Simone de Beauvoir: Doja të shkruaja si George Eliot

Simone de Beauvoir

I kam paraqitur gratë ashtu siç janë, si qenie njerëzore të ndara dhe jo si duhet të jenë

Simone de Beauvoir flet për JeanPaul Sartre, marrëdhënien e saj me shkrimtarin, për librat dhe kujtimet. Por ajo refuzon të flasë për veten e saj, duke u shprehur se “Pse duhet të flasim vetëm për mua? A nuk mendoni se kam folur mjaftueshëm në tre librat e mi me kujtime?”. Intervista është zhvilluar ne studion “Miss de Beauvoir” në Montparnasse, 5 minuta larg apartamentit të Sartre. Raftet janë të mbushur me libra çuditërisht jo interesantë. “Më të mirët” thotë Simone “janë në duart e miqve të mi që nuk m’i kanë kthyer kurrë”. Tavolinat janë të mbuluara me objekte shumëngjyrëshe të marra nga udhëtimet e saj. E vetmja gjë me vlerë në dhomën e shkrimtares është një llambadinë e bërë posaçërisht për të nga Giacometti. Me dhjetëra disqe dhe regjistrime gramafoni gjenden të shpërndara në dhomë, të vetmet gjëra me vlerë dhe një nga lukset e pakta që zonja De Beauvoir ia lejon vetes. Përveç tipareve të saj klasike, ajo që godet më shumë te Simone de Beauvoir është freskia e saj, fytyra rozë dhe sytë e saj blu të qartë, ekstremisht e re dhe e gjallë. Ajo të jep përshtypjen se di dhe sheh gjithçka, kjo frymëzon edhe një lloj ndrojtje të caktuar tek ajo. E folura e saj është e shpejtë, mënyra e saj e drejtpërdrejtë pa qenë e ashpër. Është shumë e qeshur dhe miqësore.

Në shtatë vitet e fundit ju keni shkruar mbi kujtimet tuaja, në të cilat shpesh pyesni veten rreth zanatit dhe profesionit tuaj. Unë kam përshtypjen se ishte humbja e besimit fetar që ju ktheu te të shkruarit.

Është shumë e vështirë të shqyrtosh të kaluarën e dikujt pa gënjyer qoftë edhe pak. Dëshira ime për të shkruar ka nisur qysh herët. Kam shkruar histori të ndryshme që në moshën 8-vjeçare, që në fakt shumë prej fëmijëve e bëjnë një gjë të tillë. Kjo nuk donte të thoshte se unë kisha vërtet prirje për të shkruar. Mund të jetë që në rastin tim profesioni është theksuar për shkak të humbjes së besimit fetar po aq sa është edhe e vërtetë që kam lexuar shumë libra, të cilët më kanë prekur thellësisht. Njëri prej tyre është libri i George Eliot “The Mill on the Floss”, ku dëshiroja tmerrësisht shumë të isha si “ajo”, dikush i/e cila lexohet në libra, ato libra që lëvizin lexuesit.

Çfarë mendoni për edukimin universitar për një shkrimtar? Ju vetë keni qenë një studente e shkëlqyer e Sorbonne-s dhe njerëzit prisnin që të kishit një karrierë gjithashtu të shkëlqyer si mësuese.

Studimet e mia më dhanë vetëm një dije sipërfaqësore të filozofisë dhe vetëm sa e mprehën interesin tim mbi të. Kam përfituar shumë nga të qenët mësuese, kjo është, nga të qenët në gjendje të shpenzoj një pjesë të madhe të kohës duke lexuar, duke shkruar e duke edukuar veten time. Në atë kohë, mësuesit nuk kishin një program shumë të rëndë. Studimet më dhanë një themel të fortë e solid, sepse në vend që të kaloje provimet e shtetit, t’i eksploroje rreth fushave të cilat nuk do të kishin shqetësuar në qoftë se nuk do kishin lidhje vetëm me kulturën e përgjithshme. Ata më dhanë një metodë të caktuar akademike që ishte e dobishme kur shkruaja “Seksin e dytë” dhe kjo ka qenë shumë e dobishme në përgjithësi, gjatë gjithë studimeve të mia. Me këtë dua të them, aftësinë apo mënyrën për të shkuar përmes librave shumë shpejt, duke parë cilat nga punët e mia janë më të rëndësishme, klasifikimi i tyre, të qenët e gatshme të refuzoj të parëndësishmet, të qenët në gjendje të përmbledh, të shfletoj.

A ishit një mësuese e mirë?

Nuk e besoj, sepse isha e interesuar vetëm për ata studentë që shkëlqenin dhe jo për të gjithë. Ndërkohë, një mësues i mirë duhet të jetë i interesuar për të gjithë studentët e tij. Sepse kur u mëson filozofinë, ti nuk mund ta ndihmosh atë. Kishte gjithmonë katër apo pesë studentë që flisnin gjithmonë dhe të tjerëve nuk u interesonte asgjë rreth kësaj lënde. Dhe unë nuk u mërzita shumë për ata

Njerëzit që ju njohin, thonë se ju keni një vetëdisiplinë dhe që nuk lini një ditë pa punuar. Në çfarë ore filloni?

Jam gjithmonë në nxitim dhe kjo nuk më pëlqen fort si mënyrë e të nisurit të ditës. Në fillim marr një çaj dhe rreth orës 10:00 filloj punën, e cila zgjat më vonë se ora 1:00 e drekës. Gjatë kësaj kohe takoj miqtë e mi, deri diku nga ora 5:00 dhe pastaj i kthehem punës, që e mbyll në orën 9:00 të mbrëmjes. Kur lëviz, në kohën e lirë zakonisht lexoj diçka ose shkoj për “shopping”. Në të shumtën e kohës është kënaqësi të punosh.

Po me Sartre kur takohesh?

Çdo mbrëmje dhe shpesh edhe gjatë pushimit të drekës. Përgjithësisht pasditeve punoj në shtëpinë e tij.

Në çdo novelë tuajën ne gjejmë karaktere femërore, e cila është mashtruar nga nocione false dhe është kërcënuar nga çmenduria

Shumë gra moderne janë të tilla. Gratë janë të detyruara të luajnë atë çfarë ato nuk duan të luajnë, për shembull të qenët kurtizane të mrekullueshme, të rrejnë mbi personalitetin e tyre. Ato janë në prag të neurozave. Ndihem shumë dashamirëse ndaj grave të tilla. Këto në fakt më interesojnë më shumë se gratë shtëpiake të mirëbalancuara apo nënat. Ka gjithashtu gra, të cilat më interesojnë akoma edhe më shumë, ato të cilat janë të vërteta dhe të pavarura së bashku, të cilat punojnë dhe krijojnë në jetët e tyre.

Asnjë prej karaktereve femërore nuk ka imunitet nga dashuria. A ju pëlqen elementi romantik?

Dashuria është një privilegj i madh. Dashuria e vërtetë, e cila është shumë e rrallë, e pasuron jetën e burrave dhe grave që e përjetojnë atë.

Ju nuk keni krijuar asnjëherë një karakter femëror krejt të lirë, e cila ilustron në një mënyrë apo tjetër tezën e “Seksit të dytë”. Pse?

I kam paraqitur gratë ashtu siç janë, si qenie njerëzore të ndara dhe jo si duhet të jenë.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s