Rings a bell? Bruno dhe Paula Abdul

bruno_3_l

Rings a bell?

Abe Lincolni e kishte përkufizuar hipokritin si një njeri që vret të dy prindërit dhe pastaj kërkon mëshirë sepse është jetim. Shpesh hasim në cilësime të sojit, patriotë/tradhetarë, humanistë/zhvatës, feministë/mizogjen, marksistë/liberal, etj. Madje, shumë ma shpesh, cilësuesit e harrojnë veten kur marrin përsipër diçka që nuk e perkufizon assesi.

Bruno, personazhi i Sacha Baron Cohen, përmes një interviste me ish gjyqtaren e American Idol, Paula Abdul, e sipërfaqëson në mënyrë të përsosur hipokrizinë e disa individëve (dhe të saj) që marrin mbi supe kauza e përgjegjësi të cilat nuk mund t’i kapërthejnë, as nuk i dinë e lërë më t’i besojnë. Bruno, hapësirën e intervistës e mobilon me njerëz (meksikanë) në mungesë të karrigeve. Me të filluar intervista, Paula Abdul ulet mbi njërin meksikan që në formë të katërkëmbëshit, i bëhet karrige. Paula, përkundër momentit të sikletshëm dhe duke e ditur mirë që ajo është e rëndësishme vetëm si paraqitje, pasi pyetet nga Bruno, fillon të flasë për humanizmin, ironikisht mbi shpinën e një njeriu.

Bruno: Na trego për punët tuaja humanitare? Sa e rëndësishme është të ndihmoni tjerët?
Paula Abdul: Ndihma e njerëzve është pjesë vitale e imja. Është sikur ajri që përthith dhe uji që pi.

Advertisements

Lang Leav: Anës detit

langleav
Thonë se ata që jetojnë afër oqeanit janë duke pritur për diçka. Dikush veçse ka vendosur shumë kohë më parë kur i vendosi anës detit. Për ta jetuar secilin moment nën dritën e yjeve.

I bie përmes ditëve të kalendarit ndonëse më duken të parëndësishme. Sa hap e mbyllë sytë, një orë mund të shtrihet në vite. Dhe mendoj se dashuria më ka harruar. Gjërsa jam ngujuar diku mes ujit dhe qiellit, sikurse hëna, me batica dhe zbatica, duke ruajtur valët.

Shkëputur nga: Lang Leav, “Sea of Strangers”. Fq. 27.

Nazim Hikmet: Përpara ikjes

nazim-hikmet-sineması

Përpara ikjes kam kaq shumë punë,
përpara ikjes.
E shpëtova drerin nga duart e gjahtarit,
po, ende, ai s’ka ardhur në vete.
E këputa portokallin nga degët,
po lëkurën ende s’e kam qëruar.
Me yjet u përzjeva unë,
po, ende ata s’i kam numëruar.
Ujë kam nxjerrë nga pusi,
po, ende s’e kam hedhur në gotë.
Në parvaz janë shpërndarë trëndafilat,
po vazon prej guri s’e kam gdhendur.
Ende s’është ngopur me dashuri jeta.
Përpara ikjes kam kaq shumë punë, përpara ikjes

 

 

Burimi: http://dialogplus.ch/perpara-ikjes-2-131505?fbclid=IwAR0P5vyvNIch30a10uO-UOJV3nLcvubnTz41gYlycyScNAVb-M_qOEsDmUw

 

Three Billboards Outside Ebbing, Missouri

26195501_10155176233025318_1375625296991715327_n

“U përdhunua gjersa jepte shpirt dhe ende asnjë s’u arrestua? Si ka mundësi, shef Uillobi?”

“Three Billboards Outside Ebbing, Missouri” është definitivisht një prej filmave më të mirë që i kam parë së voni. Rrallë ndodh që një film më përçu ngjarjen fiktive si të vërtetë. Ky ishte i tillë bashkë me lojën e aktorëve. Është film që detyrimisht të entuziazmon kur e di që secila skenë të garanton muhabet. E rekomandoj shumë, sidomos studiuesve të shkencave sociale.

Ngjarja fillon zakonshëm. Protesta e një nëne (Mildred Hayes) që shet pasuri për të mbajtur gjallë rastin e vajzës së saj që vdiq duke u përdhunuar. Nuk dihet përudhunuesi. Protesta nis përmes afisheve, në një hapësirë të harruar jashtë qytetit Ebing të Mizurit. Ajo vjen në formën e pyetjeve drejtuar shefit të policisë, shef Uillobit i cili vuan nga kanceri. Polic jashtëzakonisht i respektuar dhe i ndershëm. Kjo kundërvënie morale provokon shumë pyetje. Në film, kjo ndau të pasurit me policinë, punëtorët (lexo: të dhunuarit) me të dhunuarit. A ka policë të mirë në një sistem policor vrastar e racist? Filmi ndër tjera tenton t’i përgjigjet kësaj.

Përveç përdhunimit, filmi trajton fenomene tjera që prekin shoqërinë amerikane. Prej divorcit e dhunës në familje, deri te homofobia, racizmi, vetvrasjet, kanceri, përdorimi i drogave, lajmet e rreme e më radhë. Për më tepër, ky film është kritikë e drejtëpërdrejt e sistemit policor amerikan dhe sipërfaqëson racizmin e tyre. Mesazhi është i qartë, sa më shumë të mbetet një padrejtësi gjallë, aq më të mëdha janë gjasat për zgjidhje.

http://www.filma24.tv/three-billboards-outside-ebbing-missouri-2017/