Jean-Paul Sartre: Duart e Ndyta

jean-paul-sartre-in-lithuania-nida-1969-antanas-sutkus-1338872636_org
Tabloja e V-të, akti i III-të.

Odereri

Në rregull, e si mund të mirret pra pushteti?

Ygo

E pse nevojitet ta marrim fare?

Odereri

Je i krisur? Një armatë socialiste do të pushtojë vendin, ti e do të lejosh pa shkëputur nga kjo kurrfarë dobie? Ky është rast që nuk kthehet kurrë më. Po të them se ne nuk jemi mjaft të fortë të nxisim vetë revolucionin.

Ygo

Me këtë çmim nuk duhet marrë pushtetin.

Odereri

Çfarë do të dëshiroje ti të bësh më Partinë? Nuk dua mësojtore! Ç’dobi nga mprehja e përditshme e thikës, në qoftë se kurrë nuk e shfrytëzon për prerje? Partia është kurdoherë vetëm mjet, kurse ekziston vetëm një qëlllim – pushteti.

Ygo

Ekziston vetëm një qëllim – ngadhnjimi i ideve tona dhe asgjë pos këtyre.

Odereri

Vërtet, ti ke ide. Të kalon kjo.

Ygo

Mendoni se i kam vetëm unë? A nuk janë të vdekur për këto shokët, të cilët i likuidoi policia e Regjentit? Mendoni se do t’i tradhëtojmë, në qoftë se Partia jonë i liron nga përgjegjësia vrasësit e tyre?

Odereri

Nuk çaj kokën për të vdekurit. Ata kanë vdekur për Partinë, e Partia mund të vendosë si të dojë. Unë e ndjek politikën e të gjallëve dhe për të gjallët.

Ygo

Mendoni se të gjallët do të përkrahin makinacionet tuaja?

Odereri

Do të bëjmë që ti gëlltisin ngadalë.

Ygo

Duke u servuar gënjeshtra?

Odereri

Herë-herë…

Ygo

Ju dukeni aq të sinqertë, aq bindës! Ështe e pamundur se do të pranonit të gënjeni shokët tuaj.

Odereri

Pse? Jemi në luftë, e aty s’është zakon që ushtari të informohet çdo çast mbi zhvillimin e operacioneve.

Ygo

Oderer, unë.. Unë e di më mirë se ju ç’është gënjeshtra. Ke babai im janë gënjyer të gjithë nder vete, dhe të gjithë më kanë gënjyer mua. Unë marr frymë qysh se kam hyrë në Parti. Për të parën herë kam parë – njerëz që nuk gënjejnë të tjerë. Secili ka mundur të ketë besim në të gjithë dhe të gjithë në secilin. Luftari më i thjeshtë ka qenë i bindur se urdhërat e udhëheqësve, në të vërtetë, edhe në qoftë se ka pasur ndonjë detyrë të vështirë, njeriu e ka ditur pse pranon të vdesë. Ju nuk doni…

Odereri

Prit. Për çfarë e ke?

Ygo

Për Partinë tonë.

Odereri

Për Partinë tonë? Po në te gjithmonë është gënjyer ngapak. Si dhe kudo. A je ti, Ygo, i sigurt se nuk e ke gënjyer asnjëherë vetëveten, se kurrë nuk ke gënjyer, se nuk gënjen, ndoshta, pikërisht në këtë çast?

Ygo

Kurrë nuk i kam gënjyer shokët. Unë… Pse luftojmë, pra, për lirinë e njerëzve në qoftë se i urrejmë aq sa të mund t’i ngopim me gënjeshtra?

Odereri

Unë do të gënjej kur e lyp nevoja, e megjithatë nuk urrej kurrkend. Nuk e kam zbuluar unë gënjeshtrën, ajo ka lindur në shoqërinë e ndarë me klasa dhe secili nesh, me të lindur, e ka trashëguar. Nuk do ta shkatërrojmë në qoftë se pushojmë së gënjyeri, por në qoftë se e shfrytëzojmë këtë për të asgjesuar klasat.

Ygo

Të gjitha mjetet nuk janë të mira.

Odereri

Të gjitha mjetet janë të mira, po qe se janë efektive.

Ygo

Me ç’të drejtë, pra, gjykoni politikën e Regjentit? Ai shpalli luftë BRSS, sepse kjo ishte mënyra më efektive për të ruajtur pavarësinë nacionale.

Odereri

Mendon ti se unë e gjykoj? Ai ka bërë po atë që do të bënte çdo njëri tjetër i kastës së tij, sikur të ishe në vendin e tij. Ne nuk luftojmë kundër njerëzve, as kundër politikës, por kundër klasës që krijon atë politikë dhe ata njerëz.

Ygo

Ndërsa mënyra më e mirë që keni gjetur ju të luftoni kundër asaj është që t’i ofroni të ndajë së bashku me ju pushtetin.

Odereri

Pikërisht ashtu. Sot është kjo mënyra më e mirë. (Pushim). Sa fort i jep rëndësi ti, djalosh, çiltërisë? Sa fort druan të mos i ndysh duart. Po mirë, ji i pastër. Por, ç’dobi nga kjo dhe pse ke ardhur fare mes nesh? Çiltëria! Kjo është hall i fakirëve dhe i fretërve. Kurse për ju, intelektualët, anarkistët qytetarë, kjo është vetëm arsye që të mos punoni asgjë. Të mos punosh asgjë, të mbesësh i palëvizshëm, të kryqëzosh duart dhe të mbash doreza. E unë, a sheh, duart i kam të ndyta. Gjer në brryla. I kam futur në mutna dhe në gjak. E po atëherë? Mendon se mund të qeveriset pafajësisht?

Ygo

Njerëzit do ta vërejnë një ditë se nuk i jam friguar gjakut.

Odereri

Doreza të kuqe që shkëlqejnë – po kjo është elegante! Por, ajo tjetra të frigon. Ajo erë e keqe për hundën tënde aristokratike.

Ygo

Me fjalë të tjera, u kthyem në të vjetrën – unë jam aristokrat, njeri i cili nuk ka qenë kurrë i uritur. Për fat të keq tuajin, unë nuk jam i vetmi që mendoj kështu.

Odereri

Nuk je i vetmi? Ti, do të thotë, ke ditur diç mbi bisedimet e mia para se të vish këtu?

Ygo

Jo-jo. Diç u bisedua për këtë në Parti dhe shumë vetë nuk pajtoheshin me ju, e unë mund të betohem se ata nuk kanë qenë aristokratë.

Odereri

Vogëlushi im, kjo është mosmarrëveshje. Unë i njoh ata djelmosha të Partisë, që nuk pajtohen me politikën time, por mund të them se ata i takojnë llojit tim, e jo tëndit – nuk do të të nevojitet shumë kohë që ta kuptosh këtë. Në qoftë se ata nuk pranojne të bëhen negociata, kjo është vetëm e vetëm arsye se mendojnë se këto tani nuk e kanë kohën. Në rrethana tjera, ata do të ishin të parët, që do të angazhoheshin për këtë. Ndërkaq, ti nga kjo krijon çështje parimi.

Ygo

Kush foli për parimet?

Odereri

Nuk krijon nga kjo çështje parimi? Mirë. Ja, pra, diç do të të bindë. Në qoftë se ne lidhemi me Regjentin, ai do të ndërpresë luftën. Trupat ilire do të presin me ngazëkkun që të vijnë rusët dhe të çarmatosen nga ata. Ndërkaq, në qoftë se prishim negociatat, ai do ta dijë se është i humbur dhe do të luftojë si qen i tërbuar. Qindra mijë njerëz do të humbasin këtu kokat. Ç’thua pas kësaj? (Heshtje) Hë? Ç’thua tani? A mund t’i biesh vijë njëqindmijë njerëzve me një të lëvizur pene?

Ygo

(Me mundim). Revolucioni nuk bëhet me lule. Në qoftë se atje duhet lënë koskat…

Odereri

Atëherë?

Ygo

Atëherë, aq më keq për ata!

Odereri

A sheh? A sheh, tani? Ti nuk i do njerëzit, Ygo. Ti i do vetëm parimet.

Ygo

Njerëzit? E pse t’i dua? A më duan ata mua?

Odereri

Pse na u bashkove, pra? Në qoftë se dikush nuk i do njerëzit, nuk mund as të luftojë për ata.

Ygo

Unë kam hyrë në Parti për arsye se çështja e saj është e drejtë dhe se do të dal nga ajo, kur të pushojë të jetë e këtillë. Sa u përket njerëzve, nuk më interesojnë ashtu si janë tani, por ashtu si mund të bëhen.

Odereri

E une, pra, a sheh, i dua ashtu si janë, Me të gjitha ndytësirat dhe të metat e tyre. Dua zërat e tyre dhe duart e tyre të ngrohta grabitqare, edhe lëkurën e tyre, më të rrjepurën nga të gjitha lëkurat, edhe shikimin e tyre të pabesueshëm, edhe luftën e tyre të paepur të cilën secili në mënyrë të vet e bën kundër vdekjes dhe kundër travajeve më të rënda. Për mua ka shumë rëndësi a ekziston një njeri më pak në botë. Kjo është gjëja më e çmueshme. Kurse ti je, voglushi im, e di unë këtë shumë mirë, ti je shkatërrimtar. Ti urren njerëzit, për arsye se urren vetëveten. Çiltëria jote i ngjan vdekjes dhe Revolucioni për të vilin ëndërron ti nuk është i yni. To nuk do të ndërrosh botën, ti do ta gjuash në ajër.

Ygo

(Çohet). Oderer!

Odereri

Nuk është faji yt – të gjithë ju jeni të ngjashëm. Intelektuali nuk është revolucionar i vërtetë, prej tij mund të bëhet veetëm vrasesi.

Ygo

Vrasësi, po.

Shkëputur nga: Zhan Pol Sartër, “Duart e Ndyta”. Tabloja V, fq. 206-213. Rilindja, 1971.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s