Johann Wolfgang von Goethe: Fausti

faust

Mbuloje qiellin tënd,
Me re të zeza,
Dhe si fëmija,
Që i pret gjembaçit kokën,
Qëllo mbi lisa e maja malesh;
Po dheun tim mos ma trazo,
Mos ma trazo kasollen,
Që nuk ma ngrite ti,
As vatrën time,
Për prushin e së cilës
Më ke zili.
Unë ty të të nderoj? Përse?
Mos i ke zbutur ndonjëherë dhimbjet
E të brengosurve?
Mos u ke tharë ndonjëherë lotët
Të pikëlluarve?
A nuk më bëri burrë
Koha e tërëfuqishme
Dhe fati i amshuar
Zotrit e mi e tutë?
Apo mos pandehe
Që do të urreja jetën
Dhe t’arretisesha në shkretëtirë?
Se nuk m’u poqën
Gjithë ëndrrat e lulëzuara?
Këtu rri e krijoj njerëz
Pas fytyrës sime,
Një fis që më ngjet mua;
Të vuaj e të qajë,
Të defrejë e të gëzohet
Dhe ty të të urrejë,
Si unë!

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s