija). Që ato të më bartin brenda tregimit tim, fjalët që mbesin? (Tregimin tim të vjetër, të cilin e kam harruar, larg nga këtu). Nepërmjet zhurmës, nepërmjet derës. Ndoshta jam tek dera! (Kjo do të më befasonte). Ndoshta ky jam unë! Ndoshta diku ose tjetër isha unë! Mund të largohem! Gjatë kësaj kohe kisha udhëtuar pa e vërejtur: jam unë ky përpara derës tash. (Cilës derë? Çfarë është duke bërë dera këtu?)

Continue reading

Advertisements

Guy Debord: Shoqëria e Spektaklit

Kapitulli IX – Ideologjia e materializuar

“Vetë-dija është në vetëvete dhe për veten atëherë dhe ngaqë ajo është në vetvete dhe për veten për një gjë tjetër; domethënë se ajo është si qënie e përnjohur”

Hegel: Fenemenologjia e Shpirtit

spectacle-1-660x272

212 – Shoqëria e spektaklit

Ideologjia është baza e mendimit të një shoqërie klasash, në rrjedhen konfliktuale të historisë. Faktet ideologjike nuk kanë qenë kurrë kimera të thjeshta, por vetëdija i shformon realitetet, dhe si të tillë shformon faktorët realë duke ushtruar së prapthi një veprim real shformues; aq më shumë materializimi i ideologjisë që ndjek daljen konkrete të riprodhimit ekonomik të autonomizuar, në formën e spektaklit, ngatërron praktikisht me realitetin social një ideologji që ka mundur të prejë të gjithë realen mbi modelin e vet

Continue reading