Søren Kierkegaard: Ditari i joshësit

dali

Kordelia ime,

Kam një të fshehtë që më duhet të ta besoj, e besueshmja ime. Kujt duhet t’ia besoj? Jehonës? Do ta tradhëtonte. Yjeve? Janë shumë të ftohtë. Qenieve njerëzore? Nuk e kuptojnë. Vetëm ty kam guxim të ta besoj, sepse ti di si ta mbash. Është një grua, më e bukur se ëndërra e shpirtit tim, më e pastër se drita e Diellit, më e thellë se thellësitë e detit, më krenare se fluturimi i shqiponjës – është një grua – oh, ule paksa kokën tek veshi dhe degjoji fjalët e mia në mënyrë që kjo e fshehtë të të rrëmbejë në të. Këtë grua e dua më shumë se jetën time, atë jetë e kam; më shumë se çdo dëshirë, ajo është dëshira ime e vetme; më shumë se gjithë mendimet e mia, sepse ajo është mendimi im i vetëm; më ngrohtësisht se Dielli që dashuron lulet; më intimisht se mjerimi që dashuron intimitetin e mendjes së trazuar, më mallëngjyeshëm se rëra përvëluese e shkretëtirës që dashuron shiun. I kapem asaj më butësisht se shikimi që i bën nëna fëmijës së vet, më me besim se përgjërimi shpirtëror ndaj Zotit, më pandashëm se bima në rrënjën e vet. – Koka të rritet, bashkë me të rriten plot mendime; ajo fundoset poshtë mbi gjinjtë e tu; krahërori të ngritet për të të ardhur vetiu në ndihmë – Kordelia ime. Sa më ke kuptuar, më ke kuptuar me saktësi, me plot kuptimin e fjalës; asnjë çikë a grimë s’të ka shpëtuar! A duhet të sforcoj çdo nerv të veshëve dhe ta lejoj zërin tënd të më bindë për atë gjënë? A thua do të jem në gjendje të dyshoj? A do e mbash këtë të fshehtë? Guxoj të mbështetem në ty? Tregimet kryesisht janë thënë nga njerëz që prej krimeve të tmerrshme fusin njëri-tjetrin në heshtje të përbashkëta. Ty ta kam besuar të fshehtën e jetës sime, përmbajtjen e jetës sime – a keni ju diçka për të ma besuar e që është e rëndësishme, e bukur, aq e dëlirë sa forcat mbinatyrore do të viheshin në lëvizje po u tradhëtua?

Johani yt.

Shkëputur nga: Søren Kierkegaard, “The seducer’s diary”. Fq. 153-54.
Piktura: Salvador Dali, “Metamorphosis of narcissus”.

Jean-Paul Sartre: Duart e Ndyta

jean-paul-sartre-in-lithuania-nida-1969-antanas-sutkus-1338872636_org
Tabloja e V-të, akti i III-të.

Odereri

Në rregull, e si mund të mirret pra pushteti?

Ygo

E pse nevojitet ta marrim fare?

Odereri

Je i krisur? Një armatë socialiste do të pushtojë vendin, ti e do të lejosh pa shkëputur nga kjo kurrfarë dobie? Ky është rast që nuk kthehet kurrë më. Po të them se ne nuk jemi mjaft të fortë të nxisim vetë revolucionin.

Continue reading

Aimé Césaire: Les Armes Miraculeuses

1d-aime_cesaire
Ishte një natë nëntori…
E përnjëherë ulurimat e ndriçuan heshtjen,
U hodhëm në këmbë, ne, skllavët; ne, plehu;
ne, kafshët e durueshme.
Vraponim si të tërbuar; të shtënat shpërthyen…
Ne goditnim. Djersa dhe gjaku na freskonin. Ne
goditnim midis britmave e britmat beheshin më të egra.
Dhe një ulurimë e madhe u dëgjua kah lindja,
digjeshin ndërtesat ndihmëse, e zjarri na I përkëdhelte faqet.
Atëherë e sulmuam shtëpinë e zoterisë.
Shtinim nga dritaret.
I thyem dyert.
Dhoma e zotërisë ishte e hapur krah më krah.
Dhoma e zotërisë ishte e ndriçuar shkëlqyeshëm, e
zotëria ishte aty shumë I qetë…e tanët u ndalën…
ai ishte zotëria… Hyra. Ti qenke më tha, shume i
qetë… Unë isha, vetë unë isha, I thash, skllavi I mirë,
skllavi besnik, skllavi skllavëror, dhe përnjëherë
sytë e tij u bënë dy bumballa të frikësuara ditëve me shi.
E godita, shpërtheu gjaku: ky është I vetmi paqëzim që më kujtohet sot.
 
Shkëputur nga: Franc Fanoni, “Të Mallkuarit e Botës”

Mao! Mao!

jdd1janv12_Godard_La_ChinoiseComrade Zero

Recension i filmit “La Chinoise” të regjisorit Jean-Luc Godard

“Arti nuk është një pasqyrë përkundrejt realitetit, por një çekan që e formëson atë.” – Bertolt Breht

***

Fillimisht, kisha parë dy filma të Godardit më parë: “À bout de souffle” – 1960 (I pafrymë), i cili nuk më la kushedi çfarë përshtypjesh dhe “Le Petit Soldat” (Ushtari i ri) – po ashtu prodhim i 1960-s, i cili më la përshtypje. Kështu që s’isha i sigurt se çfarë të prisja nga “Kinezja” (“La Chinoise” – 1967), përpos një ideje të përgjithshme se kisha të bëja më njëfarëlloj filmi eksperimental rreth maoizmit. Vetë Godardi shihej si maoist dhe së bashku me Jean-Paul Sartre-in anonin kah “E Majta Proletare” (Gauche Prolétarienne– GP). Për më tepër, ky film pati një impakt të madh në maoizmin francez pas ngjarjeve të majit 1968. Është karakteristikë e ultramajtizmit, megjithatë, e në këtë është një dritë vezulluese mbi “Linjën e Masave” – “prej masave, për masat”.

Continue reading