Marin Sorescu: Pyetje

m-sorescu

Ç’është sot?
E hënë?
Po e hënë ishte
javën e kaluar.

E martë?
E martë vitin e kaluar ishte,
e martë që as topi se luan.

E mërkurë?
Me sa di një e mërkurë i binte,
shekulli i kaluar.

E enjte,
po Kartagjena
një të enjteje u plugua,
një të enjtjeje u dogj
Biblioteka e Aleksandrisë.
E pamundur qysh atëherë
të mos ketë kaluar asnjë ditë.

E premte? E shtunë?
Edhe tjetërherë kam dëgjuar
për këto ditë.
Mos më shuani me rrena!

Mos vallë e diel?
Koha para gjenezës
e mbaj mend mirë
e diel quhej.

O Zot, të gjitha ditët kanë qenë,
nuk ka mbetur asnjë ditë,
e re.

Advertisements

Marin Sorescu: Unë i papajtueshmi

bucharest

S’më merr malli të takohem me njeri,

As të këndoj,

As të bëj festa të bujshme.

S’organizoj përvjetorë as për dhjetëvjetorin,

E as për dymbëdhjetë vjetorin,

Dhe as në gjysmën e të njëzetës…

Nuk më lëvizin për 9 e gjysmë,

Për tetë, a për shtatë muaj,

Gjer në…

Nuk lëviz nga përsosmëria,

Që kur më del gjumi në mëngjes e gjer natën vonë.

(sepse kam të tjera shqetësime dhe probleme)

Continue reading

Walt Whitman: Kënga e udhës së madhe

MTE5NTU2MzE2NDA0ODExMjc1

1

Më-këmbë, me zëmër të lehtësuar, nisem për udhën e madhe,

plot shëndet, i lirë, me botën përpara,

Me shtegun e gjatë të murmë përpara meje, që më shpije ku dëshëroj vetë.

Kështu-tutje s’i lutem fatit – unë vetë jam fati;

Kështu-tutje s’ankohem, s’vonoj. s’kërkoj asgjë,

I fortë, i kënaqur, nisem për udhën e madhe.

Dheu, po, më mjafton;

As dua t’i kem yjtë ca më afër;

E di se janë mirë atje ku janë,

E di q’u mjaftojnë atyrë q’u përkasin.

(Akoma mbaj barrët e vjetra t’ëmbla;

Mbaj barrët burra e gra – i mbaj kudo që vete;

Bëj be, m’është e pamundur t’i heq qafe;

Jam mbushur sush e vetë do t’i mbush ato).

Continue reading

Khalil Gibran: Mbi bijte


Femijet tuaj s’jane tuajet.

Ata jane bijte dhe bijat e deshires se jetes per vetveten.

Ata vijne permes jush, por jo prej jush.

E ndonese jane me ju, s’ju perkasin.

Mund t’u jepni dashurine, por jo mendimet tuaja,

pasi ata kane mendimet e veta.

Mund t’u strehoni trupat, por jo shpirtrat,

se shpirtrat u banojne ne shtepine e se nesermes,

ku ju s’mund te shkoni, as nder enderra.

Mund te perpiqeni te jeni si ata,

po mos luftoni t’i beni si vetja,

se jeta nuk ecen se prapthi e as zvarritet me te djeshmen.

Ju jeni harqet prej te cileve

bijte tuaj leshohen para si shigjeta.

Harketari sheh shenjen mbi shtegun e pafundesise

e ju perkul megjithe fuqine

qe shpejt e larg T’i shkojne shigjetat.

Qofte perkulja ne dore te Harketarit per gezim:

se sic Ai e do shigjeten fluturuese,

ashtu e do dhe harkun e qendrueshem.

 

Khalil Gibran, “Profeti”.