Fatos Kongoli: Bolero në vilën e pleqve

bolero-ne-vilen-e-pleqve-fatos-kongoli

“Miku im, të kërkoj ndjesë që prej disa muajsh ti më shkruan rregullisht dhe unë nuk të jam përgjigjur. Kam vajtur me shpresë se do ta kuptoje vetë arsyen. Në të vërtetë ti e di arsyen, e dimë të dy, pra nuk po zgjatem. Nëse dëshiron jam e gatshme të rifillojmë. S’ka rëndësi se kush do të shkruajë i pari, ti mua apo unë ty. Por jo si deri tani. Do ta rifillojmë në rrethana të tjera, besoj e merr me mend ku e kam fjalën, pavarësisht se ku do të jemi të njohur apo të panjohur.

Continue reading