Persepolis

Permbledhje e Persepolis (2007)
001

Persepolis është fiilm i animuar, realizim amerikano/francez i vitit 2007 i bazuar në librin autobiografik të Marjane Satrapi të titulluar Persepolis.

Tregimet për fëmijërinë e Marjane Satrapisë përcjellën nga kujtimet e luftës në Iran në fund të 70-ave dhe në fillim të 80-ave, historia e familjes së saj (stërgjyshi i saj ishte luftetari i fundit në Iran), revolucioni islamik (rënia e Shahut) dhe jeta e përditshme e Satrapisë bëjnë pjesë në hyrje të filmit.

Persepolisi, që ishte qendra e perandorisë Persiane na njofton me 10 vjeçaren Marjane. E pjekur para kohe dhe e rebeluar, Marjane mund te ishte si çdo femijë tjetër për mua dhe juve, pyetjet e saja në atë kohë ishin interesante dhe jo per moshën e saj. Por duke i konsideruar vështirësitë e saj, ajo ishte kurreshtare dhe analitike si çdo i rritur. Ishte fëmija i vetëm nga prindërit intelektual. Bisedat e saj me zotin, dashuria ndaj muzikës (ajo ishte adhuruese e Michael Jacskonit “sa ishte i zi”), dhe argumentet me mësuesen e saj na kujtojnë çdo femijë tipik për atë moshë

.02

Amerika e kishe mbështetur regjimin e Shah-ut (Mbretit) Mohammed Reza Pehlavi i cili ishte detyruar të emigroje në vitin 1979. Pas tij Ayatollah Khomeini kishte sunduar prej 1979 – 1989 kur kishte vdekur. Marjane hodhi dritë mbi disa ligje islamike që ishin vendosur mbi vendin qysh nga epoka e Khomein-it. Velloja (hixhabi) e cila u bë e detyrueshme në shkolla në vitin 1980, ishte veshur nga gratë për të fshehur flokët e tyre, me qëllim që të mos i eksitojnë mëshkujt, e mëshkujve nuk iu lejohej të veshnin kravatë, pasi që simbolizonte mendimin Perëndimor. Kështu Marjane kishte filluar ta përdorte vellon në mënyra të ndryshme e atraktive ku ajo dhe shokët e klases do të  knaqeshin me të. Shume shpejtë velloja ishte bërë litar që shërbente për të kërcyer, perbindesh i errësires e formë e shumë atraksioneve tjera.

Në moshën 14 vjeçare ajo u dergua në Vjenë për tu shkolluar, përderisa familja e saj mbeti në Iran. Ajo shumë shpejtë do të gjente ngrohtësi nga një grup pankerash, por do të  mbetej e sëmurë dhe e përmalluar për vendlindjen. Lidhja e parë e saj dhe dështimi do të sjellnin në pah rastin nga e kaluara me dy këndveshtrime të ndryshme. Kur u takuan për herë te parë, i dashuri i saj do te ishte nje gjeni engjëllor i cili e shpie deri tek shtëpia e saj me makinë, pasi qe u ndanë ai do te ishte nje dhëmba-keq, fytyr-puçërr e idiot (kreten) i cil e vendos hundën vetëm pas timonit.

Marjane do të kthehej në Iran, e thyer, në depresion dhe e semurë, siç ironizonte ajo se nuk ishte e semurë për shkak luftës e mërgimit por nga “historia banale e dashurisë”. Ajo ngadalë do te dilte nga rruga e depresionit (falë një terapie “Eye of the Tiger”) dhe do të bie përsëri në dashuri. Por policia e shtetit teokratik e cila e kishte rritur shtypjen e që nuk lejonte që burrat dhe gratë të takohen në ndonjë vend publik do të bënte që Marjane prap të thehet. Keshtu vendi i dashur i Marjanes ishte shëndrruar në një vend ku ndalohej alkooli, muzika, seksi, vallëzimi e me pak fjale knaqësia e të qenit gjallë. Ne moshen 24 vjeçare ajo do të emigronte ne Francë, duke shkëmbyer familjen, shtepinë dhe historinë per nje mundësi të vetme: të bëhët ajo që kshte ëndërruar.

03

Persepolis ka fituar fituar çmimin e Jurisë në festivalin e Kanës (2007), poashtu ishte nominuar si filmi më i mirë i animuar ne Academy Awards, dhe u shfaq për herë të parë me 27 Qershor 2007 ne Francë dhe Belgjikë.

marjane-satrapi

Gjate pranimit të çmimit në Kanë, Marjane Satrapi kishte thënë: “Edhe pse ky film është universal, dëshiroj të ia dedikoj të gjithë iranianëve”

Video:

1. http://www.youtube.com/watch?v=VBbL-X_a6Rk

2. http://www.youtube.com/watch?v=Mg_aHQGaGEk&feature=related

3. http://www.youtube.com/watch?v=4D7TRWqQtZI&feature=related

4. http://www.youtube.com/watch?v=21xxtbtc6yo&feature=related

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s