Marin Sorescu: Unë i papajtueshmi

bucharest

S’më merr malli të takohem me njeri,

As të këndoj,

As të bëj festa të bujshme.

S’organizoj përvjetorë as për dhjetëvjetorin,

E as për dymbëdhjetë vjetorin,

Dhe as në gjysmën e të njëzetës…

Nuk më lëvizin për 9 e gjysmë,

Për tetë, a për shtatë muaj,

Gjer në…

Nuk lëviz nga përsosmëria,

Që kur më del gjumi në mëngjes e gjer natën vonë.

(sepse kam të tjera shqetësime dhe probleme)

Nuk më pëlqen të mburrem,

As të duartrokas e as të bërtas,

(siç e shihni buzët i kam të mbyllura

E të puthitura fort)

Nuk merrem me tejkalime,

S’më bëjnë përshtypje grafikët e korrjeve të bollshme,

As shprehjet «Të mbjellat kanë arritur kuotën më të lartë!»

As njoftimet publicistike të ethshme:

«Kanë mbetur dhe dy ditë nga përfundimi i korrjeve»

As sloganet mobilizuese:

«Çdo gjë për eksportin!»

Nuk dehem nga mushti i detyrave të përditshme,

Dhe nuk tundem fare.

Pa qenë nevoja të më ulërijnë në daulle të veshit,

E kuptoj se në ç’periudhë kohë rrojmë.

E di qartë se ku shkojmë kështu çapshpejtë,

Ku kemi arritur,

Dhe i njoh mirë mundimet e sakrificat e pareshtura.

Një mendim, një qëllim, një vullnet i vetëm,

Më duken pak për një jetë të vetme.

Qëndroj larg kënaqësisë dhe dehjes së euforisë,

Mirënjohjes së shtirë hipokrite,

Sepse njoh kujdesin e përhershëm, ankthin shtypës,

Dhe pikërisht kjo më shqetëson e më mundon në shpirt.

Nuk veproj si një njeri që s’mund të merret vesh me të tjerët

E kuptoj se doni të shkoni më tej, më larg se kaq,

Por mos u mbështesni tek unë,

Si qëllim strategjik nuk kam ndërtimin.

Prandaj, mos u mbështesni tek unë.

Qëllimet tuaja janë si shumë të mëdha,

Ndërsa unë, mjerisht, jam i vogël, i harruar,

Dhe, pothuajse, pa asnjë lloj peshe.

Çfarë mund të jem unë për ju?

Çfarë mund të jem?

Unë jam veçse populli rumun,

Prandaj mos u mbështesni tek unë

 

 

 

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s