Petro Marko: Njëra anë

Petro-Marko-318x320

Që thoni ju, jeta ka dy faqe: E para, kur s’ke mendje në kokë, ti thua se je i urtë, dijetar, filozof, Njeri. Kur s’ke miq ti bërtet hera-herës sikur tërë botën e njeh ose, fundi i fundit, s’të hyn në punë njohja me të tjerët. Kur s’ke shtëpi, ti kujton se ke pallate. Kur s’ke bukë, ti nuk çan kokën. Kur s’ke punë, nuk bëhesh merak. Kur të tjerët qajnë, ti qesh me ta. Kur të ze ndonjë hall, ti thua: “Gjysma e mijës pesëqind”.

Kur sheh të tjerë të shqetësohen, ti gërhet.

Kur vdes ndonjë fatkeq, ti thua “Shpëtoi!”

Kur sheh përpara ndonjë të mjerë, ti s’e ve re.

Orë e çast ti qesh. Këndon. Ngulesh ku të duash. Flet lirisht. Çdo derë e gjen të hapur. Nuk truhesh, se kujton se shkel gjithmonë në dhogë të shëndoshë. Ecën përpara krenar dhe nuk vëzhgon rreth e rrotull. Je i lumtur. Je optimist.

E zeza të duket e bardhë.

Nata të duket ditë.

Nuk njeh mjerim.

Nuk çan kokën për asgjë. Shikon punën tënde, vatrën tënde, xhepin tënd. Je nikoqir. Kurrë s’t ka zënë e

keqja. Kurrë s’të ka trokitur në derë dëshpërimi.

Gjumi të ze përnjëheresh. Dhëmbët ditë e natë të

zbardhullojnë.

Prandaj thua nganjëherë me habi:

“Janë disa të marrë që qahen kot nga jeta. E humbasin torruan kot. Nuk përballojnë dot rrahjet e zakonëshme të kohës.

Bëhen të mjerë. Mërziten. Dëshpërohen… Budallallëk! Ja si qendroj unë! I patundur, i palakuar. Jam i gjallë. Jam vepronjës. Punë e madhe! Unë do ta shpëtoj botën? Unë do t’i ndaloj fatkeqësitë? Unë do t’i thyej prangat e fatit? E pamundur! E shkruara, e thëna le të bëhet. Unë s’guxoj ta ndaloj. S’kam gjë në dorë. Prandaj shikoj punën time. Qesh. Këndoj. Pa lumi le ta marrë…”

Ke të drejtë, o burrë i botës, të bërtasësh kështu. Je i lumtur. Je optimist. Sheh njërën anë të jetës. Me tutje s’di se ç’bëhet. Nuk çan kokën të shikosh tej vetes. Ti kujton se tërë bota të përngjan.

Kujton se ti je qënia, ti je gjallëria, ti je jeta!

Dhe e beson me gjithë mend!

Ke të drejtë. Se dhe po të përpiqet ndokush që të të tregojë, qoftë dhe me pahir, anën tjetër të jetës, ti s’ke fuqi ta shikosh, s’ke sy e faqe. Të ka rrëmbyer vala e hovshme e optimizmit dhe të vërtit atje poshtë, nga s’ke mundësi të shikosh se lëmi i madh i jetës shkelet prej lloj-lloj gjurmësh.

Ti vetëm shurdhohesh prej rrjedhjes së burimit të lumturisë. Rron në njërën anë të jetës. -Po ana tjetër?

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s