Qindro


Rr’xoju qiell, i randë si tunxhi, mbi supet tanë të shtypun,mbi krenat tona robnije e ûje përulë;

hapu, moj tokë e zezë, nën kambët dathë tonat –

përpij këto qenie që porezi dhe gurbeti i shkatërroi

dhe kërbaçi i xhandarit që me shikim anmiku tmerron

dhe ciatja e fëmisë së mjerë që pa bukë ankon…

Rr’xoju qiell, i randë si tunxhi! Hapu, moj tok’e ngrime –

Kjo jetë s’na duhet gja, të shtypun në robni:

se emnin që patëm s’e kemi, as tokën rimë me djersë,

as bjeshkët flladitëse me pisha shekullore

ku gjaksorët tash ndër prita përgjojnë,

ku ofshamat tona – heu! – ernat e malit i çojnë…

______________________________

Por – jo! Jo, o vllazën – zullumi kputet prej s’trashi –

gjaksorit kungulli gjithmonë s’i shkon mbi ujë!

Ta dini – hekrat e robnisë dhe mjerimit shpejt kanë

m’u kuptë

e mbi rrenimet e s’vjetrës, krahas me popujt tjerë,

jeta e re do të fillojë…

Vajtimin lene! N’luftë! Përpara! Bini!

Qe – miliona t’shtypun të botës përbri i kini.

Esad Mekuli

(1936)

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s