Nonda Bulka: Dambllaja t’u bjerë

 

dambllaja 

“Merre një zemër, puthe dhe rrëmbeje,

Dhe adhuroje si altar prej feje,

Njëqind Qabera s’vlejnë sa një zemër

Zemër kërko haxhi, jo gur Qabeje”.

 

Kështu foli poeti persan. Sot mund të flasim pak më ndryshe p.sh:

  • Merr një thes misër, puthe dhe rrëmbeje. – Dhe adhuroje si altar prej feje. Njëqind Qabera s’vlejnë një thes misër, misër kërko haxhi, jo gur Qabeje”.

Kështu e solli devra. Dhe faji s’është yni. Bota ka misër sa të hanë qentë; grurë sa të mbytet njerëzia; verë sa të vaditësh lulet; mishra, zarzavate, kafe, sheqer, sa të duash. Dhe megjithatë ka plot që ngordhin urie.

Ata kanë stoket kolosale, i shkatërrojnë për të mos rënë çmimi. Dhe shtetet mbajnë sehir. Dhe pleqtë u thonë të rinjve: “Juve e prishët botën, se qëkur dolën këto modat dhe ksemodat, që kur humbi kali dhe mushka dhe doli automobile, që kur filluam ta imitojmë Evropën, humbëm moralisht dhe materialisht. Neve qëmoti, s’mendonim kurrë për bukë; këngë e valle. S’dinim shumë gjëra. Dinim ç’na thosh prifti dhe hoxha”.

Pleqtë kanë të drejtë, kur thonë se bota s’është më të. Por dhe ata gabohen, kur pretendojnë që çdo i ri duhet të bindet pa ngurrim, në gjëra që s’i mbushin mendjen. Sot jeta është një luftë e vërtetë. Djali, qëkur bëhet dhjetë vjeç, fillon të mendojë, dhe s’bindet ngahera në parimet e gabuara të pleqve.

Bota po shkatërrohet ekonomikisht, jo pse të rinjtë dhe gratë vunë kapela, jo pse automobile dhe aeroplani zëvendësojnë mushkat, por pse sistemi ekonomik i vjetër është krejt i gabuar. Ekonomistët e Evropës pranojnë falimentimin e sistemit ekonomik të shkallës liberale. Por ku është krijimi i një tjetri?

Dhe është bela me popujt e urtuar, se s’pret puna, kur ata kërkojnë misër, diplomatët udhëtojnë. Dhe paratë e udhëtimit e dini kush i paguan? Ti e unë e tjetri. Tashti janë mbledhur në Amerikë dhe thonë se ia kanë shtruar me birrë. Të shohim dhe këtë herë. Në mos bëfshin gjë… dambllaja t’ju bjerë (siç thonë plakat).

 

Gazeta e Korçës, 4.V.1933

 

 

Shkëputur nga: Nonda Bulka, Thumba pa helm. Dambllaja t’u bjerë, fq. 54-55. Rilindja, 1985, Prishtinë.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s