Valton Marku: Rrota, bagazhi dhe mijëra qirinjë që presin për të shndritur

Ishte një Karusel (rrotë rrotulluese) në një park lojrash në Fushë Kosovë që frymëzoi artisten angleze PJ Harvey për t’u kënduar të pagjeturve të luftës së vitit 1999. Një lajm i asaj kohe që tregonte se si një ushtar serb e kishte ndihmuar një grua shqiptare të plagosur, frymëzoi gjithashtu ish basistin e bendit anglez “Pink Floyd” Roger Waters-in. “Fëmijë, mos u zhdukni, të përhumbur, mbi rrotën rrotulluese” kumbon kënga “Rrota” (The Wheel) e Pj Harvey-t, ku përmes fëmijëve nxirren në pah të pagjeturit. Roger Waters-i me “Secili Qiri i Vogël”, në anën tjetër, përmes shembullit njerëzor të ushtarit serb që refuzon rreshtimin çnjerëzor të togës së tij, i këndon mohimit si shkëndijë shprese: “Nëpër hapësirën e madhe ndarëse, ai kthehet mbrapa, nëpër porcelanin e thyer të jetës së saj”. Ka shumë artistë vendorë e të huaj që trajtuan luftën e Kosovës në forma të ndryshme, së fundmi në mënyre gjeniale edhe filmi kosovar “SHOK”, i cili me shumë gjasë është më i miri që e kemi pasur. Të shumtë janë edhe filmat që flasin për luftën në Bosnje, por, filmi “Bagazhi” (Prtljag), për më pak se 25 minuta arrinë të na e sjellë vizualisht të gjithë skemën socio-politike në Bosnje, përveç që trajton ndryshe problemin e të pagjeturve.

Continue reading

Advertisements

Khalil Gibran: Mbi bijte


Femijet tuaj s’jane tuajet.

Ata jane bijte dhe bijat e deshires se jetes per vetveten.

Ata vijne permes jush, por jo prej jush.

E ndonese jane me ju, s’ju perkasin.

Mund t’u jepni dashurine, por jo mendimet tuaja,

pasi ata kane mendimet e veta.

Mund t’u strehoni trupat, por jo shpirtrat,

se shpirtrat u banojne ne shtepine e se nesermes,

ku ju s’mund te shkoni, as nder enderra.

Mund te perpiqeni te jeni si ata,

po mos luftoni t’i beni si vetja,

se jeta nuk ecen se prapthi e as zvarritet me te djeshmen.

Ju jeni harqet prej te cileve

bijte tuaj leshohen para si shigjeta.

Harketari sheh shenjen mbi shtegun e pafundesise

e ju perkul megjithe fuqine

qe shpejt e larg T’i shkojne shigjetat.

Qofte perkulja ne dore te Harketarit per gezim:

se sic Ai e do shigjeten fluturuese,

ashtu e do dhe harkun e qendrueshem.

 

Khalil Gibran, “Profeti”.