Në mbrojtje të Leninit

lenin-2Nëntëdhjetë vjet më parë, më 21 janar të vitit 1924, marksisti i madh dhe lideri i Revolucionit Rus, Vladimir Lenin vdiq për shkak të një komplikimi nga një plagë plumbi e marrë më herët. Që nga ajo kohë është vendosur një fushatë për të njollosur emrin e tij dhe për të shtrembëruar idetë e tij, duke filluar nga historianët borgjezë e apologjetët deri te disa reformistë, liberalë dhe anarkistë të shpallur. Puna e tyre ishte të diskreditojnë Leninin, marksizmin dhe Revolucionin Rus për interesa të sundimit “demokratik”  të bankierëve dhe kapitalistëve.

Një histori e kohëve të fundit nga profesori Robert Servis, “Lenini: Një jetë politike, Unaza e Hekurt” thotë se:

“Megjithëse ky vëllim ka për qëllim të paraqitet si i balancuar, si llogari shumëdimensionale, askush nuk mund të shkruajë në veçanti për Leninin. Jotoleranca dhe shtypja e tij vazhdojnë të më tmerrojnë”.

Një tjetër historian i “balancuar”, Entoni Rid shkon aq larg sa të pohojë pa asnjë dëshmi se Lenini ishte pakicë në Kongresin e Partisë më 1903, dhe thjeshtë zgjodhi emrin “Bolshevik” (fjalë ruse që do të thotë shumicë) meqë “Lenini asnjëherë se humbi shansën për të çuar më tej iluzionin për pushtet. Prandaj, që nga fillimi bolshevizmi është themeluar mbi një gënjeshtër, duke vendosur kështu një precedent që do të ndiqej për nëntëdhjetë vjet”.

Rid vazhdon me demaskimin e tij: “Lenini nuk kishte kohë për demokraci, nuk kishte besim tek masat dhe nuk kishte skrupuj në përdorimin e dhunës”. (Bota në Flakë, viti 1919 dhe Beteja me Bolshevikët, fq 3-4, Jonathan Cape, 2008).

Nuk ka asgjë të re në këto pretendime që mbështeten jo tek shkrimet e Leninit, por kryesisht në vërshimet e profesorëve Orlando Figs dhe Robert Servis, të dy “ekspertë” të të “këqijave” të Leninit dhe Revolucionit Rus. Plotë vrerë, ata shpërndajnë gënjeshtrën se Lenini krijoi disi stalinizmin. Po kështu, stalinistët, duke kthyer Leninin në një ikonë të padëmshme, gjithashtu shpifën idetë e tij për t’i shërbyer krimeve e tradhëtive të tyre. E veja e Leninit, Krupskaja, është detyruar t’i citojë fjalët e tij:

“Ka pasur raste në histori kur mësimet e revolucionarëve të mëdhenj janë shtrëmbëruar pas vdekjes së tyre. Njeriu i ka shndërruar ata në ikona të padëmshme dhe duke nderuar emrat e tyre kanë fashitur skajin revolucionar të mësimdhënies së tyre”.

Më 1926, Krupskaja tha: “ nëse Lenini do të ishte gjallë, ai do të ishte në një prej burgjeve të Stalinit”.

Lenini ishte padyshim një ndër revolucionarët më të mëdhenj të kohës sonë, përpjekja e të cilit kulmoi me fitoren e tetorit 1917, dhe puna e të cilit ndryshoi kursin e historisë botërore. Revolucioni socialist me Leninin ishte transformuar nga fjalët në veprim. Ai u bë brenda natës “njëriu më i dashur dhe më i urryer në Tokë”.

Rinia e Leninit

I lindur në Simbirsk të Vollgas më 1870, Lenini kishte përjetuar kohën e kryengritjes së madhe në Rusi. Shteti gjysmë-feudal ishte udhëhequr nga despotizmi carist. Inteligjenca revolucionare, e përballur me këtë despotizëm, ishte tërhequr në metoda terroriste të Vullnetit të Popullit. Në të vërtetë, vëllai i madh i Leninit, Aleksandri, ishte varur për shkak të pjesëmarrjes së tij në tentim vrasjen e Carit Aleksandër të III – të.

Pas kësaj tragjedie, Lenini hyri në universitet dhe shumë shpejt u dëbua për shkak të aktiviteteve të tij. Kjo rriti etjen e tij politike dhe e çoi te kontaktet eventuale në rrethe marksiste. Më pas kjo përparoi me studimin e Kapitalit të Marksit, i cili qarkullonte shumë pak asokohe, duke vazhduar më tej me Anti-Dyringun e Engelsit.

Më pas u lidh me organizatën në ekzil të Xhorxhi Pelhanov, Emancipimi i Grupit të Punëtorëve, themeluesit të marksizmit Rus, i cili besohej se ishte babai i tij shpirtëror. Më pas ai lëvizi në moshën 23 vjeçare, nga Samara në Shën Petersburg për të formuar grupin e tij të parë marksist.

“Kështu, mes ekzekutimit të vëllait dhe shkuarjes në Shën Petersburg, dhe njëherësh në këto gjashtë vjet të gjata dhe të shkurtra të punës së tij kryeneçe, e ardhmja e Leninit u formua”, shpjegonte Trocki. “Të gjitha tiparet themelore të personalitetit të tij, pikëpamja e tij mbi jetën dhe mënyra e tij e veprimit ishin formuar gjatë intervalit mes shtatëmbëdhjetë dhe njëzet e tri vjeteve të jetës së tij”.

Investimet e mëdha të huaja i dhanë nxitje zhvillimit të kapitalizmit dhe nevojës së një klase të vogël punëtore të virgjër. Nevoja e qarqeve studiuese dhe ndikimi i ideve marksiste e pa të udhës themelimin e një partie revolucionare të quajtur: Partia Social Demokratike e Rusisë.

Lenini ishte takuar me Pelhanovin në Zvicër më 1895, dhe gjatë kthimit ai ishte arrestuar, burgosur dhe dëbuar më pas. Kongresi i parë i Partisë Punëtore Social Demokratike të Rusisë (PPSDR) ishte mbajtur më 1898. Kongresi ishte bastisur, ndërsa pjesëmarrësit ishin arrestuar.

Marksizmi dhe Bolshevizmi

Në fund të ekzilit, Lenini gjithë përpjekjet i kishte përqendruar në themelimin e një gazete marksiste të quajtur – Iskra, “Shkëndija”. Kështu, roli i Iskras ishte të vendoste marksizmin si forcën dominuesë të së majtës. E kontrabanduar në Rusi, ajo shërbeu për të bashkuar qarqet nën një parti të unifikuar kombëtare me themele të forta politike e teorike.

Në këtë periudhë, Lenini shkroi pamfletin e tij të famshëm, Ç’të bëjmë?, i cili argumentonte për një parti të krijuar nga revolucionarët profesional, njerëz të përkushtuar ndaj kauzës.

Më 1903 u mbajt Kongresi i Dytë i PPSDR-së, që para se gjithash ishte Kongresi themeltar. Pikërisht këtu, shokët e Iskras vunë veten si prijës dominant të partisë. Sidoqoftë, një ndarje e hapur u zhvillua më vonë gjatë procedurave mbi çështjet organizative mes Leninit dhe Martovit, të dy redaktorë të Iskras. Shumica përreth Leninit u quajtën “Bolshevik” ndërsa pakica përreth Martovit si “Menshevik”.

Qarkullojnë shumë mite rreth kësaj ndarje që edhe shumë nga pjesëmarrësit i kishte befasuar. Këto do të dalin më vonë. Lenini kishte tentuar pajtimin mes fraksioneve, por kishte dështuar. Më vonë ai e kishte karakterizuar ndarjen si një “paraprirje” e dallimeve të rëndësishme që do të lindnin më vonë.

Këto dallime dolën mbi perspektivën e revolucionit në Rusi. Të gjitha tendencat shihnin ardhjen e revolucionit si “demokratiko-borgjez”, domethënë si një mjet për të përmbysur regjimin e vjetër feudal dhe duke hapur rrugën për zhvillim kapitalist. Menshevikët deklaronin se në këtë Revolucion, punëtorët duhet t’i nënshtroheshin udhëheqjes borgjeze. Bolshevikët në anën tjetër besonin se liberal borgjezia nuk mund ta udhëheqë revolucionin sepse ata ishin të lidhur me pronën dhe imperializmin, prandaj punëtorët duhet ta udhëheqnin revolucionin të mbështetur nga fshatarët. Ata do të formonin “diktaturën demokratike të proletariatit dhe fshatarësisë”, e cila do të nxiste revolucionin Socialist në Perëndim. Trocki kishte pikëpamje të tretë: ai u pajtua se punëtorët duhet ta udhëheqnin revolucionin, por duhet të vazhdohej me masa socialiste, si pikënisje e revolucionit socialist në botë. Në fund, ngjarjet e 1917-ës konfirmuan prognozën e Trockit për “Revolucionin Permanent”.

 

Internacionalizmi

Më 1905-së revolucioni demonstroi në praktikë rolin udhëheqës të klasës punëtore. Gjersa liberalët kishin ikur për tu mbrojtur, punëtorët themeluan organizatën “Sovjetikët”, të cilën Lenini e kishte quajtur embrioni i udhëheqjes së punëtorëve. PPSDR-ja u rrit jashtëzakonisht nën këto kushte dhe shërbeu për të tërhequr më afër dy fraksionet e partisë.

Disfata e revolucionit të vitit 1905, ishte ndjekur nga një periudhë e reagimeve të pamëshirshme. Partia u përball me vështirësi të tmerrshme si dhe u izolua gjithnjë e më shumë nga masat. Bolshevikët dhe menshevikët u ndanë edhe më politikisht e në organizim, derisa më 1912-të bolshevikët konstituuan veten si parti e veçantë.

Gjatë këtyre viteve, Trocki ishte “pajtues” i bolshevikëve dhe menshevikëve. Ai kishte qëndruar larg dy fraksioneve dhe thërriste për “unitet”. Kjo e çoi në përplasje të idhëta me Leninin, i cili kishte mbajtur pavarësinë politike të bolshevikëve, dhe këto përplasje janë përdorur më vonë nga stalinistët për të diskredituar Trockin, përkundër dëshirës së Leninit që thuhej edhe në testamentin i tij, se e kaluara jo-bolshevike e Trockit nuk do të përdorej kundër tij.

Ringjallja e lëvizjes punëtore pas 1912-së dëshmoi përkrahjen në rritje të bolshevikëve e cila pohoi përkrahjen e shumicës dërrmuese të punëtorëve rus. Kjo rritje sidoqoftë ishte ndalur gjatë Luftës së Parë Botërore.

Tradhëtia e gushtit e vitit 1914 dhe kapitullimi i liderëve të Internacionales së Dytë shënoi goditje të tmerrshme për socializmin internacional. Kjo nënkuptoi vdekjen efektive të kësaj Internacionaleje.

Një grusht i vogël i internacionalistëve gjithandej botës u rigrupua në Konferencën kundër luftës të mbajtur në Zimeruald më 1915-të, aty ku Lenini bëri thirrje për krijimin e Internacionales së re të punëtorëve. Ishin kohë të errëta këto – fuqitë e marksizmit ishin tashmë të izoluara tërësisht. Shpresa revolucionare me të vërtetë dukej e zbehtë. Në janar të 1917-së, në një takim të vogël me Socialistët e Rinjë Zviceran në Cyrih, Lenini iu drejtua atyre duke theksuar se situata eventualisht mund të ndryshojë, por ai nuk nuk do të jetonte të shihte Revolucionin. Ende pa u bërë një muaj, klasa punëtore ruse do të shembte carizmin për të sjellur një situatë të një pushteti të dyfishtë. Brenda nëntë muajve Lenini do të kryesonte qeverinë e Komisarëve të Popujve.

Revolucioni Rus

Kur Lenini ishte në Cyrih, ai mbushi gazetat me lajme të fundit nga Rusia. Ai e pa se sovjetikët ishin dominuar tashmë nga udhëheqësit e Socialistëve Revolucionarë (SR) dhe menshevikët, po ashtu që i kishin dorëzuar pushtetin qeverisë provizore të udhëhequr nga monarku, princi Lvov. Menjëherë ai i kishte dërguar telegram Kamenevit dhe Stalinit të cilët regëtinin: “Jo përkrahje për qeverinë Provizore! Jo besim për Kerenskin!”.Në shkresën nga ekzili ai paralajmëronte:

“Revolucioni ynë është borgjez, prandaj punëtorët duhet të përkrahin borgjezinë, thonë Potrisovët, Zajvjidovët dhe Çhiedzosët, ashtu siç Pelhanovi tha dje.

“Revolucioni ynë ështe borgjez themi ne marksistët, prandaj punëtorët duhet t’i hapin sytë popullit ndaj hiles së praktikuar nga politikanë borgjezë, t’i mësojnë se s’duhet besuar fjalëve dhe të mbështeten plotësisht në fuqinë, organizatën, unitetin, dhe armët e tyre. Ju duhet të përformoni mrekullitë e organizatës, organizatës së proletariatit dhe gjithë popullit, të përgatisni rrugën për fitore në fazën e dytë të Revolucionit”.

Në letrën përshëndetëse drejtuar punëtorëve zviceran, Lenini shpjegoi detyrën kryesore: “bëjeni revolucionin tonë prologun e revolucionit socialist botëror”.

Kur Lenini u kthye në Rusi më 3 prill t 1917-së, ai paraqiti tezat e prillit: Një revolucion i dytë duhet të jetë një hap drejt revolucionit botëror socialist! Ai doli kundër gardës së vjetër të cilët kishin mbetur prapa situatës dhe luftoi për të riarmatosur partinë bolshevike.

“Individi i cili flet tash vetëm për një ‘diktaturë revolucionaro-demokratike të proletariatit dhe fshatarësisë’ është prapa kohe, rrjedhimisht, në fakt ai ka kaluar te mikroborgjezia kundër luftës klasore të proletariatit; ai individ duhet dërguar në arkivën antike të para-revolucionarëve ‘bolshevik’, (ajo mund të quhet arkiva e “bolshevikëve të vjetër”)”.

Ai kishte menaxhuar të fitojë mbështetjen në rangje dhe tejkaloi rezistimin e udhëheqjes e cila ironikisht e kishte akuzuar si “trockist”. Në të vërtetë Lenini kishte arritur te pozicioni i Trockit për Revolucionin Permanent, por sipas rrugës së vet.

Në maj Trocki ishte kthyer në Rusi pasi ishte internuar nga britanikët në Kanada. “Në ditën e dytë apo të tretë pasi që kisha arritur në Petrograd, lexova tezat e prillit të Leninit. Kjo ishte ajo se për çka kishte nevojë revolucioni”, shpjegonte Trocki. Linja e mendimit ishte e njëjta me të Leninit. Në marrëveshje me Leninin, Trocki iu bashkua organizatës ndër-qarkore me qëllim të fitojë mbështetje për bolshevizmin. Ai u fut në një bashkëpunim të ngushtë me bolshevikët, duke përshkruar veten çdokund si “Ne, bolshevikët-internacionalist”.

Marrja e pushtetit

Më 1 nëntor të vitit 1917, në një takim me komitetin e Petrogradit, Lenini tha se pasi Trocki është bindur mbi pamundësinë e bashkimit me menshevikët, “aty nuk ka mbetur ndonjë bolshevik të mirë”. Dy vite më vonë duke shqyrtuar Revolucionin, Lenini shkroi: “Në momentin që u arrit pushteti dhe u krijuar Republika Sovjetike, bolshevikët tërhoqën afër vetes të gjitha elementet më të mira te rrymës së mendimit me të përafërt socialist”.

“Lenini nuk erdhi te unë, unë shkova te ai”, me modesti deklaronte Trocki. “Iu bashkova më vonë se shumë tjerë. Por, tregohem i guximshëm të mendoj se e kuptova në mënyre jo inferiore ndaj tjerëve”.

Në muajt që i paraprinë revolucionit, Lenini u bëri thirrje menshevikëve dhe sovjetëve të dominuar nga SR-ja të shkëpusin marrëdhëniet me ministrat kapitalistë dhe të marrin pushtetin, gjë të cilën kokëfortësisht ata e refuzuan. Sido që të jetë, parulla e bolshevikëve – Bukë! Tokë! Paqe! Gjithë fuqia e Bolshevikëve! – fitoi mbështetje te shpejtë ndër masa. Demonstratat masive të qershorit reflektuan këtë ndryshim. Po ashtu nxiti kryeministrin e ri Kirenskij të nisë një fushatë shtypjeje ndaj bolshevikëve. “Ditët e qershorit” i gjetën bolshevikët duke u fshehur. Një fushatë histerike ishte nxitur ndaj tyre duke i quajtur “agjentë gjermanë”, si dhe arrestimi i liderëve bolshevikë Trocki, Kajmenf, Kollontaj e tjerë, shtyu Leninin dhe Zinovin të fshiheshin.

Në gusht, gjenerali Karnilov u përpoq të imponojë diktaturen e tij fashiste. Në nevojë për ndihmë dhe duke iu frikësuar Karnilovit, qeveria liroi Trockin dhe bolshevikët tjerë. Punëtorët bolshevikë dhe ushtarët shkelën carjet e tyre dhe rrëzuan kundër-revolucionin në proces të Karnilovit.

Kjo rriti jashtëzakonisht përkrahjen për bolshevikët të cilët fituan shumicën e sovjetëve të Petrogradit dhe Moskës. “Ne ishim fitimtarët”, thoshte Trocki në lidhje me zgjedhjet në Petrogradin sovjetik. Kjo fitore u tregua përfundimtare, dhe u bë ngjarja thelbësore e fitorës në tetor.

Lenini që tashmë ishte duke u fshehur në Finlandë u bë shumë i padurueshëm ndaj udhëheqësve bolshevik. U frikësua se ata po i zvarrisnin këmbët. “Ngjarjet janë duke përshkruar detyrën tonë aq qartë saqë zvarritja po bëhet pozitivisht kriminale”, shpjegonte Lenini në një letër drejtuar Komitetit Qendror. “Pritja do të ishte krim për revolucionin”. Në tetor Komiteti Qendror mori vendim të marrë pushtetin, përkundër votave të Zinovit dhe Kajmenit të cilët lëshuan një deklaratë publike qe kundërshtonte çdo kryengritje, ndërsa partisë i bënte thirrje të mblidhte Asamblenë Kushtetuese!

Trocki i cili ishte në krye të Komitetit Revolucionar Ushtarak të Petrogradit Sovjetik, veproi me shpejtësi me qëllim të sigurojë transferimin e qetë të pushtetit me 25 tetor 1917. Revolucioni rezultoi me sukses dhe pa gjakëderdhje, ndërsa në ditën në vijim, më 26 tetor, rezultatet e tij ishin paraqitur para në Kongresin e Dytë Gjithë-Popullor të Sovjetikëve. Kësaj radhe, bolshevikët kishin 390 delegatë nga 650 sa ishin të pranishëm, një shumicë të pastër. Në shenjë proteste, menshevikët dhe SR-ja e djathtë lëshuan sallën. Lenini, i cili iu drejtua Kongresit, me thjeshtësi shpalli triumfin e delegatëve: “Ne do të vazhdojmë të ndërtojmë rendin socialist”. Kongresi më pas vazhdoi te themelojë qeverinë e re me Leninin në krye. Të përbuzur vetëm katër muaj më parë, bolshevikët tashmë përshendeteshin nga punëtorët revolucionarë.

Për vetëm disa ditë, ishin lëshuar disa dekrete nga qeveria e Leninit: mbi propozimet e paqes dhe heqja e diplomacisë së fshehtë, mbi tokën deri të punëtorët, mbi të drejten e shteteve për vetë-vendosje, mbi kontrollin e punëtorëve dhe te drejtën e tyre për t’u kujtuar se janë mbi gjithë përfaqësuesit, mbi barazinë e plotë të gruas dhe burrit, dhe mbi ndarjen e plotë të kishës nga shteti.

Kur Kongresi i Tretë i Sovjetikëve i janarit 1918-të shpalli themelimin e Republikës Sovjetike të Federuar Ruse, trakte te mëdha të Rusisë ende mbaheshin nga Fuqitë Qendrore, nacionalistët borgjezë dhe gjeneralët e Bardhë.

Pesë ditë nga revolucioni, qeveria e re ishte sulmuar nga forcat kozake të drejtuara nga gjenerali Krasnov. Sulmi kishte dështuar ndërsa gjenerali u dorëzua nga njerëzit e tij.  Sidoqoftë, ai u lirua pasiqë premtoi për të mos kapur më armët. Sigurisht se ai e theu premtimin duke shkuar në veri për të udhëhequr Ushtrinë e Bardhë Kozake. Ngjashëm, pas Pallatit Dimëror, me t’u liruar kadetët ushtarak organizuan kryengritje.

lenin

Viti i Parë

Revolucioni në fillimet e tij ishte shumë bujar dhe gëzonte besim. “Ne jemi të akuzuar për pajtim me terrorizmin, por ne nuk jemi pajtuar, dhe shpresoj se nuk do të pajtohemi, me terrorizmin e revolucionarëve francezë të cilët prenë me gijotinë burrat të paarmatosur”, pohonte Lenini në nëntor. “Shpresoj se ne nuk do të mund të pajtohemi me të, sepse ne kemi fuqinë në anën tonë. Kur arrestonim ndonjë, ne i thoshim atij se do ta linim të lirë në qoftë se ai do të na jepte një premtim të shkruar se nuk do të angazhohej në sabotim. Të tilla premtime të shkruara janë dhënë.”

Kjo pafajësi u njoh nga Viktor Sorxh, një ish anarkist i kthyer në bolshevik, i cili në librin e tij “Viti i parë i Revolucionit Rus” shkroi:

“Të Bardhët masakruan punëtorët në Arsenal dhe në Kremlin: Të kuqtë liruan me kusht  armikun e tyre të vdekshëm, gjeneralin Krasnov… Revolucioni bëri gabim duke treguari zemërgjerësi ndaj liderit kozak që i sulmoi. Ai duhej vrarë në vend…. Ai donte të vinte në zjarr e shpata regjionin Don”.

Sapo pushteti Sovjetik kishte marrë veten, imperialistët vepruan për të shtypur revolucionin në gjak. Në mars të vitit 1981 Lenini e barti qeverinë në Moskë, meqë Petrogradi ishte bërë cak i sulmeve gjermane.

Shumë shpejt trupat britanike të shoqëruara nga forcat amerikane dhe kanadeze zbarkuan në Mirmansk; japonezët zbarkuan ne Vlagjivastok pranë batalioneve britaneze dhe amerikane. Britanezët gjithashtu pushtuan portin e Bakusë për të futur naftën në duart e tyre. Forcat franceze, greke dhe polake zbarkuan në portet Odesës dhe Sevastopolit në Detin e Zi, duke u lidhur me ushtritë e Bardha. Ukraina ishte e pushtuar nga gjermanët. Gjithsej 21 ushtri të huaja të intervenimit u konfrontuan me forcat qeveritare Sovjetike në disa fronte. Revolucioni po luftonte për jetën e tij. Ai ishte i rrethuar, i ngordhur dhe i infektuar me konspiracione.

Terrori i Bardhë

Udhëheqësia e partisë SR, miratoi parimin e intervenimit të huaj për të “rikthyer demokracinë”. Një pozicion i tillë kundër-revolucionar i cili i vendosi ata në kampin e armiqëve u mbajt edhe nga menshevikët. Ata bashkëpunuan me të Bardhët për të kryer veprimet e tyre dhe morrën para nga qeveria franceze.

Në verën e vitit 1918 u bënë atentate për vrasjen e Leninit dhe Trockit. Më 30 gusht, Lenini u plagos, por arriti të shpëtojë. Në të njëjtën ditë, Juricki u vra, po ashtu edhe ambasadori gjerman. Voladarski u vra gjithashtu. Komploti për të hedhur në erë trenin e Trockit fatmirësisht dështoi. Ky Terror i Bardhë shërbeu për të ndërsyer Terrorin e Kuq në mbrojtje të revolucionit.

Terrori i Bardhë u minimizua nga kapitalistët, të cilët ua hodhën tërë fajin të Kuqëve. Mizoritë e të Bardhëve “ishin përgjithësisht punë e komandantëve dhe gjeneralëve të Bardhë individualisht dhe nuk ishin sistematike apo çështje e politikave zyrtare”, shpjegon Entoni Rid në një përpjekje për t’i justifikuar ata. “Por ata shpesh u krahasuan dhe nganjëherë edhe tejkaluan Terrorin e Kuq.” Në fakt, si politikë ata gjithmonë tejkaluan Terrorin e Kuq në kuptimin e brutalitetit, e tillë siç është natyra e forcave kundër-revolucionare.

Në mënyrë interesante, Rid vazhdon të përshkruajë metodat e Gjeneralit Baron Roman fon Ungern-Shternberg. “Asnjë bolshevik, për shembull, nuk mund të barazohet me gjeneralin e Bardhë – Baron Roman fon Ungern-Shterbnerg, nje baltik gjerman i lindur në Estoni, i cili ishte dërguar nga qeveria provizore në lindjen e largët ruse, rimishërimi i Xhingis Kanit që bëri më të mirën e tij për të mposhtur në brutalitet pushtuesin Mongol. Një fanatik anti-semit, më 1918 pohoi qëllimin e tij për të asgjësuar gjithë hebrenjtë dhe komisionarët në Rusi, një detyrë e vendosur nga ai me entuziazëm të madh ishte që njerëzit e tij të masakrojnë çdo hebre që vije përreth në mënyra të ndryshme barbare, duke përfshirë edhe rrjepjen e gjallë të tyre. Ai gjithashtu u vu në dukje për udhëheqjen e njerëzve të tij në ngasje terroriste natën, duke zvarritur trupat e njerëzve nëpër stepa në galop të plotë, dhe për premtimin e “bërjes së një sheshi të varurish i cili do të shtrihej nga Azia në Evropë.”

Ky ishte fati që i priste punëtorët dhe fshatarët e Rusisë nëse do të fitonte kundër-revolucioni. Ishte fati i Spartakusit dhe ushtrisë së tij skllave në duart e pamëshirshme të shtetit-skllav Romak. Alternativa ndaj sovjetikëve ishte jo “demokratike”, por barbarizmi më brutal dhe gjakpirës fashist. I gjithë kontributi i Ushtrisë së Kuqe dhe forcave të sigurisë Çika, ishte i paracaktuar për të fituar Luftën Civile dhe për të mposhtur kundër-revolucionin.

Qeveria sovjetike nuk pati alternativë tjetër veç të luftojë ballë për ballë dhe të bëjë thirrje revolucionare ndaj trupave të intervenimit të huaj. Siç shpjegoi Viktor Sorxh:

“Masat e rraskapitura ushtrojnë terror kundër klasave të cilat janë pakicë në shoqëri. Nuk bëjnë asgjë më shumë përveç kryerjen e punës së forcave të sapo lindura ekonomike e politike. Kur masat progresive të kenë mbledhur miliona punëtorë në kauzën e revolucionit, në këtë pikë rezistenca e pakicave nuk është e vështirë të thyhet. Terrori i Bardhë, në anën tjetër, kryhej nga këto pakica të privilegjuara kundër masave punëtore, të cilat ai ka për t’i masakruar e shkatërruar. Versajësit (emër dhënë forcave kundër-revolucionare që mposhtën Komunën e Parisit) numërojnë më shumë viktima të shkaktuara për vetëm një javë në Paris, sesa Çika që vrau për tri vjet në tërë Rusinë.

Bolshevikët u detyuan të kalojnë nëpër një periudhë të  “Komunizmit të luftës”, ku drithërat kërkoheshin me forcë nga fshatarët për të ushqyer punëtorët dhe ushtarët. Industria, e shkatërruar  nga sabotimi, lufta dhe tash lufta civile, ishte në një gjendje kollapsi total. Bllokada imperialiste gjymtoi vendin. Popullësia e Petrogradit ra nga 2.400.000 më 1917-të në 574.000 në gusht të 1920-ës. Tifoidi dhe kolera vranë miliona. Lenini e përshkroi situatën si “Komunizmi në një kala të rrethuar.”

Më 24 gusht 1919, Lenini shkroi: “Industria është në ngecje. Nuk ka ushqim, nuk ka derivate, nuk ka industri”. Të përballur me këtë katastrofë, sovjetikët u mbështetën në sakrificën, kurajon dhe energjinë e klasës punëtore për të ruajtur revolucionin. Në mars të 1920-ës, Lenini deklaroi: “Vendosmëria e klasës punëtore, respektimi i tyre i papërkulur ndaj parullës “Më parë të vdekur, sesa të dorëzuar!” nuk është vetëm faktor historik, është faktori vendimtar, faktori fitimtar”.

Pasojat e Luftës Civile

Nën udhëheqjen e Leninit dhe Trockit, të cilët kishin organizuar Ushtrinë e Kuqe nga fillimi, sovjetikët ishin trumfues por me një kosto të tmerrshme. Vdekje në front, uri, sëmundje, të gjitha të kombinuara me kollapsim ekonomik.

Pas përfundimit të Luftës Civile, qeveria bolshevike ishte e detyruar të bëjë një tërheqje dhe të paraqesë Politikën e Re Ekonomike. Kjo u lejoi fshatarëve nje treg të lirë me drithërat e tye dhe kontribuoi në rritjen e tendencave të fuqishme kapitaliste, duke rezultuar me shfaqjen e Njepmenit dhe Kullaksit. Kjo ishte thjeshtë një hapësirë për të marrë pakëz frymë.

Duke pasur parasysh nivelin e ulët kulturor ku 70% të popullsisë ishin analfabetë, regjimi sovjetik duhej të mbështej tek oficerët e vjetër carist, zyrtarë dhe administratorë që kishin kundërshtuar revolucionin. “Gërvisheni në çdo pikë shtetin sovjetik dhe nën të do të shihni të njëjtin aparat të vjetër shtetëror carist”, thoshte troç Lenini. Me izolimin e vazhdueshëm të revolucionit, kjo përbënte rrezik të rëndë përmes degjenerimit burokratik të revolucionit. Klasa punëtore sistematikisht ishte dobësuar nga krizat. Sovjetikët pushuan së funksionuari në këtë situatë gjërsa karrieristët dhe burokratët mbushën zbrazëtirat e tyre.

Pavarësisht presionit të masave për të luftuar këtë kërcënim burokratik, shpëtimtari i vetëm i vërtetë i revolucionit ishte suksesi i revolucionit botëror si mbështetje  materiale nga Perëndimi.

Në fillim të 1919-ës Lenini kishte krijuar Internacionalen e Tretë si armë për të shpërndarë revolucionin ndërkombëtarisht. Ajo ishte një shkollë e bolshevizmit. Partitë e Masave Komuniste u krijuan shpejtë në Gjermani, Francë, Itali, Çekosllovaki dhe vende të tjera.

Fatkeqësisht, vala revolucionare që pasoi Luftën e Parë Botërore u mposht. Revolucioni në Gjermani në vitin 1918 u tradhëtua nga social demokratët. Republikat sovjetike e të rinjëve në Bavari dhe Hungari u shtypën në gjak nga kundër-revolucioni. Zaptimet revolucionare të fabrikave në Itali në vitin 1920 u mposhtën gjithashtu. Edhe një herë tjetër, në vitin 1923, të gjithë sytë u kthyen nga Gjermania e cila ishte në mes të një krize revolucionare. Sidoqoftë, këshillat false të dhëna nga Zinovi dhe Stalini rezultuan në disfatën tragjike të saj.

Kjo erdhi si një goditje e fuqishme për moralin e punëtorëve rus, të cilët ishin duke pritur me mish ndër dhëmbë. Në të njëjtën kohë, disfata fuqizoj rritjen e reaksionit burokratik në shtet dhe në parti. Me paaftësinë e Leninit pas një serie sulmesh, Stalini filloi të shfaqej si drejtues formal i burokracisë. Në fakt, përpjekja e fundit e Leninit ishte në një bllok me Trockin kundër burokracisë dhe Stalinit. Stalini u tërhoq, por një sulm përfundimtar e la Leninin të paralizuar dhe të pafjalë.

Para kësaj, Lenini kishte shkruar një testament. Në të ai pohonte se Stalini “duke u bërë Sekretar Gjeneral [të cilin Lenini e kundërshtoi-RS] ka autoritet të pakufijshëm në duart e tij, dhe nuk jam i sigurt nëse ai do të jetë gjithmonë i aftë ta përdorë atë autoritet me kujdes të mjaftueshëm.” “Shoku Trocki, në anën tjetër, është i shquar jo vetëm për aftësinë e jashtëzakonshme. Ai është personalisht ndoshta njeriu më i aftë i së tashmes CC (Closed Caption: Kapitull i Mbyllur)…” Ai paralajmëroi se kishte rrezik për përçarje në parti.

Stalinizmi

Dy javë më vonë Lenini shtoi një shtojcë në Testamentin e tij pasi Stalini shau dhe abuzoi Krupskajan sepse kishte ndihmuar Trockin dhe të tjerët të komunikojnë me Leninin. Lenini shkëputi të gjitha lidhjet personale me Stalinin. “Stalini është shumë i vrazhdë dhe ky defekt, anipse fare i tolerueshëm në mes nesh dhe në marrëveshjet midis ne komunistëve, bëhet i patolerueshëm për një Sekretar Gjeneral”, pohoi Lenini. Ai kërkoi që Stalini të largohej nga pozicioni i tij për shkak të mosbesnikërisë së tij dhe tendencës të abuzojë me pushtetin.

Por më 7 mars 1923, Lenini pësoi një sulm i cili e bëri plotësisht të paaftë. Ai do të mbetej në këtë gjendje deri në vdekjen e tij më 21 janar 1924. Largimi i Leninit nga jeta politike i dha Stalinit fuqi të madhe, të cilën ai e përdori me avantazh të plotë, jo më pak për të zhdukur testamentin e Leninit.

Trockit i mbeti të mbrojë trashëgiminë e Leninit, e cila po tradhëtohej nga Stalini. Fitorja e Stalinit ishte për shkak të arsyeve të tij fundamentalisht objektive, mbi të gjitha prapambetjet ekonomike, sociale si dhe izolimit të Rusisë.

Disfata pasuese e revolucionit internacional në Britani dhe veçanërisht në Kinë, solli te një demoralizim më i madh i punëtorëve rus, të lodhur nga vite të tëra përpjekje. Mbi bazë të kësaj lodhjeje të tmerrshme, burokracia, e udhëhequr nga Stalini, konsolidoi shtërngimin e saj. Trupi i Leninit, përkundër protestimeve të së vesë u vendos në një mauzoleum.

Është një gënjeshtër e llahtarshme të sygjerosh se stalinizmi është vazhdimësia e regjimit demokratik të Leninit, siç pretendojnë apologjetët e kapitalizmit, Në realitet, një lumë me gjak i ndan të dy. Lenini ishte nismëtar i revolucionit të tetorit; Stalini ishte varrhapësi i tij. Ata nuk kishin asgjë të përbashkët.

E përfundojmë këtë dedikim me fjalët e qëlluara të Roza Luksemburgut:

“Çfarëdo që një parti mund të ofrojë që nga guximi, largpamësia revolucionare, dhe qëndrueshmëria në një orë historike, Lenini dhe Trocki e kanë dhënë në një masë të mirë. I gjithë nderi revolucionar dhe kapaciteti i cili i mungoi social demokracisë së perëndimit, u përfaqësua nga bolshevikët. Kryengritja e tyre e tetorit nuk ishte vetëm shpëtimi aktual i revolucionit rus, ajo ishte gjithashtu shpëtimi i nderit të socializmit internacional”.

Nëntëdhjetë vjet pas vdekjes së tij, ne bëjmë homazhe për këtë njeri të madh, idetë dhe kurajon e tij. Lenini kombinoi teorinë dhe aksionin dhe personifikoi revolucionin e tetorit. Lenini dhe bolshevikët ndryshuan botën; detyra jonë në këtë kohë krize kapitaliste është të përfundojmë punën.

Shkroi: Rob Sewell

Perkthyen: Aurela Kadriu, Valton Marku

Marrë nga: http://www.marxist.com/in-defence-of-lenin.htm

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s