Ramiz Kelmendi: Letra prej Ulqini

ulqini-ne-4k

Tridhjetëmijë «stranca» ka Ulqini, or Muho. Kanë ardhë pej gjithsekejt: pej Sarajevet, pej «Skopjet», pej Beligradi, pej «Gjakovicet»…

Gjashtëmbëdhjetë «pruga» plat e përplat vijnë në ditë në Ranë, para hotelit «Repuplikës».

Pa, pa. S’isht mahi.

Keni dhanë odat për «strancat»? Sa «pastela»? Të tana?! Pa, pa, s’ke ç’i ban. Ena na i këna lëshu të tana odat. Pesë-gjashtëqind dinerë për nji «pastelë» s’janë pak, or Muho, hê. Apa s’ish kështu?

Ç’i marrë ky popull!

Ke qenë sat n’pazar? A isht plat? Ene lirë, pa? Sa ka ba sat qilja e bastanit? E shalqini? A kishte tranguj? Se ma damate plat pazari, hê? Belda s’ish myllë ene…

Kishte mish ke Ficiqi?

Kisha me marrë paksa, pa i kam frigën rrugës. Plat «auto», gjithsekejt.

Pa, pa, s’isht mahi.

Ç’i marrë ky popull, o Muho…

S’jeni zotni?! E ça jeni? Shok?

Na falni, shok. «Strancat», këta tanët, të venit, lypin me u thanë veçse «gospodin», jo ndryshet.

Mos u çuditni, kështu e ka Ulqini: atij qi ka bishtin – ia këpusim, atij qi s’e ka – ia «zalepisim».

(Shkruar në vitet ’60, burimi: «Letra prej Ulqini», RILINDJA, 1990).

Marrë prej Letra prej Ulqini

Valton Marku: Feminizmi njëdimensional

Para disa viteve në Prishtinë kishte vdekur një grua. Në pllakatën lajmëruese poshtë emrit të saj ishte shkruar se gruaja e cilit burrë ishte ajo. Burri i saj doli të jetë moderator i kahmotshëm i televizionit publik emrin e të cilit më vjen ndot ta përmend. Kjo grua edhe pas vdekjes nuk ishte më shumë sesa gruaja e burrit të saj. Ajo nuk u njoh si subjekt meqenëse njohja e saj duhet të bëhej nëpërmjet burrit. Ky rast thellësisht patriarkal, që dymijë e gjashtëmbëdhjetë vjet më vonë ravijëzon shovinizmin maskulinist që bashkëjeton me shoqërinë tonë. Gratë dhe burrat e Partisë dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës sot janë të zënë duke e vazhduar këtë shovenizëm, ndërsa disa iniciatorë të barazisë gjinore janë të lirë duke e vazhduar manipulimin politikë me feminitetin.

Continue reading

Maçuka: nxënësi i fundit i Allendes në fillimin e diktaturës së Pinoçetit

12366838_10153368999640318_975046234_n

Pedro Maçuka është nxënësi i varfër i shkollës private të të pasurve “St. Peter” në Stantiago të Kilit. I lindur në rendin ekonomik të vjetër: përjashtues, duke jetuar në të renë: gjithpërfshirese, ai përfundon përsëri si i përjashtuar. Maçuka është personifikimi i fëmijeve të shtypur të Kilit pas vendosjes së diktaturës së Augusto Pinoçetit më 1973. Përmes tij, producenti kilian Andres Wood trajton historinë e jetesës shoqërore në dy etapa në Kili, udhëheqjen barazimtare të Salvador Allendes si dhe diktaturën e Augusto Pinoçetit; revolucionin dhe reaksionin. Filmi vë në spikamë po ashtu atë që njihet në sociologji si “luftë e klasave” duke shpërfaqur imtësisht kontradiktat ndërmjet tyre, praktikimin e “teologjisë çlirimtare” nga klerët fetarë katolikë të cilët pikënisje kishin maksimën së zoti është në mesin e të shtypurve.

Continue reading

Në mbrojtje të Leninit

lenin-2Nëntëdhjetë vjet më parë, më 21 janar të vitit 1924, marksisti i madh dhe lideri i Revolucionit Rus, Vladimir Lenin vdiq për shkak të një komplikimi nga një plagë plumbi e marrë më herët. Që nga ajo kohë është vendosur një fushatë për të njollosur emrin e tij dhe për të shtrembëruar idetë e tij, duke filluar nga historianët borgjezë e apologjetët deri te disa reformistë, liberalë dhe anarkistë të shpallur. Puna e tyre ishte të diskreditojnë Leninin, marksizmin dhe Revolucionin Rus për interesa të sundimit “demokratik”  të bankierëve dhe kapitalistëve.

Continue reading

Fitim Salihu: Egjipti i personifikuar në Basem Mohsenin

Historia e Egjiptit prej fillimit të protestave kundër Mubarakut më 25 janar 2011 e gjer në çastet që po i shkruaj këto rreshta më vjen si një personifikim i jetës së një njeriu të vetëm, Basem Mohsenit.

Bassem Mohsen u lëndua gjatë revoltës së fillim-vitit 2011, me ç’rast qe rrëzuar diktatori Mubarak. Në nëntor 2011, Basemi humbi syrin e tij të majtë gjatë protestave kundër ish-shefit ushtarak Tantavi dhe Këshillit Suprem të Forcave të Armatosura. Në gusht 2012 ai u përball me një gjyq ushtarak. Në tetor 2012 iu bashkangjit demonstratave kundër presidentit të ri Mursi, me ç’rast qe rrahur barbarisht prej përkrahësve të “Vëllazërisë Myslimane” (më tutje do t’i referohem thjesht si ‘V.M.’), Më 2013 ai themeloi lëvizjen aktiviste “Tamarod” (Rebelimi) dhe kryesoi një grup të armatosur në Suez, për t’iu bashkuar më vonë radhëve të protestuesve anti-Mursi. Pas grusht-shtetit, i vetëdijshëm se junta qe bërë shumë e egër ndaj popullit, ai iu bashkangjit protestave krah për krah me përkrahësit e VM-së kundër brutalitetit policor. Ai nuk protestoi për rikthimin e Mursit në pushtet. Ai po protestonte duke bërë thirrje për drejtësi dhe për t’i dhënë fund dhunës së gjeneralëve. Më 20 dhjetor 2013, gjersa po protestonte, ai u qëllua në kokë, për të ndërruar jetë dy ditë më pas, më 22 dhjetor 2013 në spital.

Continue reading