Samuel Beckett: I Paemërtueshmi

original

Veç fjalë, veç ato kam – dhe jo shumë syresh: fjalët dështojnë, zëri dështon. Ashtu qoftë. E di fort mirë. Do të jetë heshtja, përplotë përshpëritje, klithma të largëta. Heshtja e zakonshme, e shfrytëzuar duke dëgjuar, e shfrytëzuar duke pritur, duke pritur për zë. Klithmat ulen, si tërë klithmat. (Kjo do të thotë se ato ndaluan). Përshpëritjet pushuan, u dorëzuan. Zëri filloi përsëri (filloi duke u ripërpjekur). Shpejto tash kur nuk ka mbetur asnjë, as edhe një zë, asgjë veç thelbit të përshpëritjeve, klithmave të largëta: shpejto dhe provo përsëri, më fjalët që kanë mbetur. Çfarë të provoi? (Nuk e di, kam harruar, nuk ka lidhje, kurrë se dija). Që ato të më bartin brenda tregimit tim, fjalët që mbesin? (Tregimin tim të vjetër, të cilin e kam harruar, larg nga këtu). Nepërmjet zhurmës, nepërmjet derës. Ndoshta jam tek dera! (Kjo do të më befasonte). Ndoshta ky jam unë! Ndoshta diku ose tjetër isha unë! Mund të largohem! Gjatë kësaj kohe kisha udhëtuar pa e vërejtur: jam unë ky përpara derës tash. (Cilës derë? Çfarë është duke bërë dera këtu?)

A janë  fjalët e fundit, të fundit me të vërtetë? Apo janë veç përshpëritjet? (Përshpëritjet janë duke ardhur, e di fare mirë). Jo, madje jo vetëm këto. Ti flet për përshpëritjet, klithmat e largëta, për aq sa mund të flasësh. Flet për ato para dhe flet për ato pas. Më shumë gënjeshtra: do të jetë heshtja (ajo që nuk zgjatë) e shfrytëzuar duke dëgjuar, e shfrytëzuar duke pritur (që të bëhet copë, që zëri ta thyej atë). Ndoshta nuk ka tjetër, nuk e di. Nuk ia vlenë ta kem, kjo është e gjitha që di. (E gjitha që di është se nuk jam unë). Nuk është e imja. Eshtë e vetmja që kam pasur ndonjëherë? Kjo është gënjeshtër: duhet tjetrën, atë që zgjatë – por që nuk zgjati. (Nuk po e kuptoj). Kjo të themi është ajo që zgjati: vazhdon të zgjasë. Jam ende në të. Lash vetën prapa në të. Jam duke e pritur vetën aty. (Jo, aty ti nuk pret, nuk dëgjon).

Nuk e di: Ndoshta është ëndërr, ëndërr e gjitha. (Kjo do të më befasonte mua). Do zgjohesha, në heshtje dhe nuk do të flija më. (A do të jem unë?) Apo ëndrra (ëndrra përsëri), ëndrra e një heshtjeje, një heshtje e ëndërruar, plotë me përshpëritje (nuk e di, këto janë veç fjalë), asnjëherë zgjuar (plotë fjalë, dhe asgjë tjetër).

Duhet të vazhdosh, kaq di.

Ato do të ndalen, e di fare mirë: Mund ta ndiej. Ato do të më braktisin. Do të ketë heshtje, për një moment (për ca momente të mira). Apo do të jetë e imja? E zgjatura, që nuk zgjati, që ende zgjatë. A do të jem unë?

Duhet të vazhdosh.

S’mund të vazhdoj.

Duhet të vazhdosh.

Do të vazhdoj. Ti mund të thuash fjalë për aq sa ato janë – derisa të më gjejnë, derisa ato më thonë. (Dhimbje e çuditshme, mëkat i çuditshëm!) Duhet të vazhdosh. Ndoshta ka kaluar tashmë. Ndoshta ato më kanë thënë tashmë. Ndoshta më kanë bartur deri tek pragu i tregimit tim, përpara derës që hapet në tregimin tim. (Nëse do hapej, kjo do të më befasonte).

Do të jem unë? Do të jetë heshtja, ku jam unë? Nuk e di, e as kurrë nuk do ta di: në heshtjen që ti se di.

Duhet të vazhdosh.

Nuk mund të vazhdoj.

Do të vazhdoj.

Shkëputur nga Samuel Beckett: I Paemërtueshmi. fq. 102-103.

Shpjegim: Fjalitë ngë kllapa Beketi i paraqet si mendime të heshtura; zëri i brendshëm i narratorit.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s