Arundhati Roy: Pashë një ëndërr


Të duash. Të të duan.

Të mos harrosh kurrë parëndësinë tënde

Të mos mësohesh kurrë me dhunën e patregueshme

Dhe me vulgaritetin e jetës përreth vetes.

Të kërkosh gëzimin në vendet më të trishta.

Të ndjekësh bukurinë në strofullin tënd

Mos e thjeshto kurrë atë që është e komplikuar

Apo të komplikosh atë që është e thjeshtë.

Të respektosh forcën, por kurrë pushtetin

Përtej të gjithave, të vështrosh.

Të provosh të kuptosh.

Për të mos ulur kurrë vështrimin.

Dhe kurrë, kurrë, të mos harrosh.
Arundhati Roy

Karl Marks & Fridrih Engels: Paga

Marx-Engels

Ç’është paga? Si përcaktohet ajo?

Po t’i pyesësh punëtorët : “Sa pagë merrni?”, njëri do të përgjigjet: “Unë marr nga borgjezi im 1 markë në ditë”, tjetri: “unë marr 2 marka” etj. Sipas degëve të ndryshme të punës ku ata punojnë, ata do të tregojnë një shumë të ndryshme parash që merr secili nga borgjezi i vet për kryerjen e një pune të caktuar, – për shembull, për endjen e një kuti pëlhurë ose për radhitjen e një flete shtypi. Megjithëse përgjigjet e tyre janë të ndryshme, ata të gjithë pajtohen në një pikë: paga është shuma e parave që kapitalisti paguan për një kohë pune të caktuar ose për kryerjen e një pune të caktuar.

Continue reading

Njё ditё e pёrkryer pёr liri

Fotografi e shkёputur nga njё aktivitet i lёvizjes "Pёr Universitetin".

Fotografi e shkёputur nga njё aktivitet i lёvizjes “Pёr Universitetin”.

Shkruajnё: Dardan Konjufca, Durim Jasharaj dhe Valton Marku

Do tё flasim pёr tё hёnёn e dy nёntorit tё cilёs po t’i pёrshtasim titullin e kёngёs sё Pink Floyd “A great day for freedom” (Njё ditё e pёrkryer pёr liri), do tё dilte si: “Ditё e bukur pёr ta goditur njё kryeministёr me vezё”.

Continue reading