Petro Marko: Njëra anë

Petro-Marko-318x320

Që thoni ju, jeta ka dy faqe: E para, kur s’ke mendje në kokë, ti thua se je i urtë, dijetar, filozof, Njeri. Kur s’ke miq ti bërtet hera-herës sikur tërë botën e njeh ose, fundi i fundit, s’të hyn në punë njohja me të tjerët. Kur s’ke shtëpi, ti kujton se ke pallate. Kur s’ke bukë, ti nuk çan kokën. Kur s’ke punë, nuk bëhesh merak. Kur të tjerët qajnë, ti qesh me ta. Kur të ze ndonjë hall, ti thua: “Gjysma e mijës pesëqind”.

Continue reading

Valton Marku: Grafiti si subverzion është shëmbëlltyra e pushteteve

image_21453467154Grafiti nuk është çështje e realizimit teknik në vete sa është mesazh thumbues politik. Artisti i grafiteve – siç është vetë thelbi i artit – nuk e sheh veten brenda konjukturave të rehatisë komerciale apo edhe në vetë koordinatat e një rregullimi shtypës social. Rebelimi i tij është nxitje nga realiteti ndërsa mohimi është thirrje për realitet të ri. Ai del përtej pedanterisë së ekspozitave à la grand për t’u mishëruar me masat e përjashtuara të rrugës, përmes grafiteve në rrugë poashtu. Për dallim prej grafitistëve tjerë, Banksy në shumë vende të botës, njëjtë dhe Tehran Ratz në Iran, janë model i konsistencës së përdorimit të grafiteve si përçues të mesazheve politike. Të dy, përmes krijimtarisë së tyre universale, synojnë shkundjen e rendeve sociale ekzistuese. I pari godet fenomenet shoqërore të prodhuara nga politikat liberale, të dytët luftonin kundër regjimit autoritar të Ahmadinejad-it.

Continue reading

Pink Floyd: Sikur të ishe këtu


Pra, ti mendon se e dallon Parajsën nga Ferri,Dhe qiejt blu nga dhimbja?

A e di dallimin mes një shine çeliku dhe një fushe të blertë?

Po të një buzëqeshje nga një shtirje?

A mendon se mund t’a gjesh?

A nuk të shtynë ata që t’i shkëmbeje heronjtë me fantazma?

Hirin përvëlues me pemë? Ajrin e nxehtë me flladin?

Rehatinë e ftohtë me ndryshimin? Dhe a nuk e shkëmbeve

Një rol figuranti në luftë për t’u dukur i parë në kafaz?

Sa do doja, sa do doja të ishe këtu.

Ne ishim dy shpirtra të humbur që pluskonim në akuarium,

vit pas viti,

Që vraponim te i njëjti shesh i njohur – çfarë gjetëm?

Po ato frikëra të vjetra.

Sikur të ishe këtu!

Pink Floyd, “Wish you were here“.