Pier Paolo Pasolini

light-tunnel

Them se ështe e rëndësishme që brezat e rinj të edukohen me vlerën e humbjes.
Më sipërmarrjen e saj.
Me njerzillëkun që zë fill prej saj.
Me ndërtimin e një vetëdijeje të gatshme për të ndier përbashkësinë e të pasurit të njëjtin fat, në të cilin mund të dështosh dhe t’ia nisësh sërish pa qenë e thënë që vlera dhe sqima të preken assesi.
Të mos shndërrohesh në një bërrylaxhi shoqëror, të mos shkelësh mbi trupin e tjerëve vetëm e vetëm që të mbërrish i pari.
Në këtë botë fitimtarësh të shpifur dhe të pandershëm, që ua hedhin hendeqeve me përfitime, të njerëzve që fryhen, që zaptojnë pushtetin, që grabisin të tashmen, të mos flasim pastaj për të ardhmen, e të ndrydhurve për sukses, të paraqitjes, të shpërfytyrimit.
Para kësaj antropologjie të ngadhënjyesit, unë parapëlqej shumë më tepër atë të humbësit.
Një ushtrim ky që ia dal mbanë më së miri.
Dhe më pajton me atë shenjtëri të pakët që zotëroj.

Pier Paolo Pasolini

Shqipëroi: Edon Qesari

Advertisements