Guy Debord: Shoqëria e Spektaklit

Kapitulli IX – Ideologjia e materializuar

“Vetë-dija është në vetëvete dhe për veten atëherë dhe ngaqë ajo është në vetvete dhe për veten për një gjë tjetër; domethënë se ajo është si qënie e përnjohur”

Hegel: Fenemenologjia e Shpirtit

spectacle-1-660x272

212 – Shoqëria e spektaklit

Ideologjia është baza e mendimit të një shoqërie klasash, në rrjedhen konfliktuale të historisë. Faktet ideologjike nuk kanë qenë kurrë kimera të thjeshta, por vetëdija i shformon realitetet, dhe si të tillë shformon faktorët realë duke ushtruar së prapthi një veprim real shformues; aq më shumë materializimi i ideologjisë që ndjek daljen konkrete të riprodhimit ekonomik të autonomizuar, në formën e spektaklit, ngatërron praktikisht me realitetin social një ideologji që ka mundur të prejë të gjithë realen mbi modelin e vet

213

Kur ideologjia është vullneti abstrakt i universales, dhe iluzioni i saj gjendet i legjitimuar nga abstraksioni universal dhe diktatura efektive e iluzionit në shoqërinë moderne, ajo nuk është më lufta vullnetariste e parcelores, por triumfi i saj. Që këtej, pretendimi ideologjik përfton njëfarë saktësie të sheshtë pozitiviste: ajo nuk është më një zgjidhje historike, por një evidencë. Nga një pohim i tillë, emrat e veçantë të ideologjive janë tretur. Vetë pjesa e punës mirëfilli ideologjike në shërbim të sistemit nuk konceptohet më si rikonoshiment i një “piedestali epistemologjik” që mbahet si përtej çdo fenomeni ideologjik. Ideologjia materialiste është vetë pa emër, si ajo dhe pa program historik të deklarueshëm. Kjo sjell përmbarë të themi se historia e ideologjive ka mbaruar.

214

Ideologjia të cilën e gjithë logjika e saj e brendshme e çonte drejt “ideologjisë totale”, në kuptimin e Mannheimit, despotizmi i fragmentit që imponohet si pseudo-dije e një gjithçkafi të ngrirë, vizion totalitar, tash është përmbushur tek spektakli i ngrirë i jo-historisë. Me zhbërjen praktike të kësaj shoqërie duhet zhdukur edhe ideologjia, çarsyezim i mbramë që bllokon aksesin te jeta historike.

215

Spektakli është ideologjia par excellence, sepse shfaq dhe shpërfaq në plotninë e vet esencën e tërë sistemit ideologjik: varëfërimin, robëtimin dhe mohimin e jetës reale. Spektakli është materialisht “shprehja e ndarjes dhe e largimit mes njeriut dhe njeriut”. “Fuqia e re e mashtrimit” që përqendrohet aty e ka bazën e vet në këte produkt, nga i cili “me masën e objekteve rritet… domeni i ri i qenieve të huaja të cilave njeriu iu nënshtrohet”. Është stadi suprem i një ekspansioni që e ka kthyer nevojën kundër jetës, “Nevoja e parasë është pra nevoja e vërtetë e prodhuar nga ekonomia politike, dhe e vetmja nevojë që ajo prodhon” (Dorëshkrime ekonomike-filozofike). Spektakli e shtrin ndaj tërë jetës sociale parimin që Hegeli në “Realphilosophie”-në e Jena-s e koncepton si atë të parasë; është “jeta e asaj që është e vdekur, që nuk lëviz në vetvete”.

216

Përkundër projektit të përmbledhur në Tezat mbi Feuerbach (realizimi i filozofisë në praxis që e kapërcen kundërvënien e idealizmit dhe materializmit), spektakli ruan njëherit, dhe imponon në pseudo-konkreten e universit të tij, karakteret ideologjike të materializmit dhe idealizmit. Ana soditëse e materializimit të vjetër që e koncepton botën si përshfaqje dhe jo si veprimtari – dhe që e idealizon përfund materien – përmbushet te spektakli, ku disa gjëra konkrete janë automatikisht zotër të jetës sociale. Ndërsjelltaz, veprimtaria e ëndërruar e idealizmit përmbushet njësoj te spektakli me anë të ndërmjetësimit teknik të shenjave dhe të sinjaleve – që në fund materializojnë një ideal abstrakt.

217

Paralelizmi mes ideologjisë dhe skizofrenisë i vendosur nga Gabel (Vetëdija e Rreme) duhet të vendoset te ky proces ekonomik i materializimit të ideologjisë. Ajo çka ideologjia ishte sakaq, ideologjia është bërë. Shkëputja nga praxis, dhe vetëdija e rreme anti-dialektike që e shoqëron, ja çfarë i imponohet çdo orë të jetës së përditshme që i nënshtrohet spektalkit; që duhet kuptuar si një organizim sistematik të “dështimit të aftësisë për t’u takuar”, si dhe zëvendësimi nga një fakt haluçinator social: vetëdija e rreme e takimit, “iluzioni i takimit”. Në një shoqëri ku personi nuk mund të përnjihet më mes të tjerëve, çdo individ bëhët i paaftë për të përnjohur realitetin vetjak. Ideologjia është në shtëpinë e vet; ndarja ka ndërtuar botën e saj.

218

“Në tablotë klinike të skizofrenisë, thotë Gabel, dekadenca e dialektikës së totalitetit (me disociacionin si formë ekstreme) dhe dekadenca e dialektikës së divenirit (me katatoninë si formë ekstreme) duket goxha solidare. “Vetëdija spektatore, robinë e një universi të sheshuar, e kufizuar nga ekrani i spektaklit, prapa të cilit rruga e saj është deportuar, nuk njeh tjetër përveç bashkëbiseduesve fiktivë që e sajdisin në mënyrë të njëanshme me mallin e tyre dhe me politikën e mallit të tyre. Spektakli, në tërë shtrirjen e vet, është “shenja e pasqyrës” së saj. Këtu vihet në skenë dalja e rreme e një autizmi të përgjithësuar.

219

Spektakli, që është përballja e caqeve të unit dhe të botës me anë të shkatërrimit të unit që rrethon prani-mungesën e botës, është barabar përballja e caqeve të së vërtetës dhe të së rremes me anë të zhbimjes së çdo të vërtete të jetuar nën praninë reale të fallsitetit që siguron organizimi i aparencës. Ai që pëson në mënyrë pasive fatin e vet përditshmërisht të huaj është pra ai i shtyrë drejt një marrije që reagon në mënyre iluzore ndaj këtij fati, duke përdorur teknika magjike. Përnjohja dhe konsumimi i mallrave janë në qendër të kësaj pseudo-përgjigje ndaj një komunikimi pa përgjigje. Nevoja për imitim që provon konsumatori është saktësisht nevoja foshnjarake, e kushtëzuar nga të gjitha aspektet e shpronësimit themelor: Sipas temrave që Gebel i aplikon në një nivel krejt tjetër patologjik, “nevoja anormale e përshfaqjes kompenson këtu një ndjenjë torturuese qenieje në zgrip të ekzistencës”.

220

 Nëse logjika e vetëdijes së rreme nuk mund të vetënjihet vërtetësisht, kërkimi i të vërtetës kritike mbi këtë spektakël duhet të jetë gjithashtu një kritikë e vërtetë. I duhet të luftojë praktikisht mes armiqve të papajtueshëm të spektaklit, dhe të pranojë se mungon aty ku ata mungojnë. Janë ligjet e mendimit dominues, pikëvështrimi ekskluziv i aktualitetit, që përnjeh vullnetin abstrakt të efikasitetit imediat, kur ai hidhet drejt kompromentimesh të reformizmit ose aksioni të përbashkët të rrënojave pseudo-revolucionare. Kësodore deliri ripërvendoset në vetë pozicionin që pretendon ta luftojë. Përkundrazi, kritika që shkon përtej spektaklit duhe të dijë të presë.

221

Të emancipohesh nga bazat materiale të së vërtetës së përmbysur, ja ku qëndron vetemancipimi i epokës sonë. Këtë “mision historik për të instartuar të vërtetën në botë”, as individi i izoluar, as turma e atomizuar e e nënshtruar ndaj manipulimeve nuk mund të përmbushin, por akoma dhe përherë klasa që është e aftë të jetë zhbërësja e të gjitha klasave duke çuar tërë pushtetin në formën e çtëhuajësuese të demokracisë së realizuar, Këshilli ku teoria praktike e ka në kontroll vetvetën dhe sheh veprimin e saj. Vetëm aty ku individët janë “drejtëpërsedrejti të lidhur historinë universale”; vetëm aty ku dialogu është armatosur të bëjë kushtet për të fituar.

 

La Société du spectacle (1973) – Guy Debord

https://www.youtube.com/watch?v=IaHMgToJIjA

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s