Marin Sorescu: Unë i papajtueshmi

bucharest

S’më merr malli të takohem me njeri,

As të këndoj,

As të bëj festa të bujshme.

S’organizoj përvjetorë as për dhjetëvjetorin,

E as për dymbëdhjetë vjetorin,

Dhe as në gjysmën e të njëzetës…

Nuk më lëvizin për 9 e gjysmë,

Për tetë, a për shtatë muaj,

Gjer në…

Nuk lëviz nga përsosmëria,

Që kur më del gjumi në mëngjes e gjer natën vonë.

(sepse kam të tjera shqetësime dhe probleme)

Continue reading

Dëshmitari i Jetës Sime: Letrat e Jean Paul-Sartre për Simone de Beauvoir

sartredebeauvoir

Si e marrosur pas letrave të dashurisë, sidomos atyre mes çifteve të mëdha intelektuale dhe krijuese në histori, siç ishin ato ndërmjet Frida Kahlo dhe Diego Rivera, Virginia Woolf dhe Vita Sackville-West, Georgia O’Keeffe dhe Alfred Stieglitz, Charles e Ray Eames dhe Henri Miller e Anaïs Nin, u bëra shend e verë kur hasa një perlë të filozofit, romancierit, aktivistit legjendar dhe ekzistencialistit francez Zhan Pol Sartrë (21 qershor 1905 – 15 prill 1980) dërguar shkrimtares së njohur, intelektuales dhe teoricienes franceze të feminizmit, Simonë dë Bovuar (9 janar 1908 – 14 prill 1986). Në këtë letër të bukur të pranverës së vitit 1929, gjetur në një përmbledhje po aq të bukur Dëshmitari i Jetës Sime: Letrat e Zhan Pol Sartrit për Simonë d ë Bovuar , 1926 – 1939 (Witness to My Life: The Letters of Jean-Paul Sartre to Simone De Beauvoir, 1926 – 1939) 24-vjeçari Zhan Pol i shkruan 21-vjeçares Simonë dë Bovuar, një mjeshtre e letrave të ndarjes, në agun e romancës së tyre, pak para se ai t’i propozonte për martesë, të cilën Simona nuk e pranoi; në vend të martesës, të dy ndoqën hullitë e një marrëdhënieje të hapur, e cila zgjati tërë jetën.

Continue reading

Simone de Beauvoir: Doja të shkruaja si George Eliot

Simone de Beauvoir

I kam paraqitur gratë ashtu siç janë, si qenie njerëzore të ndara dhe jo si duhet të jenë

Simone de Beauvoir flet për JeanPaul Sartre, marrëdhënien e saj me shkrimtarin, për librat dhe kujtimet. Por ajo refuzon të flasë për veten e saj, duke u shprehur se “Pse duhet të flasim vetëm për mua? A nuk mendoni se kam folur mjaftueshëm në tre librat e mi me kujtime?”. Intervista është zhvilluar ne studion “Miss de Beauvoir” në Montparnasse, 5 minuta larg apartamentit të Sartre. Raftet janë të mbushur me libra çuditërisht jo interesantë. “Më të mirët” thotë Simone “janë në duart e miqve të mi që nuk m’i kanë kthyer kurrë”. Tavolinat janë të mbuluara me objekte shumëngjyrëshe të marra nga udhëtimet e saj. E vetmja gjë me vlerë në dhomën e shkrimtares është një llambadinë e bërë posaçërisht për të nga Giacometti. Me dhjetëra disqe dhe regjistrime gramafoni gjenden të shpërndara në dhomë, të vetmet gjëra me vlerë dhe një nga lukset e pakta që zonja De Beauvoir ia lejon vetes. Përveç tipareve të saj klasike, ajo që godet më shumë te Simone de Beauvoir është freskia e saj, fytyra rozë dhe sytë e saj blu të qartë, ekstremisht e re dhe e gjallë. Ajo të jep përshtypjen se di dhe sheh gjithçka, kjo frymëzon edhe një lloj ndrojtje të caktuar tek ajo. E folura e saj është e shpejtë, mënyra e saj e drejtpërdrejtë pa qenë e ashpër. Është shumë e qeshur dhe miqësore.

Continue reading