Eroll Gashi: Liberalizimi i vizave ose mundësia që kosovari ta shes fuqinë punëtore (mallin) në një treg më të madh

a-builder-working-with-brick-layers-at-a-construction-site-in-kosovo-AKBK9C

Horizonti tani i hapur për kosovarin tipik nuk është horizont turistik, më shumë është një zgjerim i fushëbetejes së tij në luftën e tij për ekzistencë. Ky horizont është treg, para, mbijetesë. Në këtë treg kosovari tipik do të mundohet ta shesë të vetmin mall që e ka (fuqinë punëtore) për të vetmin mall që nuk e ka (paranë) për ta fituar të vetmën luftë të jetës (mbijetesën). Le të bëjë qeveria sa të dojë reklama vetëdijësuese që kinse liberalizimi i vizave do të thotë lëvizje e lirë por jo e drejtë pune. Kosovari tipik e kupton liberalizimin e vizave pikërisht ashtu siç ai në të vërtetë është: lëvizje e lirë e mallrave ose, më saktë, lëvizje e lirë e mallit të tij të vetëm (fuqisë punëtore). Sikur të ishte vetëm për turizëm atëherë kjo liri e lëvizjes nuk do të na ndalohej asnjëherë. Cili shtet kapitalist ta ndalon që të shkosh në atë shtet për të konsumuar, për të shpenzuar para?! Ata kosovarë që kanë shkuar në zonën e Shengenit për të harxhuar para kanë pasur mundësi të shkojnë sa herë kanë dashur, natyrisht me disa procedura administrative që për merakliun e shetitjes nuk janë asgjë. Cilit pronar të një kompanie, cilit qytetar që ka pasur shumë të konsiderueshme parash në bankë i është refuzuar e drejta për ta vizituar ndonjë shtet të Shengenit?

Kosovarit tipik nuk i ka interesuar lëvizja e lirë e mallrave në kuptimin që çokollata e prodhuar në Gjermani mund të shitet në Kosovoë ose birra e prodhuar në Kosovë mund të  shitet në Gjermani. Atij i ka interesuar lëvizja e lirë e mallit të vet, fuqisë punëtore, e kjo ka qenë e vetmja lëvizje e lirë qe na ka munguar. Pra, kosovari tipik e kupton kapitalizmin tamam si duhet: nuk janë njerëzit ata që kontrollojnë mallrat, janë mallrat ato që i kontrollojnë njerëzit. I vetmi mall që do ta çonte kosovarin tipik në vendet e zhvilluara të Evropës është fuqia punëtore të cilën ai duhet ta shesë diku, dhe ky ka qenë i vetmi mall që nuk ka pasur liri të lëvizjes deri më sot. Malli që e ka çuar kosovarin turist në vendet e Evropës ka qenë paraja, dhe si personifikim i saj kosovari turist ka shkuar sa herë ka dashur në këto vende.

Natyrisht si zotërues i mallit (fuqisë punëtore) kosovari tipik gëzohet. Këtë gëzim mund ta mbështjellim me melmesa si liria, drejtësia, “më-në-fund-i”, e oh e ih, por e zhveshur nga këto, është thjesht hapje tregu për një mall të veçantë.

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s