Leon Trotsky: Nata Vendimtare

trotskyPo afronte ora e revolucionit. Smolnij u kthye nё kёshtjellё. Nё mansardёn e tij, si trashёgim nga Komiteti Ekzekutiv i vjetёr, kishte nja njёzet mitralozё. Komandanti i Smolnit, kapiteni Grekov, ishte njё armik i vendosur. Por shefi i togёs sё mitralierёve mё erdhi dhe mё tha: mitralierёt janё me bolshevikёt. Unё ngarkova dikё (ndoshta Markinin?) tё kontrollonte mitralozёt. Ishin nё gjendje tё keqe, askush nuk ishte kujdesur pёr mirёmbajtjen e tyre. Ushtarёt ishin dembelosuar, pikёrisht sepse nuk kishin ndёrmend tё mbronin Kerenskin. Thirra nё Smolnij njё repart mitralierёsh tё freskёt dhe tё besueshёm. Ishte duke gdhirё mёngjesi i vrenjtur i 24 tetorit[1]. Unё kaloja nga njё kat nё tjetrin pёr tё zhdёrvjellё kёmbёt, por edhe pёr tё kontrolluar nёse çdo gjё ishte nё rregull dhe pёr tu dhёnё zemёr atyre qё kishin nevojё pёr njё gjё tё tillё. Nёpёr plloçat e korridoreve tё pafundme dhe ende gjysmё tё errёta tё Smolnit, ushtarёt plot zhurmё dhe gjallёri tёrhiqnin mitralozёt e tyre. Ishte reparti i ri qё porsa kasha thirrur. Nga dyert dilnin fytyra tё trembura dhe tё pёrgjumura tё eserёve dhe menshevikёve qё kishin mbetur ende nё Smolinj. Kjo muzikё nuk paralajmёronte asgjё tё mirё pёr ta. Njёri pas tjetrit ata e braktisёn Smolnin. Ne u bёmё zotёrit e vёrtetё tё ndёrtesёs, qё po pёrgatitej tё ngrinte flamurin Bolshevik mbi qytet dhe mbi gjithё vendin.

Herёt nё mёngjes mё dolёn pёrpara te shkallёt njё puntor dhe njё puntore, qё po u merrej fryma nga vrapimi, duke ardhur nga tipografia e partisё. Qeveria e mbylli organin qendror tё partisё dhe gazetёn e Sovjetit tё Petrogradit. Tipografia u vulos nga disa agjentё tё qeverisё, qё kishin vajtur tё shoqёruar nga junkerёt. Nё çasten e parё ky lajm tё bёn pёrshtypje: i tillё ёshtё pushteti formal mbi mendjet e njerёzve. “po a nuk mund tё shkulet vula?” – pyet puntorja. “Shkuleni, – u thashё, – dhe qё tё mos ndoshё gjё, po ju japim roje njё togё tё sigurtё”. “Ne kemi aty afёr njё batalion xhenierёsh, ushtarёt po na mbёshtesin”, – thotё me bindje linotipistja. Komiteti Ushtarak Revolucionar i Petrogradit nxorri menjёherё vendimin: “1. Tё hapen menjёherё tipografitё e gazetave revolucionare. 2. U propozohet redaksive dhe radhitёsve tё vazhdojnё nxjerrjen e gazetave. 3. Detyra e nderit pёr ruajtjen e tipografive revolucionare nga atentatet kundёrrevolucionare u ngarkohet ushtarёve trima tё regjimentit lituanez dhe tё batalionit tё 6-tё reservist tё xhenierёve.” Pas kёsaj tipografia punoi pa ndёrprerje dhe tё dy gazetat rifilluan rregullisht botimin.

Nё centralin e 24-tё telefonik lindёn tё tjera vёshtirёsi: atje u pёrforcuan junkerёt dhe nёn trysninё e tyre telefonistёt u pozicionuan kundёr Sovjetit. Lidhjet tona nёpёrmjet kёtij centrali u ndёrprenё. Kjo ishte njё shfaqje episodike e fillimit tё sabotazhit. Komiteti Ekzekutiv Revolucionar dёrgoi aty njё repart marinarёsh qё vendosi nё hyrje tё centralit dy topa tё vegjёl. Ndёrlidhja u rivendos. Kёshtu filloi marrja nё dorё e organeve tё drejtimit.

Nё katin e tretё tё Smolnit, nё njё dhomё tё vogёl nё fund tё korridorit, bёnte mbledhje pa pushim Komiteti Ekzekutiv Revolucionar i Petrogradit. Aty grumbulloheshin tё gjitha tё dhёnat mbi lёvizjet e ushtrisё, mbi gjendjen shpirtёrore tё ushtarёve dhe policёve, mbi agjitacionin nёpёr kazerma, mbi qёllimet e banditёve qё udhёhiqnin pogromet, mbi intrigat e politikanёve borgjezё dhe tё ambasadave tё huaja, mbi jetёn nё Pallatin e Dimrit, mbi mbledhjet e partive tё sovjetёve tё mёparshёm. Informatorёt vinin nga tё gjitha anёt. Vinin puntorё, ushtarё, oficerё, pastruesit e rrugёve, junkerё socialist, shёrbёtorё, gratё e nёpunёsve tё vegjёl. Shumё prej tyre flisnin dokrra, disa jepnin njoftime serioze dhё tё çmuara. Gjatё javёs sё fundit unё nuk u shkёputa fare nga Smolnij, aty flija, pa u zhveshur, nё njё divan lёkure, e bёja gjumin me ndёrprerje tё shpeshta, mё zgjonin korrierёt, zbuluesit, ushtarёt me biçikleta, telegrafistёt dhe zilet e pandёrprera tё telefonit. Po afronte minuta vendimtare. U bё e qartё se kthim prapa nuk do tё kishte.

Nё natёn e 24 tetorit antarёt e Komitetit Revolucionar u shpёrndanё nёpёr rajone. Unё mbeta vetёm. Mё vonё erdhi Kamenjevi. Ai ishte kundёr kryengritjes. Por kёtё natё vendimtare ai erdhi ta kalojё me mua dhe qёndruam bashkё nё atё dhomёn e vogёl nё fund tё korridorit tё katit tё tretё, qё shёrbeu si urё komandimi nё atё natё vendimtare tё revolucionit. Nё dhomёn fqinjё, qё ishte e madhe dhe e zbrazёt, ishte vendosur kabina telefonike. Telefonatat e panderprera ishin tё rёndёsishme, por jo rrallё tё kota. Zilja e telefonit paralejmёronte se nё atё qetёsi tё natёs duhej patur shumё kujdes. Nuk ishte e vёshtirё tё pёrfytyroje Petrogradin e shkretuar, tё ndriçuar dobёt, ku hynin erёrat detare tё vjeshtёs. Borgjezёt dhe zyrtarёt strukeshin nё petkat e tyre, duke u pёrpjekur tё gjenin zgjidhjen e gjёagjёzёs se ç’po ndodh nё rrugёt enigmatike dhe tё rrezikshme. Lagjet puntore bёnin gjumin e shqetёsuar tё luftёtarit tё fushёbetejёs. Komisionet dhe mbledhjet e partive qeveritare merren me pafuqinё e tyre nё pallatet cariste, ku fantazmat e gjalla tё demokracisё ndeshen me fantazmat e monarkisё qё ende nuk janё zhdukur. Nё disa raste sallat e veshura me mёndafsh dhe tё zbukuruara me ar mbulohen nga errёsira, sepse nuk mjafton qymyri. Nёpёr rajonet e ndryshme lёvizin kryelartё repartet e puntorёve, marinarёve, ushtarёve. Asgjё nuk ёshtё harruar. Le t’i verifikojmё edhe njё herё me mend.

Kjo ёshtё nata vendimtare. Nё prat tё saj unё u thashё me bindje tё plotё delegatёve tё Kongresit tё Dytё tё Sovjetёve: “Nёqoftёse ju nuk do tё lёkundeni, luftё civile nuk do tё ketё, armiqtё tanё do tё dorёzohen pёrnjёherёsh dhe ju do tё zini vendin qё me tё drejtё ju takon”. Nuk ka asnjё dyshim pёr fitoren. Ajo ёshtё kaq e sigurtё, sa mund tё jetё e sigurtё nё pёrgjithёsi fitorja e njё kryengritjeje. E megjitatё kёto janё orё shumё tё shqetёsuara dhe tё tendosura, sepse nata qё po afron ёshtё vendimtare.

Duke mobilizuar junkerёt, qeveria nё agim i dha urdhёr kryqёzorit Aurora qё tё largohej nga Njeva. Ishte fjala pё rata marinarё bolshevikё, tё cilёve nё gusht Skobeljevi me kapele nё dorё u lutej qё tё ruanin Pallatin e Dimrit nga kornillovasit. Marinarёt pyetёn Komitetin Ekzekutiv Revolucionar se si duhej vepruar. Dhe Aurora qёndroi atё natё atje ku kish qendruar edhe tё djeshmen. Mё telefonuan nga Pavllovsku dhe mё thanё se qeveria ka thirrur artilierёt, njё battalion sulmuesish nga Fshati i Carit dhe shkollёn e oficerёve nga Petergofi. Nё Pallatin e Dimrit Kerenskij ka afruar junkerёt, oficerёt dhe sulmuesit. Unё i udhёzova komisarёt qё tё vendosnin nё rrugёt qё hyjnё nё Petrograd forca ushtarake tё sigurta dhe tё dёrginin agjitatorёt qё tё takoheshin me repartet e thirrura nga qeveria. Tё gjitha bisedat bёheshin me telefon dhe kapeshin tёrёsisht nga agjentёt e qeverisё. A janё ata ende tё aftё qё tё kontrollojnё bisedat tona? “Nёqoftёse nuk do t’i ndalni dot me fjalё, atёhere vini nё pёrdorim armёt. Pёr kёtё ju do tё pёrgjigjeni me kokё”. E pёrsёrita disa herё kёtё frazё. Por unё as vetё nuk isha i bindur plotёsisht nё fuqinё e urdhёrit tim. Revolucioni ishte ende tepёr zёmёrgjerё, optimist dhe mendjelehtё. Ai besonte mё tepёr nga ç’duhej. Ai mё tepёr kёrcёnon me armё sesa i pёrdor ato. Ai ende beson se tё gjitha çёshtjet mund tё zgjidhen me fjalё. Deri tani atij i ka ecur. Grumbullimet e elementeve armiqёsorё avullohen vetёm nga frymёmarrja e vet e nxehtё. Edhe mё 24 tetor u dha urdhёri qё orvatjes mё tё parё pёr tё bёrё pogrome rrugёve t’i pёrgjigjeshim me armё dhe tё vepronim pa mёshirё. Por armiqtё as qё guxojnё tё mendojnё pёr pёrpjekje nё rrugё. Ata u fshehёn. Rruga mbeti e jona. Nё tё gjitha hyrjet e Petrogradit qёndrojnё sypatrembur komisarёt tanё. Shkolla e oficerёve dhe artilierёt nuk iu pёrgjigjёn thirrjes sё qeverisё.  Vetёm njё pjesё e junkerёve depёrtoi natёn nё mbrojtjen tonё. Unё ndoqa me telefon lёvizjen e tyre tё mёtejshme. Ata mbaruan punёn e tyre, duke dёrguar nё Smolnij njё dёrgatё. Qeveria e Pёrkohshme po kёrkonte mё kot mbёshtetje. Toka po rrёshqiste nёn kёmbёt e saj.

Rojet e jashtme tё Smolnit u pёrforcuan me njё repart tё ri mitralierёsh. Ndёrlidhja me tё gjithё repartet e garnizonit punonte pa ndёrprerje. Kompanitё e shёrbimit tё rojёs ishin nё gatishmёri tё plotё nё tё gjithё regjimentet. Komisarёt ishin nё vendet e tyre. Tё gjitha repartet ushtarake kishin tё dёrguarit e tyre nё Smolnij, nё dispozicion tё Komitetit Ushtarak Revolucionar, nё rast se do tё ndёrpritej ndёrlidhja. Nёpёr rrugёt e rajoneve tё ndryshme lёvizin detashmentet luftarake, trokasin njёra pas tjetrёs. Kёto detashmente kudo takojnё miq qё i presin me padurim. Nё stacionet hekurudhore komisarёt e emёruar posaçёrisht gjurmojnё me kujdes trenat qё vijnё e shkojnё, sidomos ata qё transportojnё ushtarё. Asgjё shqetёsuese. Tё gjitha pikat mё tё rёndёsishme tё qytetit kalojnё nё duart tona, pothuajse pa qёndresё, pa luftё, pa viktima. Bie zilja e telefonit: “Ne jemi kёtu!”.

Çdo gjё nё rregull. Mё mirё s’ka si bёhёt. Mund tё largohem nga telefoni. U ula nё divan. Tendosja e nervave fillon tё dobёsohet. Pikёrisht pёr kёtё mё godet nё kokё dallga e heshtur e lodhjes. “Mё jep njё papirosё!” – i thashё Kamenjevit. Nё ato vite e pija duhanin, megjithёse jo rregullisht. E thitha nja dy herё dhe arrita vetёm t’i them vetes: “Edhe kjo mё mungonte!” Nё çast humba vetёdijen. Prirjen pёr tё mё rёnё tё fikёt kur kisha dhimbje fizike ose kur isha i sёmurё e trashёgoja nga nёna. Kjo id ha shkak njё mjeku amerikan qё tё thotё se unё vuaja nga sёmundja e tokёs. Kur u pёrmenda pshё mbi vete fytyrёn e trembur tё Kamenjevit. Mё pyeti: “Ndoshta duhet marrё ndonjё ilaç?” pasi u mendova pak iu pёrgjigja: “Do tё ishte shumё mё mirё sikur tё merja ndonjё ushqim”.

trotsky_red_army

U pёrpoqa tё kujtoj se kur kisha ngrёnё pёr herё tё fundit. Por nuk mё kujtohej. Mu kujtua vetёm se ditёn e djeshme nuk kisha vёnё gjё nё gojё.

Nё mёngjes u turra kundёr shtypit borgjez dhe opportunist. Asnjё fjalё mbi fillimin e kryengritjes. Gazetat kaq shumё dhe kaq trashё ishin çjerrё mbi sulmin e ishtarёve tё armatosur qё do tё fillonte sё shpejti, mbi shkatёrrimet, mbi lumenjtё e pashmangshme tё gjakut, mbi pёrmbysjen, saqё tani ata as qё e vunё re kryengritjen, e cila praktikisht kishte filluar. Shtypi i vlerёsoi bisedimet tona me shtabin pёr monedhё tё pastёr dhe deklaratat tona diplomatike si pavendosmёri. Ndёrkaq, pa kaos, pa pёrleshje nё rrugё. Pothuajse pa tё shtёna armёsh dhe gjakderdhje, institucionet pushtoheshin njёra pas tjetrёs nga repartet e ushtarёve, marinarёve dhe nga gardistёt e kuq, sipas udhёzimeve qё dilnin nga institute i Smolnit.

Mikroborgjezi fshinte me shami sytё e trembur nёn regjimin e ri. Vёrtet, vёrtet bolshevikёt e morёn pushtetin? Mё erdhi njё dёrgatё e Dumёs sё qytetit dhe mё bёri disa pyetje qё nuk mund tё imitohen: a kemi ndёrmend ne tё bёjmё sulme, tё ç’natyre dhe kur? Ёshtё e domosdoshme qё Duma tё vihet nё dijeni pёr kёto “brenda 24 orёve”. Ç’masa ka marrё sovjeti pёr ruajtjen e sigurisё dhe tё rendit? E tё tjera, e tё tjera. Unё u pergjigja duke shpjeguar pikpamjen dialektike mbi revolucionin dhe i propozova Dumёs tё marrё pjesё me njё pёrfaqёsues nё punimet e Komitetit Ushtarak Revolucionar. Kjo i trembi ata mё shumё sesa vetё pёrmbysja. Pёrfundova, si gjithmonё, nё frymёn e mbrojtjёs sё armatosur: “Nёqoftёse qeveria do tё futё nё punё hekurin, ne do ti pёrgjigjemi me çelik”. Ata: “A do tё na dёboni neve qё jemi kundёr kalimit tё pushtetit sovjetёve?” Unё u pёrgjija: “Duma e sotme pёrfaqёson ditёn e djeshme; pot ё lindё ndonjё konflikt, ne do t’i propozojmё popullit tё bёjё zgjedhje tё reja tё Dumёs, pёr tё parё se kush e ka pushtetin”. Dёrgata shkoi ashtu siç erdhi. Por na la pas ndjenjёn e fitores reale. Diçka ndryshoi gjatё kёsaj nate. Tri javё mё parё ne siguruam shumicёn nё Sovjetin e Petrogradit. Por ne atёherё ishim vetёm flamur, pa tipografi, pa arkё, pa seksionё. Po kёtё natё qeveria vendosi tё arrestojё Komitetin Ushtarak Revolucionar dhe filloi tё mbledhё adresat tona. Kurse dёrgata e Dumёs sё qytetit paraqitet te Komiteti Ishtarak Revolucionar i “arresutar” pёr tё sqaruar fatin e vet.

Qeveria vazhdonte tё mblidhej nё Pallatin e Dimrit, por tani ajo ishte katandisur nё hijen e vetvetes. Politikisht ajo nuk ekzistonte mё. Pallati i Dimrit gjatё 25 tetorit shkallё-shkallё po ankorohej nё repartet tona nga tё gjitha anёt. Nё orёn njё tё ditёs i raportova gjendjen Sovjetit tё Petrogradit. Ja sie ka pasqyruar kёtё raport reporter i njё gazete: “Nё emёr tё Komitetit Ushtarak Revolucionar po ju komunikoj se Qeveria e Pёrkohshme nuk ekziston mё. (Duartrokitje). Disa ministra janё arrestuar. (“Bravo!”). Tё tjerёt do tё arrestohen brenda pak ditёve ose orёve. (Duartrokitje). Garnizioni revolucionar, qё ёshtё nё dispozicion tё Komitetit Ushtarak Revolucionar shpёrndau mbledhjen e Parlamentit. (Duartrokitje tё zhurmёshme). Ne kёtu vigjiluam gjithё natёn dhe ndoqёm nёpёrmjet linjave telefonike kryerjen pa zhurmё tё detyrave nga ana e reparteve tё ushtarёve revolucionarё dhe tё gardёs puntore. Mikroborgjezi flinte paqёsisht dhe nuk e dinte se po nё kёtё kohё njё pushtet po zёvendёsohej nga njё tjetёr. Stacionet hekurudhore, posta, telefrafia, Agjensia Telefrafike e Petrogradit, Banka Shtetёrore janё nё duart e Komitetit. (Duartrokitje tё zhurmёshme). Pallati i Dimrit ende nuk ёshtё marrё. por fati i tij do tё zgjidhet brenda disa minutave. (Duartrokitje)”.

Ky raport i thatё mund tё mos japё njё pёrshtypje tё qartё mbi gjendjen shpirtёrore tё pjesёmarrёsve nё mbledhje. Por ja ç’mё kujtohet tani qё po shkruaj. Kur raportova kalimin e pushtetit qё u bё gjatё natёs, pёr disa çastё mbretёroi njё heshtje e tendosur. Pastaj filluan duartrokitjet, por jo tё zjarrta, madje ndjehej qё tё pranishmit po meditonin. Salla po priste nё ankth. Duke u pёrgatitur pёr luftё, klasa puntore ishte pushtuar nga njё entusiazёm i papёrshkruar. Kur ne kapёrcyem pragun e pushtetit, entusiazmi qё s’pyet arsyen u zevendёsua nga mendimi i shqetёsuar. Dhe kёtu u duk qartё instikti i drejtё historic. Sepse pёrpara mund tё kemi ende qёndresёn kolosale tё botёs sё vjetёr, luftёn, urinё, shkatёrrimet, gjakun dhe vdekjen. “Do t’ia dalim mbanё vallё?” – kёtё pyetje i bёnin vetёs shumё nga tё pranishmit. Kёshtu lindi nё atё minutё mendimi i shqetёsuar. Do t’ia dalim, u pёrgjigjёn tё gjithё. Rreziqet e reja dukeshin si njё ardhmёri e largёr. Kurse tani ishte ndjenja e fitores sё madhe, dhe kjo ndjёnjё kёndonte nё gjak. Ajo e gjeti rrugёn e daljes nё takimin e furishёm qё u organizua me ardhjen e Leninit, i cili pёr tё parёn herё erdhi nё kёtё mbledhje, pas pothuaj katёr muaj mungese.

Nё mbrёmje vonё, duke pritur hapjen e seancёs sё Kongresit tё Sovjetёve, unё me Leninin po çlodheshim nё njё dhomё ngjitur me sallёn e mbledhjeve. Nё dhomё s’kishte asgjё, pёrveç karrigeve. Dikush na shtroi nё dysheme nga njё batanie, dikush tjetёr, mё duket motra Leninit, na gjeti edhe jastёkё. U shtrimё pranё e pranё, trupi dhe shpirti u larguan nga njёri-tjetri, si dy anё tё njё suste tepёr tё tendosur. Kjo ishte njё çlodhje e merituar. Por nuk fjetёm dot. Bisedonim me gjysmё zёri. Lenini vetёm tani u pajtua pёrfundimisht me mendimin pёr tё filluar kryengritjen. Dyshimet e tij u zhdukёn. Nё zёrin e tij ndjeheshin notat e njё pёrzemёrsie tё rrallё. Mё pyeti me hollёsi pёr piketat e vendosura gjithandej dhe tё pёrbёra nga gardistёt e kuq, marinarёt dhe ushtarёt. “Kjo ёshtё njё tabllo e mrekullueshme: puntori me pushkё krahpёrkrah me ushtarin rreth flakadanit”, pёrsёriste ai plot emocion. “I bashkuam mё nё fund ushtarin me puntorin!” Pastaj papritur e mblodhi veten: “Po Pallati i Dimrit? Ai ende nuk ёshtё marrё? Mos na pjellё gjё?” U çova qё tё interesohesha me telefon pёr ecurinё e operacionit. Por ai mё mbajti: “Shtrihuni, po ngarkoj unё ndonjё qё tё interesohet”. Por nuk qe e thёnё tё rrinim gjatё shtrirё. Nё sallёn fqinjё u hap seanca e Kongresit tё Sovjetёve. Mё erdhi vrik Uljanova, motra e Leninit, “Po flet Dani[2], juve po ju kёrkojnё”. Duke nxjerrё dufin, Dani kritikoi komplotistёt dhe parashikonte dёshtimin e pashmangshёm tё kryengritjes. Ai kёmbёngulte qё nё tё bёnim koalicion me eserёt dhe menshevikёt. Partitё, qё dje kur ishin nё pushtet na persekutuan dhe na futёn nё burg, tani qё i pёrmbysёm kёrkonin qё tё bёnim njё marrёveshje. Danit iu pёrgjigja unё dhe, nё personin e tij, iu pёrgjigja ditёs sё djeshme tё revolucionit: “Ajo qё ndodhi ёshtё kryengritje dhe jo komplot. Kryengritja e masave popullore nuk ka nevojё pёr miratim. Ne kalitёm energjinё revolucionare tё puntorёve dhe ushtarёve. Ne nё mёnyrё tё hapur drejtuam vullnetin e masave drejt kryengritjes. Kryengritja jonё fitoi. Dhe tani na propozojnё: hiqni dorё nga fitorja dhe bёni marrёveshje. Me cilin? Ju jeni disa individё tё mjerё, ju keni falimentuar, ju e luajtёt rolin tuaj, shkoni atje ku e keni vendin: nё kazanin e plehrave tё historisё”. Kjo ishte replica e fundit e dialogut tё madh qё filloi mё 3 prill, nё ditёn dhe orёn e ardhjes sё Leninit nё Petrograd.

184354

[1] Sipas stilit tё vjetёr tё kalendarit, qё ishte ende stili i kalendarit zyrtar tё Rusisё. Sipas kalendarit tё Perёndimit ishte data e 6 nёntorit. Me kёtё shpjegohet fakti qё ky revolucion quhet herё i Tetorit dhe herё i Nёntorit.

[2] F.I.Dan ishte kryetar i Komitetit Qendror Ekzekutiv tё Sovjetёve tё legjislaturёs sё parё. Nё mbrёmjen e 25 tetorit me kёtё fjalim ai hapi seancёn e parё tё Kongresit tё Dytё Gjithёrus tё Sovjetёve.

Leon Trotsku, “Jeta Ime”. Kapitulli IV, Nata Vendimtare.

Advertisements

One thought on “Leon Trotsky: Nata Vendimtare

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s