Njё ditё e pёrkryer pёr liri

Fotografi e shkёputur nga njё aktivitet i lёvizjes "Pёr Universitetin".

Fotografi e shkёputur nga njё aktivitet i lёvizjes “Pёr Universitetin”.

Shkruajnё: Dardan Konjufca, Durim Jasharaj dhe Valton Marku

Do tё flasim pёr tё hёnёn e dy nёntorit tё cilёs po t’i pёrshtasim titullin e kёngёs sё Pink Floyd “A great day for freedom” (Njё ditё e pёrkryer pёr liri), do tё dilte si: “Ditё e bukur pёr ta goditur njё kryeministёr me vezё”.

E hёna ishte dita mё e bukur sepse u godit simbolikisht me vezё njeriu mё i pushtetshёm nё Shqipёri. Kur njё kryeministёr, kushdo qoftё e nё cilindo vend, pavarёsisht nёse e ka emrin Ed apo Isё, merr guximin tё privojё ndokёnd nga e drejta universale pёr t’u shkolluar vetёm se ёshtё i varfёr, veza mund tё jetё vetёm pikёnisje e kundёrshtimit serioz tё kёtij privimi qё ndryshe quhet: “Reforma nё arsimin e lartё”. E hёna ishte dita mё e bukur sepse u bёmё studentё nё Tiranё, ndonёse de jure vetёm se jemi. U kuptimёsuam si tё tillё pёr faktin se morёm pjesё nё aksionin tё atypёratyshёm tё shoqeve dhe shokёve tё Lёvizjes ”Pёr Universitetin”. Meqё vendi i studentit ёshtё nё rezistencё e roli i tij ёshtё antikonformist, u themeluam si student. U shkoqitёm nga hegjemonia liberale e idesё sё studentit, duke refuzuar t’i shkojmё pёr shtat kёsaj ideologjie, sipas sё cilёs studenti duhet tё jetё individualist, oportunist e teknokrat. Lёvizja “Pёr Universitetin” na bёri studentё nё Tiranё!

Ne tё tre jemi aktivistё tё Klubit Politiki tё Studentёve, i cili tani e disa vite vepron nё Prishtinё. KPS me emёr ёshtё organizatё studentore, por aktivitetet tona – anipse tё fokusuara nё Universitet – kanё qenё edhe pёr probleme tё tjera sociale: kundёr shtrenjtimit tё faturave tё energjisё, kundёr korrupsionit, nё mbrojtje tё tё drejtave tё gruas, etj. KPS ka qenё bashkёorganizatore e protestave kundёr ish-rektorit Gashi, nё solidarizim me rektorin Zejnullahu, nё mbrojtje tё kauzave brenda fakjulteteve tё caktuara, etj.

Klubi Politik i Studentёve ёshtё organizatё majtiste qё mendon se ky formacion ekonomiko-politik ku jetojmё sot ёshtё i padrejtё dhe shfrytёzues. Nisur nga linja jonё ideologjike, ne luftojmё pёr njё botё ku do tё ketё barazi dhe drejtёsi. Ne jemi tё majtё, por njёherit jemi kritikёt mё tё zёshёm tё regjimeve autoritare qё janё ngritur nё emёr tё sё majtёs – prej diktaturёs sё Stalinit e tek Enveri. Ne besojmё qё e majta nuk e pranon shtypjen dhe rrjedhimisht jemi edhe kundёr “tё majtёve” qё kanё shtypur e kanё ngritur diktatura. Ne jemi pёr tё majtёn e teorisё qё thotё se njeriu nuk mund tё shfrytёzohet nga njeriu.

Nё vazhdёn e aktiviteteve tona, tani e disa vite, ne jemi nё koordinim me disa organizata rajonale, e posaçёrisht me Lёvizjen “Pёr Universitetin” nё Tiranё, me tё cilёn ndajmё tё njёjtёn vijё politike. Nё shumicёn e aktiviteteve tona kanё marrё pjesё shokёt nga Tirana dhe anasjelltas, ne marrim pjesё nё shumicёn e aktiviteteve qё kjo Lёvizje kryen nё Tiranё. Ashtu ngjau edhe ditёn e hёnё, mё 2 nёntor, kur ne tё tre nga KPS-ja morёm pjesё nё aksionin simbolik tё gjuajtjes me ve ndaj kryministrit Rama. Lёvizja “Pёr Universitetin” pёr afёr dy vite ka bёrё dhjetёra protesta e aksione kundёr Ligjit pёr Arsimin e Lartё, i cili ul autonominё e universiteteve publike, favorizon universitetet private me fonde publike, rrit burokracinё nё universitet dhe i fut studentёt nё borxhe. Ne jemi pёr shembullin e vendeve skandinave apo Gjermanisё, ku arsimi publik ёshtё falas. Por, qeveria prepotente e Ramёs vazhdimisht ka injoruar aksionet e Lёvizjes “Pёr Universitetin” dhe si pёrgjigje, aktivistёt e kёsaj lёvizje vendosёn ta gjuajnё simbolikisht me vezё kryeministrin, veprim ky qё mori solidaritetin tonё.

Shqetёsuese atё ditё ka qenё keqinformimi i njё mediumi nё Kosovё, i cili ka kёmbёngulur qё ne tё treve tё na paraqesё si aktivistё tё Lёvizjes “Vetёvendosje!” Ky lajm, mё pas u mor edhe nga shumё media tjera. Organizata jonё qysh atё ditё ka demantuar kёtё lajm tё rremё, por ne, edhe pёrmes kёtij shkrimi, demantojmё ato shpifje. Dy nga ne, Durim Jasharaj dhe Dardan Konjufca, kanё qenё aktivistё tё “Vetёvendosje!”, por vetёm deri para dy viteve. Tanimё janё aktivistё tё KPS-sё qё nuk i takon asnjё partie politike. Pёr mё keq, shumё media ngritin spekulime bazuar nё mbiemrat tonё, thuajse politika bartet me linjё gjaku. Ne jemi kundёr kёtyre konceptimeve feudale dhe politika pёr ne nuk lidhet me familjen domosdoshmёrisht.

Por, as dhuna e policisё, as shpifjet e mediave tё pushtetit e as vёshtirёsitё objektive nuk do tё na ndalin nё rrugёn tonё politike: nё luftёn pёr arsim publik falas por edhe nё pёrpjekjen tonё tё gjithmbarshme pёr transformime rrёnjёsore politike. Edhe ne tё ardhmen ne do koordinohemi me Lёvizjen “Pёr Universitetin”, sepse mendojmё qё motoja “Jemi Njё!”, pёrtej patetizmit nacionalist, dmth tё jesh Njё nё problemet e njёjta, por edhe tё rezistosh si Njё ndaj atyre problemeve.

Ne do tё vazhdojmё sё bashku!

Ky artikull u shkrua pёr numrin e tretё tё Gazetёs “Universitari” qё botohet nga lёvizja “Pёr Universitetin” nё Tiranё.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s