Persepolis

Permbledhje e Persepolis (2007)
001

Persepolis është fiilm i animuar, realizim amerikano/francez i vitit 2007 i bazuar në librin autobiografik të Marjane Satrapi të titulluar Persepolis.

Continue reading

Advertisements

Herbert Marcuse: Njeriu Njëdimensional

marcuse-wayfarers

Në fakt shoqëria patjetër duhet të krijojë së pari kushtet paraprake materiale të lirisë për të gjithë anëtarët e saj, para se ajo të mund të jetë një shoqëri e lirë; ajo së pari duhet patjetër që ta krijojë begatinë, para se të jetë e aftë që ta shpërndajë atë sipas nevojave që zhvillohen lirisht të individit; ajo së pari duhet patjetër t´iu mundësojë skllevërve të saj që të mësojnë, që të shikojnë dhe që të mendojnë para se ata të dinë se çfarë po ndodh dhe se çfarë mund të bëjnë ata vetë për ta ndryshuar atë. Dhe në atë shkallë me të cilën skllevërit janë parakushtëzuar që të ekzistojnë si skllevër dhe që të jenë të lumtur në atë rol, duket se çlirimi i tyre domosdoshmërisht do të vijë nga jashtë dhe nga sipër. Ata duhet t´i “shtrëngojmë që të jenë të lirë për t´i parë objektet siç janë dhe ndonjëherë ashtu siç duhet të shfaqen ato”; atyre detyrimisht iu duhet treguar “rruga e mirë”, të cilën po e kërkojnë.

Continue reading