Aldous Huxely: Më e mira e botëve

drawing on paper by Laurie Lipton

 

***

…. De përse na duhet të kërkojmë një zëvendësues për dëshirat rinore, kur dëshirat rinore nuk dështojnë kurrë? Një zëvendësues argëtimesh, kur ne po i shijojmë gjithë budallallëqet e vjetra deri më një? Çfarë nevoje kemi për çlodje, kur mendjet dhe trupat tanë vazhdojnë të kënaqen me veprimtari? Ç’e duam ngushëllimin, kur kemi soma? Ç’na duhet një themel i patundshëm, kur kemi rregullin shoqëror?

– Atëherë, ti mendon se nuk ka Zot?

– Jo, mendoj se ka shumë mundësi të ketë një.

– Atëherë përse…

Mustafa Mondi e ndërpreu.

– Por ai shfaqet në rrugë të ndryshme njerëzve të ndryshëm. Në kohët paramoderne e shfaqi veten si qenia e përshkuar në këto libra. Tani…

– Si e shfaq ai veten sot? – e pyeti njeriu i egër.

– Epo, ai e shfaq veten si mungesë; si të mos ishte fare.

– Ky është faji juaj.

– Quaje faj të qytetrimit. Zoti nuk përshtatet me makineritë, mjekësinë shkencore dhe lumturinë universale. Duhet të bësh zgjedhjen tënde. Qytetërimi ynë ka zgjedhur makineritë, mjekësinë dhe lumturinë. Prandaj dhe më duhet t’i mbaj këto libra të mbyllur me çelës. Janë sëmundje. Njerëzit do të tronditeshin nëse…

Continue reading

Advertisements