Slavoj Žižek: E djathta dhe e majta, rolet janë përmbysur për faj të dekadencës arrogante të së majtës

z

Cili është konkluzioni që mund të nxjerrim nga kjo situatë kaq absurde? Duhet të braktisim ëndrrën komuniste? Duhet t’i lëmë edhe një tjetër mundësi “fukujamizmit të së majtës”? Jo.

Si të zbulojmë politika në shkallë të gjerë, përballë çështjeve më të rëndësishme të botës së sotme, që nga ekologjia tek biogjenetika e deri tek kapitalizmi financiar? Eshtë e qartë se kemi nevojë të rigjejmë mekanizma të gjerë transnacionalë kontrolli, dhe mekanizma efikasë ndërhyrjeje, të kapërcejmë fiksimin e të majtës për vetëorganizimin lokal dhe marrëdhënien e drejtpërdrejtë me bazën, në drejtim të një organizimi më eficient dhe të gjerë, në nivel shtetëror dhe mbishtetëror.

Continue reading

Ramiz Kelmendi: Letra prej Ulqini

ulqini-ne-4k

Tridhjetëmijë «stranca» ka Ulqini, or Muho. Kanë ardhë pej gjithsekejt: pej Sarajevet, pej «Skopjet», pej Beligradi, pej «Gjakovicet»…

Gjashtëmbëdhjetë «pruga» plat e përplat vijnë në ditë në Ranë, para hotelit «Repuplikës».

Pa, pa. S’isht mahi.

Keni dhanë odat për «strancat»? Sa «pastela»? Të tana?! Pa, pa, s’ke ç’i ban. Ena na i këna lëshu të tana odat. Pesë-gjashtëqind dinerë për nji «pastelë» s’janë pak, or Muho, hê. Apa s’ish kështu?

Ç’i marrë ky popull!

Ke qenë sat n’pazar? A isht plat? Ene lirë, pa? Sa ka ba sat qilja e bastanit? E shalqini? A kishte tranguj? Se ma damate plat pazari, hê? Belda s’ish myllë ene…

Kishte mish ke Ficiqi?

Kisha me marrë paksa, pa i kam frigën rrugës. Plat «auto», gjithsekejt.

Pa, pa, s’isht mahi.

Ç’i marrë ky popull, o Muho…

S’jeni zotni?! E ça jeni? Shok?

Na falni, shok. «Strancat», këta tanët, të venit, lypin me u thanë veçse «gospodin», jo ndryshet.

Mos u çuditni, kështu e ka Ulqini: atij qi ka bishtin – ia këpusim, atij qi s’e ka – ia «zalepisim».

(Shkruar në vitet ’60, burimi: «Letra prej Ulqini», RILINDJA, 1990).

Marrë prej Letra prej Ulqini