Testamenti i Mitrush Kutelit

u3_mitrush

Botuar në gazetën “Shqip”, më 30 prill 2009.

E dashur Efterpi,

Këtë letrë, që është, ndofta, e fundit, desha të ta shkruaj me dorë, po nuk mund. Sot nuk e kam dorën të sigurtë, më dridhet. Ti s’je këtu. Ke shkuar me Pandin në Rrushkull për të parë Poliksenin dhe Atalantën. Të nxita më shumë unë. Nga brenga, nga malli. Jam vetëm në shtëpi. Doruntina ka shkuar të lozë me vajzat e Bajramit.

Continue reading

Slavoj Žižek: Konsensusi Hillary e dëmton demokracinë

Alfred Hitchcock njëherë ka thënë se filmi është i mirë për aq sa është i tillë personazhi i tij negativ. A do të thotë kjo që zgjedhjet e ardhshme amerikane do të jenë të mira pasi “djaloshi i keq” (Donald Trump) është pothuajse i keqi ideal?

Po, por në një kuptim tejet problematik.

Për shumicën liberale, zgjedhjet e 2016 paraqesin një zgjedhje pothuajse të qartë: personazhi i Trumpit është një teprues qesharak, vulgar dhe shfrytëzues i paragjykimeve tona më të këqija raciste dhe seksiste, shovinist mashkullor me aq pak mirësjellje saqë shumë emra të mëdhenj republikanë po e braktisin. Me Trump si kandidat republikan vërtet do të kemi “zgjedhje që na bëjnë të ndjehemi mirë”.

Continue reading

Slavoj Žižek: Panama Papers dhe të vertetat e fshehta


E vetmja befasi e vërtetë e Panama Papers është që ajo nuk të befason aspak: A nuk kemi mësuar pikërisht atë që prisnim të mësonim? Megjithatë, është një gjë të dish gjërat në përgjithësi, dhe tjetër gjë të kesh para syve të dhëna të sakta.

Eshtë pak a shumë sikur ti e di që partneri yt seksual argëtohet lartë e poshtë: në nivel koncepti abstrakt e pranon, por kur merr dijeni për hollësitë, kur të krijohet një ide shumë e qartë e asaj që po ndodh, dhimbja të godet në mënyrë të padurueshme.

Praktikisht, me Panama Papers, kemi parasysh pamjet e ndyra të pornografisë financiare.

Continue reading

Slavoj Žižek: Një botë në protestë


Në një prej shkrimeve të tij të para Karl Marksi thoshte se situata në Gjermani ishte e tillë, saqë problemet e saja të veçanta mund të zgjidheshin vetëm me anë të një zgjidhjeje universale: një revolucion global. Ky, në thelb, është dallimi mes një periudhe reformiste dhe një periudhe revolucionare: në një periudhë reformiste, revolucioni global mbetet një ëndërr që në rastin më të mirë na mbështet në përpjekjen për të sjellë ndryshime në nivel lokal, ndërkohë që situata revolucionare krijohet atëherë kur duket e qartë se disa probleme të caktuara mund të zgjidhen vetëm me një ndryshim radikal dhe global. Në këtë kuptim të pastër formal, 1990 ishte një vit revolucionar: tashmë ishte e qartë se reformat e pjesshme që kishin nisur në shtetet komuniste nuk do të ishin të mjaftueshme, që për të zgjidhur probleme edhe të pjesshme (si mungesa e rezervave ushqimore) ishte e domosdoshme një shkëputje totale nga e kaluara.

Në çfarë situate ndodhemi sot? Problemet dhe protestat e viteve të fundit janë shenjë e një krize globale që po afrohet gradualisht, por pa ndalim, apo janë pengesa të vogla që mund të eleminohen, në mos zgjidhen, me ndërhyrje specifike? Gjëja më e dukshme është që protestat po shpërthejnë jo vetëm, dhe as kryesisht, në pikat më të dobëta të sistemit, por në vende që deri tani konsideroheshin në një situatë për t’u pasur zili. Që ka probleme në ferr, kjo është e kuptueshme: e dimë mirë përse protestojnë grekët dhe spanjollët. Por në parajsë, në vende të pasura apo në zhvillim të shpejtë si Turqia, Suedia dhe Brazili, përse protestojnë?

Continue reading